Deputeti Agron Gjekmarkaj në fjalën e tij në Kuvend ka ndarë detaje për takimin e tij me Papa Franceskun dhe Sekretarin e Shtetit të Vatikanit Eminenca e Tij, Pietro Parolin. Deputeti demokrat tha se në 32 vite liri e pluralizëm shteti i Vatikanit është shfaqur krah Shqipërisë më shumë se çdokush tjetër, teksa i bëri thirrje qeverisë shqiptare ta shpallë Vatikanin partner strategjik.
‘Në 32 vite liri e pluralizem Shteti i Vatikanit është shfaqur në krah të Shqiperise si askush tjeter! Papa Gjon Pali dhe Papa Françesku vizituan Shqiperinë!
Nënë Tereza ajo që më shumë se kushdo pas Shën Françeskut interpretoi doktrinën e Hyut dhe atë të dashurisë, u shpall shenjtore si momenti i dytë kulmor i marëdhënjes që vjen nga historia dhe punon për të!
I bëj thirrje ketj Kuvendi, Qeverisë Shqiptare ta shpallë Vatikanin partner strategjik si detyrim ndaj shekujve e si nevojë e jona për shekujt që na presin.’- tha Gjekmarkaj.
Lajmi kryesor:
Kuvendi miraton përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe asaj Territoriale! Tabaku: Bordi i transparencës s’duhet të funksionojë! Rama: Na duhet në këtë kohë krize
M.Q.//ReportTv.al