Berisha: Bordet si institucionet të së shkuardës komuniste, janë shushunja që pinë gjakun dhe fusin në depresion me çmime stratosferike

9 Qershor 2022, 13:01| Përditesimi: 9 Qershor 2022, 16:54

  • Share

 

 

Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar bordet që përcaktojnë çmimet tavan duke thënë se janë si shushunja që të pijnë gjakun dhe të fusin në depresion. Edhe këtë herë, në fjalën e tij në Kuvend paralajmëroi se do të ketë protesta për të rrëzuar Edi Ramës.

“Prej kohësh janë denoncuar bordet si institucione të të shkuarës sonë komuniste dhe sot një bastard i bllokmenëve, e konfirmoi këtu krenarisht se me metodë komuniste ka gjetur shpëtimin e qytetarëve shqiptarë.. Unë e denoncoj këtë. Këto borde janë si shushunja që po i pinë gjakun dhe po i fusin në depresion me çmimet stratosferike, vetëm për të mbrojtur qeverinë dhe oligarkët e saj. Ai që ia mbathi dhe kjo zonja këtu që bëhet parzmore e tij dhe shkel rregulloren, ai tha se po bën heroizëm me energji. Ky vend energjinë e ka nga burimet natyrore dhe ujore

As nga gazi, të gjithë energjinë e kanë nga burimet natyrore ujore. Ky vend, në dallim nga Maqedonia, prodhon 1 milion ton naftë në vit. Nafta këtu është në çmimet më të lartë në Europë dhe në botë kurse energjia është jo në proporcion, por pa proporcion është ndër çmimet më të larta në Europë. Në mënyrën më të papërgjegjshme deklarohet se biznesin e vogël e kemi me zero taksa në një kohë kur vetëm energjia elektrike i merrej 2 herë më shumë se vite më parë. Ky zotëri ka humbur çdo sens realiteti vjedhje e përditshme duket se shërben si narkotik që të shkëput nga realiteti dhe bota përreth.

Shkelmon jetën, vdekjen, sakrificat e shqiptarëve në Kosovë, ky padroni i jetës së tyre.  A e dëgjoni ju apo jo? Ju bën përshtypje apo jo? Ç’të drejtë ka të flasë në emër të të vdekurve në Kosovë? Çfarë të drejte ka në një akt çnjerëzor të krahasojë viktimat e gjenocidit serb me ato të agresorit në luftën e dytë Botërore. Çfarë njeriu është ky, bën gjithçka si skllav i Vuçiçit. Pse i kërkonte Kosovës të mbështesë Ballkanin e Hapur? Unë nuk them se i ke vrarë ti viktimat e luftës, por mungesa e ndjeshmërisë, ik sa të duash, je i pashpresë. Ky ka gjet se sa ngrihem unë të flas ky ik. Po kjo s’më pengon mua që t’ia them në sy. Dhe do t’ia them shesh më shesh rrugë më rrugë, e gjithë Shqipëria do të ngrihet në këmbë se nuk durohet më kjo gjendje”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Kuvendi miraton përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe asaj Territoriale! Tabaku: Bordi i transparencës s’duhet të funksionojë! Rama: Na duhet në këtë kohë krize


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?