Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, thotë se përgjegjës për krizën në Sri Lanka, ndër të tjerë është edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Sipas Malltezit, para 6 vitesh, Soros mori lëpirësit e tij, siç shkruan ai, përfshirë Ricardo Hausmann dhe Erion Veliaj dhe organizoi Forumin për Zhvillimin Ekonomik të Sri Lankes.
6 vjet më pas vendi falimenton, thotë dhëndri i Berishës, dhe i djegin shtëpinë kryeministrit që rriti çmimet duke zbatuar zuzaritë e Soros. Malltezi shkruan se vendi jonë është një tjetër vend eksperimental i Sorosit, dhe në këto 9 vite borxhi u rrit nga 64% ne 107%, çmimi i naftës u rrit 80%, çmimet e shportës u rritën nga 40 deri 60%, inflacioni shkoi mbi 7% në vit, por pagat dhe pensionet nuk janë rritur as për të mbuluar inflacionin.
“Sri Lanka: Made in Soros-Hausmann-Veliaj
Para 6 vitesh, Soros mori lepirësit e vet përfshi Ricardo Hausmann dhe Erion Veliaj dhe organizoi Forumin për Zhvillimin Ekonomik të Sri Lankes. 6 vjet më pas vendi falimenton dhe i djegin shtëpinë kryeministrit që rriti çmimet duke zbatuar zuzaritë e Soros.
Në Shqipëri, një tjetër vend eksperimental i Soros, këto 9 vjet borxhi u rrit nga 64% ne 107%, çmimi i naftës u rrit 80%, çmimet e shportës u rritën nga 40 deri 60%, inflacioni shkoi mbi 7% në vit, por pagat dhe pensionet nuk janë rritur as për të mbuluar inflacionin. Pasojë e “Ç’më duhet mua!”
Soros? No, thank you! Hiqe si helm”, shkruan ai.
Prej javësh Sri Lanka është përfshirë nga trazira. Kulmi i protestave disa javore u shënua të shtunën, ku mijëra qytetarë të tërbuar nga kriza e paprecedentë ekonomikë në vendin ishullor të Azisë Jugore, vërshuan në sheshin kryesor të qytetit dhe madje zaptuan edhe institucionet.
Qindra mijëra njerëz u mblodhën në Colombo duke kërkuar që presidenti të marrë përgjegjësinë për mungesat e ilaçeve, ushqimit dhe karburantit që kanë gjunjëzuar ekonominë, dikur relativisht të pasur dhe kanë shkaktuar mjerim për njerëzit e zakonshëm.
Pas Presidentit, edhe Kryeministri i vendin njoftoi dorëheqjen, rezidencës së të cilit iu vu flaka nga protestuesit. Sri Lanka po vuan krizën e saj më të keqe financiare duke lënë miliona njerëz në vështirësi për të blerë ushqime, ilaçe dhe karburant.
Lajmi kryesor:
Berisha bën fajtor Veliajn për krizën në Sri Lanka dhe vdekjet aksidentale në Durrës
M.Q./ReportTv.al