Erion Veliaj dhe Sali Berisha

Berisha bën fajtor Veliajn për krizën në Sri Lanka dhe vdekjet aksidentale në Durrës

11 Korrik 2022, 20:27| Përditesimi: 11 Korrik 2022, 21:53

  • Share

TIRANË- Sali Berisha po gjen çdo mënyrë për të bërë fajtor kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj! Pasi dhëndri i tij Jamabër Malltezi, e bëri përgjegjës për krizën dhe falimentimin e shtetin të Sri Lankës, Sali Berisha ka akuzuar Veliajn edhe për vdekjet aksidentale në Durrës.

Në një postim të bërë në rrjetet sociale, të cilin ish-kryeministri tashmë e ka fshirë, pasi ngatërroi Durrësin me Tiranën, Berisha sulmonte Erion Veliajn dhe policinë se po fsheh një ngjarje kriminale, siç është vdekja e një punëtori në një kompani në qytetin bregdetar.

Berisha e akuzon Veliajn se ka fshehur vdekjen e një 54-vjeçari Shaban Ceni nga Sukthi, të cilit sipas denoncimit i ka mbetur koka në kazanin e mbeturinave dhe për pasojë ka ndërruar jetë. Por pas vetëm pak orësh Berisha e ka fshirë postimin, pasi ka rënë pre e një denoncimi të rremë.

Edhe këtë herë, si shumë raste të tjerë të mëparshme të përsëritura,' qytetari digjital' ka 'mashtruar' Berishën, i cili pretendon të vijë në pushtet dhe të bëhet kryeministër i vendit!

Postimi i Sali Berishës (I fshirë pas disa orësh)

Ora 19:18
Dhëndri i Berishës: Erion Veliaj, përgjegjës për krizën e Sri Lankës! Është projekt i Sorosit

Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, thotë se përgjegjës për krizën në Sri Lanka, ndër të tjerë është edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.  Sipas Malltezit, para 6 vitesh, Soros mori lëpirësit e tij, siç shkruan ai, përfshirë Ricardo Hausmann dhe Erion Veliaj dhe organizoi Forumin për Zhvillimin Ekonomik të Sri Lankes.

6 vjet më pas vendi falimenton, thotë dhëndri i Berishës, dhe i djegin shtëpinë kryeministrit që rriti çmimet duke zbatuar zuzaritë e Soros. Malltezi shkruan se vendi jonë është një tjetër vend eksperimental i Sorosit, dhe në këto 9 vite borxhi u rrit nga 64% ne 107%, çmimi i naftës u rrit 80%, çmimet e shportës u rritën nga 40 deri 60%, inflacioni shkoi mbi 7% në vit, por pagat dhe pensionet nuk janë rritur as për të mbuluar inflacionin.

“Sri Lanka: Made in Soros-Hausmann-Veliaj

Para 6 vitesh, Soros mori lepirësit e vet përfshi Ricardo Hausmann dhe Erion Veliaj dhe organizoi Forumin për Zhvillimin Ekonomik të Sri Lankes. 6 vjet më pas vendi falimenton dhe i djegin shtëpinë kryeministrit që rriti çmimet duke zbatuar zuzaritë e Soros.

Në Shqipëri, një tjetër vend eksperimental i Soros, këto 9 vjet borxhi u rrit nga 64% ne 107%, çmimi i naftës u rrit 80%, çmimet e shportës u rritën nga 40 deri 60%, inflacioni shkoi mbi 7% në vit, por pagat dhe pensionet nuk janë rritur as për të mbuluar inflacionin. Pasojë e “Ç’më duhet mua!”

Soros? No, thank you! Hiqe si helm”, shkruan ai.  

Prej javësh Sri Lanka është përfshirë nga trazira. Kulmi i protestave disa javore u shënua të shtunën, ku mijëra qytetarë të tërbuar nga kriza e paprecedentë ekonomikë në vendin ishullor të Azisë Jugore, vërshuan në sheshin kryesor të qytetit dhe madje zaptuan edhe institucionet.

Qindra mijëra njerëz u mblodhën në Colombo duke kërkuar që presidenti të marrë përgjegjësinë për mungesat e ilaçeve, ushqimit dhe karburantit që kanë gjunjëzuar ekonominë, dikur relativisht të pasur dhe kanë shkaktuar mjerim për njerëzit e zakonshëm.

Pas Presidentit, edhe Kryeministri i vendin njoftoi dorëheqjen, rezidencës së të cilit iu vu flaka nga protestuesit. Sri Lanka po vuan krizën e saj më të keqe financiare duke lënë miliona njerëz në vështirësi për të blerë ushqime, ilaçe dhe karburant.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Zenun Tyta: 12/07/2022 08:27

    O Jamhajdut Malltezi po ju jeni njërzit më të pa skrupullt të historis së kombit Shqiptar ju jeni : hajdut, kriminel, tradhtar, gënjeshtar, mashtrus e keni sy e faqe e dilni fodull nëpër medje. Po skeni faj ju se populli Shqiptar as sa çereku i popullit të Siri lankës nuk është. Se ju duhet tju ripnin të gjall ky popull.

    Përgjigju
  • Zylyf zorzopi: 12/07/2022 07:11

    Erjon Veliaj eshte fajtorit kryesor ne nje sulm te mundeshem te kines ndaj Taivanit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?