Kuvendi miraton përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe asaj Territoriale! Tabaku: Bordi i transparencës s’duhet të funksionojë! Rama: Na duhet në këtë kohë krize

9 Qershor 2022, 07:42| Përditesimi: 9 Qershor 2022, 22:13

  • Share

TIRANË-Kuvendi ka miratuar në seancën ka mirtuar përbërjen e Komisioneve për Reformën zgjedhore dhe atë Territoriale. Të dy komisionet u miratuan më nga 108 vota pro. Nga ana tjetër Gentiana Sula u konfirmua në krye të autoritetit për Informimin mbi dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për një mandat tjetër.

Ndërkohë që çmimet rekord të karburanteve në vendin tonë detyruan kryeministrin Edi Rama të japë shpjegime në Kuvend.  Ai pranoi se nafta tregtohet me çmimin më të lartë në rajon, por tha se taksat e ulëta ndihmojnë që barra të ndihet pak.

Bordin e Transparencës që përcakton çmimet, për të cilin opozita ka kërkuar shkrirjen, Rama e sheh domosdoshmëri në këto momente krize globale.

" Në kushte normale, Bordi është komunist dhe në kushtet e kësaj krize, është një ndihmë psikologjike dhe financiare se nuk mund të ndërhyjë shteti e të kontrollojë çmimet me dhunë. Bordi ka një meritë që të vendosë tavan dhe pastaj e llogarit me laps e letër”, tha Rama.

Duke iu referuar edhe projektit më të fundit të prezantuar një ditë më parë, Urën e re të Bunës që do të lidhë Velipojën me Ulqinin, Rama replikoi me Tabakun.

"Duke qenë se ju mbani shënime dhe merreni me shifra, mbani shënim; në shkurt të vitit të ardhshëm, natyrisht të gjitha këto mund të ndryshojnë, por pastaj do flasim për arsyet, nëse do ketë arsye që të ndryshojë, por plani është që në shkurt të vitit të ardhshëm, së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, unë të jem atje për të filluar puna për ndërtimin e urës", tha Rama, teksa Tabaku iu përgjigj ashpër.

"Ura e Bunës është një projekt i cili e lë komplet Shkodrën jashtë vëmëndjes, heq gjithë atraksionet e Shkodrës dhe bën të mundur që të dal, sigurisht çdo gjë e Shkodrës në plan të dytë. Ndërkohë që në plan të parë vendosen çdo gjë e Malit të Zi", tha Tabaku.

Ndonëse ishte përpjekur të shmangte debatin ballë për ballë me ish-kryeministrin Sali Berisha, këtë të enjte u përplas, kur Berisha kërkoi t’i ndërhynte Kur Berishës i erdhi radha për të folur, kryeministri zgjodhi të largohej.

Të mërkurën çmimi i naftës kapi shifrën rekord të 258 lekë për litër. Por pavarësisht kësaj shifre, protesta e paralajmëruar në orën 12:00 me thirrjen fikni makinat dështoi.

Ora 20:54
Kuvendi konfirmon sërish Gentiana Sulën në krye të Autoritetit të Dosjeve, u votua edhe nga deputetë të opozitës

1654800953_Screenshot3.jpg

Gentiana Sula do ta drejtojë edhe për një mandat tjetër Autoritetin për Informimin mbi dokumentet e ish sigurimit të Shtetit.  Ajo është konfirmuar në këtë pozicion sot nga Kuvendi, i cili e ka miratuar me 105 vota pro, 1 kundër dhe 1 abstenim.

Në përfundim të seancës që ka nisur në orën 10 të paradites, deputetët socialistë, por edhe deputetë të opozitës, i kanë besuar Sulës drejtimin e këtij institucioni për një tjetër mandate 5-vjeçar. Gjatë këtyre viteve, Gentiana Sula ka qenë nga të paktat drejtuese institucionesh që nuk është përfolur dhe as akuzuar nga opozita.

Ajo përfaqëson Shqipërinë në Rrjetin Evropian të Kujtesës dhe Solidaritetit në statusin e vëzhgueses, për një mandat 5-vjeçar. Ndërkohë, dy kandidatët e tjerë kanë siguruar më pak vota, ku përkatësisht për kandidatin Altin Hoxha kanë votuar 80 deputetë pro, 2 kundër dhe 1 abstenim, ndërsa për kandidatin Marçel Hila kanë votuar pro 18 deputetë, 68 kundër dhe asnjë abstenim.

Ora 20:28
Kuvendi miraton përbërjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale (EMRAT)

1654762647_kuvendi.jpg

Kuvendi miraton përbërjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale. Ky komision është votuar sot në Kuvend me 108 vota nga të dyja kampet politike.

Reforma Zgjedhore dhe Territoriale janë konsideruar si “2 kuajt” e betejës së opozitës, me të cilat “kushtëzuan” edhe votat për zgjatjen e afateve të Vettingut.

Komisioni për Reformën Territoriale
PS

  1. Benet Beci (bashkëkyetare)
  2. Baftjar Zeqo (anëtar)
  3. Lavdërim Krashi (anëtar)
  4. Fadil Nasufi (anëtar)
  5. Anila Denaj (anëtar)
  6. Eduart Ndreca (anëtar)
  7. Anduel Tahiraj (anëtar)
  8. Ilir Pendavinji (anëtar)
  9. Lindita Buzheli (anëtar zëvendësues)
  10. Besian Ajazi (anëtar zëvendësues)
  11. Aurora Mara (anëtar zëvendësues)
  12. Gentjan Deda (anëtar zëvendësues)

PD

  1. Dhurata Cupi (bashkëkryetare)
  2. Zef Hila (anëtar)
  3. Andia Ulliri (anëtar)
  4. Xhelal Mziu (anëtar)
  5. Orjola Pampuri (anëtar)
  6. Saimir Korreshi (anetar)
  7. Merita Bakiu (anëtar zëvendësues)
  8. Bledion Nallbati (anëtar zëvendësues)
  9.  Zheni Gjergji (anëtar zëvendësues)

Komisioni për Reformën Zgjedhore 

PS

  1. Damian Gjiknuri (bashkëkryetar)
  2. Blerina Gjylameti (anëtar)
  3. Klotilda Bushka (anëtar)
  4. Toni Gogu  (anëtar)
  5. Ermonela Felaj (anëtar)
  6. Arben Pëllumbi (anëtar)
  7. Blendi Klosi (anëtar)
  8. Klevis Xhoxhi (anëtar)
  9. Gledis Çeliku (anëtar zëvendësues)
  10. Jurgis Çyrbja (anëtar zëvendësues)
  11. Xhemal Qefalia (anëtar zëvendësues)

PD

  1. Enkelejd Alibeaj (bashkëkryetar)
  2. Oerd Bylykbashi (anëtar)
  3. Grida Duma (anëtar)
  4. Dashnor Sula (anëtar)
  5. Kreshnik Collaku (anëtar)
  6. Lindita Metaliaj (anëtar)
  7. Seladin Jakupllari (anëtar zëvendësues)
  8. Ervin Salianji (anëtar zëvendësues)
  9. Eralda Bano (anëtar zëvendësues)
Ora 18:23
​​​​​​​Deputeti i PD-së Edmond Spaho, përjashtohet nga seanca plenare, Balla: Këtu nuk mund të vazhdojë të vijë më një njëri pas 7 gotave raki

Deputeti i PD-së Edmond Spaho, është përjashtuar nga seanca plenare, Balla: Këtu nuk mund të vazhdojë të vijë më një njëri pas 7 gotave raki

Teksa mbylli fjalën Spaho deklaroi se ‘bastardët kuptojnë vetëm me gjuhën e forcës’.

Kjo e revoltoi Taulant Ballën i cili kërkoi të ndërpritet seanca në mënyrë që të mblidhet komisioni i etikës për të marrë një vendim për Emond Spahon.

“Kjo ka zgjidhje vetëm protestat. Nëse do të vijojmë këtu asgjë nuk do të ndryshojë. Nëse në vendet e tjera do bien çmimet pas gjashtë muajve kjo nuk do të ndodhë. Duhet të ngrihemi në protesta e ti rrëzojmë. Këto marrin vesh vetëm gjuhën e forcës. Nuk ka gjuhë tjetër që shkon me këta bastardë”- deklaroi Spaho.

Pas kësaj ndërhyri kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cili u shpreh se ky i fundit duhet të  jetë më i pranishëm pas konsumit të 7 gotave raki dhe të fyejë në këtë farë feje Kuvendin.

“Këtu ti sot del përjashta. Atë fjalën e fundit bastardë, zotëria nuk mundet të rrijë më në këtë sallë. Zonjë ndërpritet seanca, të thirret komisioni përkatës. Këtu nuk mund të vazhdojmë më që të vijë një njeri pas konsumimit të 7 gotave raki dhe të fyejë në këtë farë feje Kuvendin.

Ora 18:13
Ofendoi socialistët, deputeti demokrat Edmond Spaho përjashtohet nga Kuvendi, i hiqet paga për një ditë

 

Deputeti demokrat Edmond Spaho, u përjashtua nga seanca e Kuvendit të ditës së sotme.

Shkak për këtë është bërë fraza “bastard” që deputeti iu referua socialistëve.

Kreu i grupi të PS, Taulant Balla u revoltua nga fraza e deputetit demokrat dhe kërkoi mbledhjen e komisionit të disiplinës.

Pas përjashtimit të tij nga seanca, deputetit gjithashtu do t'i hiqet paga për një ditë si masë disiplinore. 

Replikat

Emond Spaho: Këta marrin vesh vetëm gjuhën e forcës. Nuk ka gjuhë tjetër që shkon me këta bastardë.

Taulant Balla: Fjala e fundit që the. Këtu del përjashta ti sot dhe nuk vjen më. Atë fjalën e fundit bastard zotëria nuk mund të rrijë më në këtë sallë. Të thirret komisioni përkatës. Ose bëhet njëri shembull tani dhe nuk mund të vazhdojmë më.

Të vijë një njeri pas shtatë gotave raki dhe të fyejë në këtë farë feje kjo nuk shkon. O e merr ndjesë dhe kërkon ndjesë për fjalën që tha ose zotëria sipas përcaktimeve që ka kodi i etikës. Nuk tolerojmë që të shkojmë në darkë te fëmijët dhe të pyesin fëmijët për këtë fjalë.

Ermonela Felaj: Për replikë nuk jua jap fjalën zoti Spaho. Deputetë nuk janë bërë shembull. Vazhdohet të përdoret gjuha e dhunës. Nëse do kërkoni ndjesë. Replikë nuk keni të drejtë të bëni.

Edmond Spaho: Më jep fjalën (…)

Ermonela Felaj Teknika ju lutem mikrofonin zotit Spaho.

Edmond Spaho: Nuk keni moral ju të më kërkoni mua të them më fal

Ora 14:39
Gjekmarkaj jep detaje nga takimi me Papa Françeskun: Qeveria të shpallë Vatikanin partner strategjik

 

Deputeti Agron Gjekmarkaj në fjalën e tij në Kuvend ka ndarë detaje për takimin e tij me Papa Franceskun dhe Sekretarin e Shtetit të Vatikanit Eminenca e Tij, Pietro Parolin. Deputeti demokrat tha se në 32 vite liri e pluralizëm shteti i Vatikanit është shfaqur krah Shqipërisë më shumë se çdokush tjetër, teksa i bëri thirrje qeverisë shqiptare ta shpallë Vatikanin partner strategjik.

‘Në 32 vite liri e pluralizem Shteti i Vatikanit është shfaqur në krah të Shqiperise si askush tjeter! Papa Gjon Pali dhe Papa Françesku vizituan Shqiperinë!

Nënë Tereza ajo që më shumë se kushdo pas Shën Françeskut interpretoi doktrinën e Hyut dhe atë të dashurisë, u shpall shenjtore si momenti i dytë kulmor i marëdhënjes që vjen nga historia dhe punon për të!

I bëj thirrje ketj Kuvendi, Qeverisë Shqiptare ta shpallë Vatikanin partner strategjik si detyrim ndaj shekujve e si nevojë e jona për  shekujt që na presin.’- tha Gjekmarkaj.

Ora 14:14
Braçe thirrje qeverisë: Rregulloni çmimin për secilin grumbullues gruri! Nëse ju duket komuniste, blijani ju fermerëve

 

Deputeti i PS, Erion Braçe i ka kërkuar qeverisë që të merret me cmimin e grurit dhe nëse kjo i duket komuniste, të blejë grurin e fermerëve në mënyrë që të garantohet mbjellja për sezonin e ri.

"Bujqit të mbjellin por edhe të diskutojnë tani për çmimin, kam që në tetor që flas vetëm për kostot. Sot jua kam sjellë. Kjo është kostoja e grurit për një dynym. Ka dalë me 20200 lekë. Ajo që do të doja ta theksoja që plerimi bazë, plotësues, spërkatja dhe përdorimi i mekanikës zë gati 60% të kësaj kostoje, ndaj vija këtu dhe ju shqetësoja të gjithëve për çmimin e plehrave kimik.

Në rast se me këto kosto arrihet një rendiment 50 kuintal për hektarë, me çmimin e vitit që shkoi, ishte vetëm 30 lekë. Kaq ka bërë një kilogram grurë. Me çmimin e vjetshëm ju jep vetëm 15 mijë lekë të ardhura bujqve, për dynum është me humbje. Me çmimin 4 mijë lekë me humbje, me 5 mijë lekë marrin paratë e tyre dhe mbetet ndonjë para për të mbjellë. I kërkoj qeverisë që të merret me analizimin e kostove dhe të rregullojë çmimin për secilin grumbullues. Në rast se nuk do ta bëjë këtë se quhet komuniste, të bëjë gjë tjetër, të blejë grurin e fermerëve për të garantuar mbjelljen e sezonit të ri. Nëse është problem tatimi mbi vlerën e shtuar, nuk ju ndihmoj dot se kam që në 2018 që flas për TVSH e bujkut. Qeveria t’i japë zgjidhje çmimit të grurit tani.

Vazhdoj të insistoj që të ushqehen dhe kafshët që prodhojnë qumësht e mish. Në garancinë sovrane të futet ushqimi i kafshëve në prodhim. Një dëm që ka arritur në 9000 lekë të vjetra. E treta, vijoj të insistoj që brenda këtij bordi të hyjë monitorimi i çmimit të plehut", tha Braçe.

Ora 14:05
Rritja e çmimeve/ Deputeti i PD thirrje shqiptarëve: Ejani të dalim në rrugë dhe t’i vëmë fre qeverisë

 

Deputeti Dashnor Sula, në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se akti normativ për Bordin e Transparencës, nuk i mbështet qytetarët. Po ashtu theksoi se anëtarët e qeverisë kanë pagat më të larta dhe se në këtë mënyrë nuk e ndjejnë rritjen e çmimeve, por ftoi qytetarët që të dalin në protestë. 

"Çmimi i Naftës
Jo më larg se dje, bordi i rritjes së çmimit pa transparencë e bëri çmimin e naftës 260 lek për litër. Rekord. Nuk kemi më asnjë të krahasuar me vendet e rajonit sigurisht ata janë shumë herë më lirë sesa ne. Por neve fal këtij bordi që ligjëron vjedhjen e shtetit në fakt por edhe të oligarkëve të hidrokarbureve bëm të mundur që tja kalonim edhe Italisë e Francës që janë shtetet që kanë çmimin më të lartë të karburantit në BE. Në këtë mënyrë ne kemi arritur që të kemi çmimin më të lartë jo vetëm në rajon por edhe BE.
Po huazoj një shprehje që e pash dje në rrjete sociale se do të bëhemi të parët në histori që do aplikojmë turizmin e karburantit. Pra do shkojmë në vendet e rajonit si turistë për tu furnizuar me naftë.
Përse ndodh që ne kemi çmimin më të lartë?
Vërtet ka një rritje të konsiderueshme në tregun ndërkombëtar, por ne vjelim 110 lek të reja taksa të ndryshme për një litër karburant.
40 lek për litër akcizë
3 lek për litër Takse Karboni
27 lek për litër Takse Qarkullim
0.61 lek për litër Takse Markimi
40.275 lek për litër Tvsh 20%
Plus marzhi fitimit të BORD Transparence 3 lek për litër
Plus kosto për Transporti 2 leke/liter
Dhe na del neve çmimi më i lartë se në Itali, Francë apo Gjermani që kanë paga shumë herë më të larta sesa ne në Shqipëri.
Ndërkohë Kosova vetëm dy barra fiskale për karburantin. Shteti në kosov merre 36 cent për litër nga akciza dhe 23cent nga TVSH 18% që e ka më të ultë se ne që e kemi 20% TVSH.
Ndërkohë Maqedonia e Veriut ka vetëm një taksë për kacizë 25 cent për naftën dhe një taks tjetër ekologjike të papërfillshme. Ndërkohë ka hequr TVSH 18% nga nafta deri në një moment të dytë sa të normalizohet situata.
Këto janë masat që kanë ndërmarrë kolegët e kryeministrit tonë në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut. Ndërkohë lideri ynë dje kur e pyesnin për çmimin e naftës, fliste për yjet. Kjo ëhstë parëgjegjshmëri.

Unë i bëj thirrje shqiptarëve që ti bashkohen thirrjeve të ndryshme për protestë që ti dalin për zot të drejtave të tyre. Të mos dëgjijnë mashtrimet e Ramës dhe propagandën e tij. Vetëm në 3 muaj ka fituar shteti 300 milionë euro më tepër vetëm nga rritja e çmimeve ndërkohë ajo që i është kthyer qytetarëve është vetëm propaganda boshe", tha Sula. 

Ora 13:01
Berisha: Bordet si institucionet të së shkuardës komuniste, janë shushunja që pinë gjakun dhe fusin në depresion me çmime stratosferike

 

 

Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar bordet që përcaktojnë çmimet tavan duke thënë se janë si shushunja që të pijnë gjakun dhe të fusin në depresion. Edhe këtë herë, në fjalën e tij në Kuvend paralajmëroi se do të ketë protesta për të rrëzuar Edi Ramës.

“Prej kohësh janë denoncuar bordet si institucione të të shkuarës sonë komuniste dhe sot një bastard i bllokmenëve, e konfirmoi këtu krenarisht se me metodë komuniste ka gjetur shpëtimin e qytetarëve shqiptarë.. Unë e denoncoj këtë. Këto borde janë si shushunja që po i pinë gjakun dhe po i fusin në depresion me çmimet stratosferike, vetëm për të mbrojtur qeverinë dhe oligarkët e saj. Ai që ia mbathi dhe kjo zonja këtu që bëhet parzmore e tij dhe shkel rregulloren, ai tha se po bën heroizëm me energji. Ky vend energjinë e ka nga burimet natyrore dhe ujore

As nga gazi, të gjithë energjinë e kanë nga burimet natyrore ujore. Ky vend, në dallim nga Maqedonia, prodhon 1 milion ton naftë në vit. Nafta këtu është në çmimet më të lartë në Europë dhe në botë kurse energjia është jo në proporcion, por pa proporcion është ndër çmimet më të larta në Europë. Në mënyrën më të papërgjegjshme deklarohet se biznesin e vogël e kemi me zero taksa në një kohë kur vetëm energjia elektrike i merrej 2 herë më shumë se vite më parë. Ky zotëri ka humbur çdo sens realiteti vjedhje e përditshme duket se shërben si narkotik që të shkëput nga realiteti dhe bota përreth.

Shkelmon jetën, vdekjen, sakrificat e shqiptarëve në Kosovë, ky padroni i jetës së tyre.  A e dëgjoni ju apo jo? Ju bën përshtypje apo jo? Ç’të drejtë ka të flasë në emër të të vdekurve në Kosovë? Çfarë të drejte ka në një akt çnjerëzor të krahasojë viktimat e gjenocidit serb me ato të agresorit në luftën e dytë Botërore. Çfarë njeriu është ky, bën gjithçka si skllav i Vuçiçit. Pse i kërkonte Kosovës të mbështesë Ballkanin e Hapur? Unë nuk them se i ke vrarë ti viktimat e luftës, por mungesa e ndjeshmërisë, ik sa të duash, je i pashpresë. Ky ka gjet se sa ngrihem unë të flas ky ik. Po kjo s’më pengon mua që t’ia them në sy. Dhe do t’ia them shesh më shesh rrugë më rrugë, e gjithë Shqipëria do të ngrihet në këmbë se nuk durohet më kjo gjendje”, tha Berisha.

Ora 12:39
Mediu: Çdo nismë ballkanike duhet të frenojë aksesin e Rusisë dhe Kinës në rajon, të monitorohet nga SHBA dhe BE

 

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu në fjalën e tij në Kuvend duke ju referuar Open Balkan, tha se çdo nismë duhet të frenojë aksesin e Rusisë dhe Kinë në rajon, pasi përndryshe kemi vënë në diskutim interesin tonë si shqiptarë dhe sigurinë kombëtare.

‘Europa po merr masa për të përballua krizën e luftës. Ato po marrin masa duke hequr taksa, ndërsa në Shqipëri jo. Duhet të bëhet 0 taksa për produktet e shportës. TVSH e imputeve bujqësore të bëhet 0. Kemi taksat më të larta në rajon dhe këto do të nxisin vetëm kontrabandë. Konflikti në Ukrainë ka nënvizuar rëndësinë që SHBA dhe Evropa të jenë bashkë. Nëse për 30 vite kemi besuar tek dialogu, mendoj se si vend i NATO-s veprimet tona duhet të kenë bazë interesin tonë kombëtar. Çdo nismë ballkanike duhet të frenojë aksesin e Rusisë dhe Kinës në rajon përndryshe kemi vënë në diskutim interesin tonë si shqiptarë dhe sigurinë kombëtare. Vizita e Lavrov nuk është spontane. Të nderuar kolegë, dua të theksoj se ky bashkëpunim do të ketë vlerë nëse do të monitorohet nga BE dhe SHBA. Serbia duhet të njohe krimet në ish-Jugosllavi.’- tha Mediu.

Ora 12:26
Debat në Kuvend/ Berisha: Turp, s'i hiqet fjala deputetit! Rama: Koha e 'Non Gratave' ka përfunduar, je i padëshiruar, ulu (VIDEO)

 

Sali Berisha ka kërkuar fjalën, por kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, nuk ia ka dhënë dhe kjo ka nxitur një debat. Në "ndihmë" të Sali berishës ka ardhur dhe Flamur Noka.

Sali Berisha: Akti i turpshëm nuk i hiqet parlamentit fjala

Rama: Si nuk të vjen turp o 'Non Grata' po ulu aty. Je i padëshiruar ulu, je i padëshiruar

Rama- Berishës: Nuk ka procedurë për ty personalisht jo për Kuvendin. Nuk procedurë për Non Grata, je i padëshiruar

Flamur Noka- Rames: Kush je ti që përcakton se kush është opozitë? Pse ti e përcakton opozitën. Opozitën e bravave quan opozitë ti?

Berisha- Nikollës: Kush je ti që i heq kuvendit mundësinë e procedurës. Nga verbëria po i shërben Ramës.

Ora 12:25
Tabaku: Projekti për Urën e Bunës e lë Shkodrën jashtë vëmendjes dhe në plan të parë vendos Malin e Zi

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, ndërsa tha se projekti I Urës së Bunës e lë Shkodrën jashtë vëmendje.

'Unë nuk e shoh realitetin, ndoshta ngaqë jam në opozitë, nuk e shoh realitetin me sytë e vartësve. Sado ngjyra ti hedhësh kësaj gjëse, nuk e rregullon dot dhe nuk e ndryshon dot.  Dy elemente, përsa i përket Kardhiq-Delvinë. Normalizimi i korrupsionit në këtë nivel, për një projekt i cili nisi me 5 miliardë dhe po përfunson me 6.7 miliardë, 30% më shumë. Pa garë, pa tender janë dhënë 15 milion eurot e fundit, për mua ështe e papranueshme. Nëqoftëse do jem ndonjëherë nesër në vendimmarrje, do të kem gjithmonë intëresin e Shqipërisë të parin. Ura e Bunës është një projekt i cili e lë komplet Shkodrën jashtë vëmëndjes, heq gjithë atraksionet e Shkodrës dhe bën të mundur që të dal, sigurisht çdo gjë e Shkodrës në plan të dytë. Ndërkohë që në plan të parë vendosen çdo gjë e Malit të Zi. 
Wshtë vendosur taksë qarkullimi 60% e çmimit sot për karburantin. Wshtë 60% e çmimit e cila duhet të shkonte në mirëmbajtje të rrugëve. 200 milion euro shtesë ku shkojnë sot? A shkojnë në mirëmbajtje të rrugëve? Asnjë lek shtesë nuk shkon në mirëmbajtje të rrugëve. 
Janë 5 kompani rajonale, po të njëjtat këto që marrin tenderat dhe konçensionet të cilat nuk po i hedhin në invenstime në rrugë. Nëqoftëse taksa e rritur e qarkullimit do të shkontë për investime në rrugë nuk do të diskutonim këtu, se rishpërndarje të ardhurash është.
Elementi i fundit që unë doja të përmendja lidhet me inceneratorët dhe jam e sigurt që do më lëje dhe kryetarja ta them këtë gjë. 
Në fakt gjuha shkon aty ku dhemb dhëmbi. Sot për atë 430 milion euro duhet të kishim dikë përpara drejtësisë. Sot nuk mund të vini të flisnim ketu pa asnjë përgjegjësi, pa asnjë ndenjë faji dhe pa absolutisht asnjë llogari-dhënie për 430 milion euro, për të cilët një deputet, një ish-ministër ndodhen sot përpara drejtësisë. Sot duhej të flitej sesi ka mundësi që dhe ata të inceneratorit të Fierit që kanë marrë 20 milion euro paradhënie, janë akoma në kërkim. Si ka mundësi që janë akoma në kërkim?'- tha Tabaku.

Ora 12:23
Rama: Bordi në kushte normale është komunist, në kohë krize na ndihmon! Kemi çmimin më të lartë të naftës, duam ta shpërndajmë barrën

 

Çmimi i naftës ka arritur në shifra rekord. Nga dita e djeshme, nafta shitet me 258 lekë/litër. Këtë e ka komentuar kryeministri Edi Rama në Kuvend duke thënë se kemi çmimin më të lartë të naftës në rajon, por taksat janë më të ulëta. Një përgjigje e kishte për Tabakun duke i thënë se në kushte normale Bordi i Transparencës është komunist, por në kohë krize ndihmon psikologjikisht dhe financiarisht.

“Ndryshe nga të tjerët në rajon kemi taksat më të ulëta sepse ndryshe nga rajoni, ne biznesit të vogël nuk i marrim asnjë lekë, zero taksë me zero tvsh deri në 100 milionë xhiro. Ndryshe nga rajoni, ne vërtetë e kemi më të lartë se të tjerët taksën mbi biznesin e madh por ne subvencionojmë 100% energjinë elektrike jo për të gjitha familjet, por edhe për biznesin e vogël. Ndryshe nga rajoni, ne ju japim para të gjithë shqiptarëve që nuk lëvizin me foristrada, por transport publik. Ne do të vazhdojmë t’i japim para për naftën fermerëve.

Prandaj nëse i mendojmë të gjitha këto, del e qartë pse te tabela e karburantit, ata që kanë më shumë mundësi do paguajnë më shumë sepse barrën e krizës do ta shpërndajmë që t’i japim mundësi atyre që prodhojnë ta ndjejnë më pak, atyre që eksportojnë, që lëvizin për punë me autobus e me radhë. Në fund të ditës, në tabelën e rritjes së inflacionit jemi thuajse sa gjysma e vendeve të rajonit se subvencionojmë 100% familjet se nuk e kemi bërë ende listën për ata që shpenzojnë më shumë se 700 e 800 MWH. Këto janë të vërtetat e këtij momenti teje të vështirë. Është moment që kërkon diskutim, debat, ballafaqim e ide të reja, por nuk kërkon që të vazhdojë avazi sikur këtu nuk ka ndodhur asgjë.

Nëse doni të bëni politikë me avazin tuaj, vazhdoni. Nëse doni të kontribuoni, bujrum, jemi gati ti marrim. Por mos thuaj zonja Tabaku që vëmë tavan çmimin më të lartë kur vjen puna te më i larti. Vihet një tavan ku askush nuk mund të shkojë përtej saj dhe gjithkush është i lutur që të ulet më poshtë. Në kushte normale, Bordi është komunist dhe në kushtet e kësaj krize, është një ndihmë psikologjike dhe financiare se nuk mund të ndërhyjë shteti e të kontrollojë çmimet me dhunë. Bordi ka një meritë që të vendosë tavan dhe pastaj e llogarit me laps e letër”, tha Rama.

Ora 12:10
Rama: Në shkurt nis puna për ndërtimin e Urës e Bunës! Në 2 korrik hapet aksi Kardhiq-Delvinë dhe me 9 korrik ByPass i Vlorës

 

Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendi tha se në shkurt do të nisin punimet për ndërtimin e Urës së Bunës. Në datën 2 korrik tha kreu i qeverisë do të hapet përfundimisht aksi Kardhiq-Delvinë, si dhe me 9 korrik hape ByPass i Vlorës.

‘Duke qenë se ju mbani shënime dhe merreni me shifra, mbani shënim; në shkurt të vitit të ardhshëm, natyrisht të gjitha këto mund të ndryshojnë, por pastaj do flasim për arsyet, nëse do ketë arsye që të ndryshojë, por plani është që në shkurt të vitit të ardhshëm, së bashku me kryeministrin e Malit të Zi, unë të jem atje për të filluar puna për ndërtimin e urës. Jemi në fazën e projektit të detajuar dhe punët publike kërkojnë kohën e tyre, por ndeshen me një situatë absolutisht, jo të lehtë për shkak të rritjes së çmimeve. Sidoqoftë, shkurtin e ardhshëm fillon puna atje.

Ashtu sikundër, në 2 korrik hapët përfundimisht aksi i shumë përfolur prej 100 vitesh Kardhiq-Delvinë, në 9 korrik hapet përfundimisht dhe by-pass i Vlorës dhe këto sakatimet që kur krijohen më shumë lidhje me botën sakatohesh, këto janë konsekuenca të të menduarit dhe të jetuarit si në rrethim. Ne kemi dalë nga ajo fazë dhe jemi në një fazë tjetër.

Ne nuk do fillojmë vetëm Milot-Balldren sepse ne nuk mendojmë në formë arnash, siç mendoni ju, se mënyra juaj e të menduarit është me arna, shto ujë e shto miell siç keni bërë sa jeni shfaqur në jetën politike të këtij vendi dhe sa herë keni patur mundësinë t’ju bjerë në dorë mielli, por ne mendojmë krejt ndryshe dhe ne do të bëjmë Murriqan-Milotin, Milot-Balldrenin, do të bëjmë Thumanë-Kasharin, do të bëjmë Kashar-Rrogozhinën, e kështu me radhë. Me 3 apo me 4D, po ja u përsëris, në datën 2 korrik të këtij viti, mbas pak ditësh, hapet përfundimisht rruga Kardhiq-Delvinë për të cilën nuk e di se sa lëkurë daullesh keni konsumuar, se sa tribuna me rrugë-rrugë-rrugë keni ngritur dhe se sa herë e keni inaguruar dhe jo vetëm që nuk e bëtë, por e latë atje gropë që sa më shumë përpiqeshe ta mbushje aq më shumë gropa të tjera hapeshin nga pikëpamja financiare.’- tha Rama.

Ora 12:03
Rama i përgjigjet Tabakut: Ku i gjeni shifrat e INSTAT? Inflacioni në Shqipëri, thuajse sa gjysma e vendeve të rajonit! Arsyet janë çmimi i energjisë dhe prodhimi vendas

 

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjyr deputetes së PD, Jorida Tabaku duke e pyetur ku i ka gjetur shifrat e INSTAT pasi në ato që mban përpara vetë ai, rezulton se në Shqipëri është niveli i inflacionit më i ulët se në vendet e tjera të rajonit. Për këtë përmendi dy arsye, si çmimi i energjisë deri tek rritja e prodhimit vendas. Inflacioni në maj arriti rekord ne 6.7%, nga 6.2% që ishte në Prill.

"Jam shumë dakord me ju zonja Tabaku, është shumë e rëndësishme dhe e dobishme që të flasim për jetën e përditshme të njerëzve dhe duke qenë se unë nuk kam shkollë dhe ju jeni me shkollë, nuk po hyj se nuk hyj dot tek debati juaj me ministren e financave për stagflacionin. Duke qenë se ju flisni me shifra, do isha shumë mirënjohës nëse do të më orientoni ku i keni gjetur shifrat e INSTAT se unë i kam përpara. Sipas INSTAT, inflacioni në Shqipëri është rritur 6.2% në prill, në Serbi 6.6, në Maqedoninë e Veriut 10%, në Kosovë 11.2%, në Mal të Zi 11.2%.

A ka ndonjë asye që Shqipëria të jetë thuajse sa gjysma e vendeve të rajonit? Mbase ka më shumë arsye se ato që duke u përpjekur të mësoj, mund të them këtu por së paku janë 2 arsye të rëndësishme, e para fakti që vetëm në Shqipëri si askund tjetër në rajon dhe Europë, çmimi i energjisë mbahet aty ku ishte para se të shfaqeshin simptomat e krizës. Kudo tjetër energjia po bën reprezalje mbi ekonomi dhe sot nafta është patjetër komponent, por energjia për të cilën ne vazhdojmë paguajmë nga buxheti i shtetit është arsyeja pse kemi këtë normë inflacioni.

E dyta, rritja e prodhimit vendas se nuk e kemi importuar të gjithë masën e normës së inflacionit nga vendet e tjera edhe për shkak të zëvendësimit. Dje solla shifër konkrete në samit dhe po e përsëris, vetëm për eksportet me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut kemi rritje shumë domethënëse, thuajse dyfish në aspektin e fondeve", tha Rama.

Ora 12:01
Manja shkrihet së qeshuri me Kryemadhin, Flutura Açka me bastun, në ditë me shi deputetet sjellin ngjyra (FOTOGALERI)

Deputetët e Kuvendit kanë zgjedhur që në këtë ditë me shi të sjellin ngjyrat duke u veshur me të bardha ose me lule në seancën e sotme. Ndërkohë, deputetja demokrate Flutura Açka shfaqet me bastun, teksa jashtë Kuvendit ministri Ulsi Manja është parë i buzëqeshur me Monika Kryemadhin. Report Tv sjell një fotogaleri me çfarë nuk u pa në kamera nga Kuvendi. 

 

Ora 12:00
Tabaku i drejtohet ministres së Financave: Me arrogancën tënde po më ofendon! Bordi i transparencës s’duhet të funksionojë

 

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku, ka folur për situatën ekonomike më vend. Tabaku e nisi fjalën e saj me një përgjigje për ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, për të cilën tha se me arrogancën e saj e ka ofenduar. Tabaku i kërkoi qeverisë që të japë një përgjigje se çfarë po ndodh me tregun e karburantëve.

‘Po flasim për gjëra që as nuk i kuptojnë shqiptarët. Janë çdo gjë përveç asaj që duhet të flasin ministrat. Ministrja me një arrogancë të zakonshme më ofendon. Foli ministrja këtu dhe më tha ‘ke mësuar dhe ca gjëra në shkollë e sikur çna thua’. Por në shkollë mësohen këto gjëra! Ku do t’i mësojmë! Kemi një rritje ekonomikë të ulët, që është në rënie.

Një rritje e jashtëzakoshme çmimet. INSTAT thotë se çmimet janë rritur. Sot qytetarët shqiptarë paguajnë 258 lekë për litër. Kam propozuar për taksën e qarkullimit që të hiqet. Ka 60% të çmimit. 60% e llogaritur. Krahasuar me dy vendet e rajonit është dy herë më lartë.

Bordet duhet të zëvendësohen me paketa për mbështetje për qytetarët. Çfarë po ndodh me bordet e Transparencës. Autoriteti i Konkurrencës ka dy vite që bën hetim pa asnjë masë pa asgjë. Çfarë masash ka marrë qeveria. Ku jemi sot? Çfarë po ndodh sot me tregun e karburantëve në Shqipëri që ndryshe nga Rajoni sot ka çmimet më të larta. Bordi i transparencës nuk duhet të funksiononte, pasi tregu i ka çmimet më të lira se ai që përcakton bordi.’- tha Tabaku.

Ora 11:04
Projekti për ndërtimin e Urës Velipojë-Ulqin, Balla thirrje opozitës: Votojeni ose do të jetë në turpin tuaj

1654763014_balla.jpg

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend u ka bërë thirrje deputetëve opozitar që të votojnë projektin për Urën mbi Bunë që do të lidhë. Balla tha se ura do të na bashkojë me vëllezërit tanë në Ulqin, ndërsa shtoi se  nëse dalin kundër këtij projekti kur të votohet në kuvend, do të jetë turp për ta, kur të miratohet buxheti i vitit 2023.

“Dua që të them në emër të grupit parlamentar të shumicës, vlerësimin maksimal për atë që ndodhi në Ohër, për rezultatet mbreslënëse do të doja të shprehja mbështetjen maksimale të të gjithë Kuvendit të Shqipërisë për projektin historik, ‘Ura mbi Bunë’, është një projekt tepër i rëndësishëm që bashkon dy vende të Ballkanit Perëndimor, por që ne shqiptarët na bashkon më shumë me vëllezërit në Ulqin. Dua të shpreh gjithë vlerësimin maksimal për kryeministrin Abvazovic dhe kryeministrin Rama me shpresën dhe besimin që ky projekt do të realizohet së shpejti. Dhe thirrja ime për ju sot këtu është, edhe do ta dëgjoni sa herë të flas që kur të vij buxheti I vitit 2023 do të ishtë në turpin tuaj të votoni kundër buxhetit që do të ndërtojë një urë që na bashkon. Kur të vij diskutimi për buxhetin mos harorni që do të votoni kundër një projekti historik që do të bashkojë Velipojën me Ulqinin.” – tha Balla.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?