Politikë

Mungoi në homazhet për gjyqtarin Kalaja/ Berisha: U vra nga narkoshteti! Me vendimin e vitit 2020, Rama e kaloi sigurinë e gjykatave te 'policia e xhepit'

8 Tetor, 13:12| Përditesimi: 8 Tetor, 17:38

  • Share

TIRANË- Sali Berisha nuk shkoi në homazhet e gjyqtarit të vrarë Astrit Kalaja. Ndonëse në të shkuarën e kishte sulmuar pasi i kishte hequr vulën e PD-së, lideri i opozitës zgjodhi ta mbrojë gjyqtarin pas vdekjes, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar.

Berisha akuzoi qeverinë për vrasjen e gjyqtarit Kalaja, kur tha se kryeministri Edi Rama anuloi vendimin e vitit 2010 që gjykatat duhet të ruheshin nga policia, dhe se në vitin 2020, sigurinë e këtyre institucioneve të drejtësisë ia kaloi asaj që ai e quajti si “policia e xhepit”.  

“Unë dua të informoj shqiptarët se me një vendim të datës 08.7 2020, Edi Rama ka anuluar vendimin e mëparshëm të qeverisë të datës 28.04.2010, i cili ngarkonte policinë e shtetit përgjegjëse për mbrojtjen dhe sigurinë e gjykatave. Në vendimin 2010, siguria e gjykatave dhe prokurorive nga policia. Rama e kaloi këtë siguri nga policia e shtetit te policia e xhepit me vendim 08.07.2020, ku ua heq sigurinë ndaj edhe Koçiu lante duart se policia nuk ka përgjegjësi. Ia dha policisë së xhepit mbrojtjen.", tha Berisha.

Më tej, akuzoi kryeministrin duke i cilësuar kritikat që ka bërë ndaj disa gjyqtarëve si sulmeve ndaj tyre, dhe duke harruar kështu se vetë kryedemokrati ka qenë ndër ata që ka sulmuar ashpër publikisht gjyqtarë dhe prokurorë, më konkretisht gjyqtaren Irena Gjoka dhe kreun e SPAK, Altin Dumani. Berisha tha se Rama ka përdorur një fjalor ordiner, por vetë kreu i PD-së e ka shënjestruar Gjokën si “mashtruese dhe delinkuente” ndërsa Dumanin si “peng i krimit”.

“Përveç kësaj, sulmet e tij ndaj gjykatësve të veçantë që bëjnë ligjin, që guxojnë të japin vendime në përputhje me ligjin, janë një inkurajim i madh për krimin, për të gjithë që t’i sulmojnë gjykatës dhe prokurorë dhe me radhë.Ju jeni dëshmitarë se çdo vendim që gjykatësit kanë dhënë në përputhje me ligjin dhe vendimet e tij për ndërtimet me leje apo pa leje, ky zotëri turfullon në mënyrën më vulgare, me një fjalor ordiner kundër gjykatësve. Dhe vetë, pasi shan me gjuhë ordineri, ndryshon vendimin.”, shtoi Berisha.

Berisha vijoi sërish sulmet ndaj drejtësisë. Këtë herë akuzat i bëri ndaj KLGJ dhe KLP, teksa tha se nuk bëjnë emërime sepse duan të vendosin patronazhistë.

“Shikoni korporatat e turpit. KLGJ dhe KLP, qeveritë kushtetuese të tyre, nuk emërojnë kryetarët. Po a e dini pse? Motivet janë ultrakorruptive. Ose se ata që janë, që plotësojnë kriteret, sepse Kushtetuta ka përcaktuar kritere për të qenë kryetar, 8 vite apo 10 vite, nuk plotësojnë kriteret. Ose ata i plotësojnë kriteret dhe paguajnë qimet e kokës për të marrë atë vend. Dhe së fundmi, ato ruhen të gjitha për patronazhistët, të cilët nuk kanë bërë 8 vite në sistemin e drejtësisë. Shikoni se çfarë kapje të tmerrshme i kanë bërë drejtësisë.”, tha ai.

Ish-kryeministri u shfaq krenar që në kohën e tij, qeveria ishte më e korruptuar sesa drejtësia.

“Janë pollet, i kam këtu, në vitin 2012-13 sigurisht kishte korrupsioni, por të themi të vërtetën, korrupsioni i drejtësisë ishte mbrapa korrupsionit të shëndetësisë dhe policisë. Dhe ishin agjenci ndërkombëtare që e bënin këtë", tha Berisha. 

Më tutje, tha se nuk do të marrin pjesë në asnjë Komision të Posaçëm Parlamentar pa praninë e ndërkombëtarëve, të ODIHR dhe ekspertëve të Komisionit të Venecias. U ndal më pas te kërkesa e tyre për shkarkimin e Niko Peleshit nga posti i kryetarit të Kuvendit, të cilin e paralajmëroi që të pranojë mocionin e tyre, përndryshe do të përballet me kërkesa të ngjashme çdo javë.

“Tani i them Peleshit, ose respekto të drejtat kushtetuese të opozitës, ose do jesh Erioni bis. Më keq bile, se Erioni nuk rrinte, ia mbathte nga bashkia kur rrethohej, kurse ti nuk ke ku shkon. Do të kërkojmë llogari një më një. Prandaj bëje mocionin. Nxirr mësime, përndryshe ti do kesh çdo javë një mocion gjersa të zbatosh rregulloren e parlamentit dhe Kushtetutën.”, tha Berisha.

Të njëjtën gjë e paralajmëroi edhe për presidentin Bajram Begajn, të cilin e akuzoi si vasal të Ramës pasi firmosi një dekret antikushtetues për zgjedhjet në Tiranë.

“Edhe mocioni ndaj atij vasalit të Ramës, duhet ta bëjmë. Ai është një figurë kukull. Ajo bëhet vetëm për postin e presidentit, se për një kukull nuk ia vlen të ndërmarrësh asnjë lloj veprimi. Por ne e ndërmarrim në respekt të institucionit të presidentit, që duhet të jetë një institucion që të mbrojë Kushtetutën.”, shtoi më tej.

Sa i përket zgjedhjeve të 9 nëntorit, Berisha tha se të gjithë kandidatët janë përzgjedhur dhe se në 6 bashkitë, do jenë kandidatë të pavarur. Ai theksoi se kandidaturat janë pranuar edhe nga aleatët.

Ora 17:34
Sali Berisha shfaqet krenar: Në vitin 2012, qeveria ishte më e korruptuar se drejtësia

1759937760_saliberisha.jpeg

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar sot se në vitin 2012, periudhë kur ishte Kryeministër i vendit, korrupsioni në qeverisje ishte më i lartë se sa në drejtësi.

Këtë deklaratë ai e bëri sot nga selia blu ku doli në një konferencë shtypi.

“Janë pollet, i kam këtu, në vitin 2012-2013 sigurisht kishte korrupsioni, por të themi të vërtetën, korrupsioni i drejtësisë ishte mbrapa korrupsionit të shëndetësisë dhe policisë. Dhe ishin agjenci ndërkombëtare që e bënin këtë”, tha Sali Berisha me krenari për qeverisjen gjatë kohës së tij.

Ora 14:12
Ende s’ka publikuar emrat, Berisha: Janë përzgjedhur kandidatët e pavarur në të gjitha bashkitë, kanë pranuar dhe aleatët

Sali Berisha ende nuk i ka publikuar zyrtarisht emrat për kandidatët që do garojnë në 5 bashkitë e tjera, përveç Tiranës ku përzgjodhi aktorin Florjan Binaj, i cili njihet për imitimet ndaj kryeministrit Rama. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se të gjithë kandidatët janë përzgjedhur dhe se në 6 bashkitë, do jenë kandidatë të pavarur. Ai theksoi se kandidaturat janë pranuar edhe nga aleatët.

“Ne shkojmë në zgjedhje lokale dhe kam kënaqësinë t’ju informoj se në të gjitha zonat ku zhvillohen janë përgjedhur ose kanë kandiduar kandidatura të pavarura, çka dmth se e kanë mirëpritur shumë këtë model të përzgjedhur kësaj here nga PD dhe aleatët. Kandidatura me reputacion të shkëlqyer, qoftë në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë që janë në finalizim. Pra, ne u ofruam qytetarëve një model, e kemi përdorur edhe në vitet 2001. Por e rëndësishme është që janë paraqitur kandidatura pakrahasimisht eprore me ato që dërgon partia e krimit”, tha Berisha.

Sulmoi kandidaturat e socialsitëve, si Ogerta Manastirliun, për të cilën tha se qytetarët nuk ia falin korrupsionin, ashtu edhe kandidaten e Vlorës, Brunilda Mersini.

“Imagjinoni Florian Binon me keqbërësen Manastirliu, që edhe vetë është bërë verem kur mori vesh se emërohet nga Rama. Sepse e di që qytetarët nuk mund t’ia falin vjedhjet dhe korrupsionin e saj. Në Vlorë ka dërguar një deputete që më shumë duket përfaqësuese e vetes së saj sesa qytetarëve të Vlorës. Se ku e gjeti dhe nga e gjeti. Famoze për korrupsionin, ajo është e denoncuar, edhe ushqimin e të sëmurëve e ka vjedhur me tendera. Ka akte shumë të rënda në qëndrimin ndaj të sëmurëve. Edhe në kontekst opozita ka apërsi. (Kushërira e parë e Aldo Bares). Aty do t’i gjejë. Ne do ti mbështesim me forcën tonë, demokratët duhet të bëjnë gjithçka për suksesin e këtyre intelektualëve, mjek, arkitekt, artist, biznesmen, janë të prurjeve të ndryshme. Dhe të bëjmë çdo gjë për mbështetjen maksimale dhe suksesin e tyre në këtë fushatë”, tha Berisha.

Ora 13:43
Berisha-Peleshit: Nxirr mësime dhe mos e shtyj mocionin! Do kërkojmë dhe shkarkimin e Begajt, vasal i Ramës

 

Kreu i PD-së, Sali Berisha sulmoi edhe Niko Peleshin që të pranojë mocionin për shkarkimin e tij nga posti i kryetarit të Kuvendit, duke thënë se do të ketë fatin e Erion Veliajt. Ai sulmoi edhe presidentin Bajram Begaj, duke e cilësuar si një vasal të Ramës, dhe se fshihet poshtë tavolinës për dekretin për zgjedhjet e 9 Nëntorit.

Edhe për Begajn, tha Berisha do të paraqesin një mocion për shkarkim për këtë arsye.

“Dua t’i them edhe atij Peleshit, mos e shtyj më mocionin ndaj teje se do ta kesh njëlloj siç pati Erioni protestën, ti do të kesh mocionin. Opozita nuk tërhiqet në të drejtat e veta kushtetuese. Tani i them Peleshit, ose respekto të drejtat kushtetuese të opozitës ose do të jesh Erioni biss. Por më keq, se ai ia mbathte nga bashkia kur rrethohej. Kurse ti nuk ke ku shkon se do jesh aty. Prandaj bëje mocionin, nxirri mësime se ti votat i ke, s;kemi vota për të të larguar por nxirr mësime. Përndryshe do të kesh çdo javë një mocion gjersa të zbatosh rregulloren e parlamentit, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, të dorëzosh Olta Xhaçkën në Kushtetuese. Ajo është krim në vazhdim në parlament. Edhe mocioni ndaj vasalit të Ramës, edhe ai impeachment. Ajo bëhet vetëm për postin e presidentit, se për një kukull nuk ia vlen të marrësh asnjë veprim por e bëjmë në respekt të institucionit të Presidencës. Në një ditë futet nën tavolinë thotë më tha stafi, ditën tjetër thotë në emër të shtetit. Je një vasal që turpëron çdo qytetar se më tha stafi, prandaj e firmosa dekretin thotë. Ndaj edhe ai do të jetë në rendin e ditës sikundër interpelanca me kreun e narkoshtetit dhe me qeveritarët.”, tha Berisha.

Ora 13:25
Berisha: Nuk marrim pjesë në asnjë Komision të Posaçëm pa praninë e ODIHR dhe Komisionit të Venecias

Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se nuk do të marrin pjesë në asnjë Komision të Posaçëm parlamentar pa praninë e ODIHR dhe Komisionit të Venecias.

“Pretendojnë për dy komisione, asnjë komision pa Kongresin e autoriteteve rajonale dhe lokale për reformën territorial dhe pa ODIHR dhe Komisionin e Venecias nuk marrim pjesë. Të vijnë institucionet ndërkombëtare. Është e gabuar se marrin vitin 2008, e bazojnë në një mashtrim qëndrimin e tyre. Të vijë dhe të marrin ODIHR, specialistë nga Venecia, ekspertë edhe në të drejtën elektorale dhe jemi të hapur të zbatojmë rekomandimet edhe të tjera. Por me Fatmir Xhafajn, me Gjiknurin që duhet të ishte në burg prej kohësh, njeriut që i vjedhin 7 mln euro, shko edhe shihni gjirin e Manastirit se si e ka bërë me Ramën. Këta nuk kanë interes reformash vetëm si të shkatërrojnë çdo gjë që është që të qëndrojnë në pushtet.”, tha Berisha.   

Xh.D/V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mara emigrante ne Itali: 08/10/2025 13:46

    Po mos merni pjes per te zezen tuaj e keni , nuk kane te drejte asnje perfaqesues i huaj te mari pjese ne komisionet shqiptare keto ju i nxirni per justifikim .Ps i ka votat dhe ju do ti bini daulles se nuk ju pyeten .Ju jeni nje organizzate antishqiptare .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, kush duhet ta garantojë sigurinë në Gjykata?