Sali Berisha ende nuk i ka publikuar zyrtarisht emrat për kandidatët që do garojnë në 5 bashkitë e tjera, përveç Tiranës ku përzgjodhi aktorin Florjan Binaj, i cili njihet për imitimet ndaj kryeministrit Rama. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se të gjithë kandidatët janë përzgjedhur dhe se në 6 bashkitë, do jenë kandidatë të pavarur. Ai theksoi se kandidaturat janë pranuar edhe nga aleatët.
“Ne shkojmë në zgjedhje lokale dhe kam kënaqësinë t’ju informoj se në të gjitha zonat ku zhvillohen janë përgjedhur ose kanë kandiduar kandidatura të pavarura, çka dmth se e kanë mirëpritur shumë këtë model të përzgjedhur kësaj here nga PD dhe aleatët. Kandidatura me reputacion të shkëlqyer, qoftë në Vlorë, Berat, Cërrik, Mat, Tepelenë që janë në finalizim. Pra, ne u ofruam qytetarëve një model, e kemi përdorur edhe në vitet 2001. Por e rëndësishme është që janë paraqitur kandidatura pakrahasimisht eprore me ato që dërgon partia e krimit”, tha Berisha.
Sulmoi kandidaturat e socialsitëve, si Ogerta Manastirliun, për të cilën tha se qytetarët nuk ia falin korrupsionin, ashtu edhe kandidaten e Vlorës, Brunilda Mersini.
“Imagjinoni Florian Binon me keqbërësen Manastirliu, që edhe vetë është bërë verem kur mori vesh se emërohet nga Rama. Sepse e di që qytetarët nuk mund t’ia falin vjedhjet dhe korrupsionin e saj. Në Vlorë ka dërguar një deputete që më shumë duket përfaqësuese e vetes së saj sesa qytetarëve të Vlorës. Se ku e gjeti dhe nga e gjeti. Famoze për korrupsionin, ajo është e denoncuar, edhe ushqimin e të sëmurëve e ka vjedhur me tendera. Ka akte shumë të rënda në qëndrimin ndaj të sëmurëve. Edhe në kontekst opozita ka apërsi. (Kushërira e parë e Aldo Bares). Aty do t’i gjejë. Ne do ti mbështesim me forcën tonë, demokratët duhet të bëjnë gjithçka për suksesin e këtyre intelektualëve, mjek, arkitekt, artist, biznesmen, janë të prurjeve të ndryshme. Dhe të bëjmë çdo gjë për mbështetjen maksimale dhe suksesin e tyre në këtë fushatë”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Mungoi në homazhet për gjyqtarin Kalaja/ Berisha: U vra nga narkoshteti! Me vendimin e vitit 2020, Rama e kaloi sigurinë e gjykatave te 'policia e xhepit'
SI.E./ReportTv.al