Politikë

Berisha: Në 100 ditët e para vendosim minimumin jetik prej 200 eurosh, i japim një frymëmarrje të re Shqipërisë

25 Prill, 19:23| Përditesimi: 25 Prill, 19:36

  • Share

 

Nga njësia 4 në Tiranë kreu i PD Sali Berisha, u shpreh se në 100 ditët e para do të vendoset minimumi jetik prej 200 euro, nëse Partia Demokratike vjen në pushtet.

Ai tha se me këtë shumë i jepet një frymëmarrje të re Shqipërisë.

'Sot, ju, secili prej jush, edhe ai që punon dhe ai që nuk punon, edhe ai që ka biznes, edhe ai që ka makinë dhe ai që nuk ka makinë, çdo njëri, edhe fëmija i sapo lindur dhe i moshuari, paguani taksat më të rënda kësaj qeverie. Dhe në rast se sot ne kemi 21% të familjeve në këtë vend që nuk ushqejnë dot me 3 vakte ushqim fëmijët e tyre.  Në rast se sot kemi qindra e mijëra pensionistë që nuk blejnë dot ilaçet e tyre. Në rast se sot kemi çdo ditë, qindra të rinj, që kanë alternativë të vetme, largimin nga Shqipëria, të gjitha këto kanë vetëm një shkak: Përvetësimin, vjedhjen e taksave tuaja, nga regjimi i Edi Ramës, nga Edi Rama, ministrat dhe zyrtarët e tij. Ndaj dhe unë jam sot para jush për të dhë ju fjalën se, ne në 100 ditët e para do të realizojmë atë ndryshim të cilin nuk e ka menduar ndonjëherë, ndonjë njeri këtu. Në 100 ditët e para miqtë e mi, ne do të vendosim minimumin jetik 200 euro për çdo pensionist', tha ai. 


Lajmi kryesor:

Berisha 'shigjeton' Ramën: Përdor gjuhë vulgare, ministret i ka të stolisura me florinj dhe diamante! Regjimi i tij vetëm ka vjedhur taksat tuaja


S.B/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni tek strategjia e SPAK për parandalimin e krimeve zgjedhore?