Kryetari i Grupit Parlamentar në Partinë Socialiste, Taulant Balla në fjalën e tij në Kuvend u ka bërë thirrje deputetëve opozitar që të votojnë projektin për Urën mbi Bunë që do të lidhë. Balla tha se ura do të na bashkojë me vëllezërit tanë në Ulqin, ndërsa shtoi se nëse dalin kundër këtij projekti kur të votohet në kuvend, do të jetë turp për ta, kur të miratohet buxheti i vitit 2023.
“Dua që të them në emër të grupit parlamentar të shumicës, vlerësimin maksimal për atë që ndodhi në Ohër, për rezultatet mbreslënëse do të doja të shprehja mbështetjen maksimale të të gjithë Kuvendit të Shqipërisë për projektin historik, ‘Ura mbi Bunë’, është një projekt tepër i rëndësishëm që bashkon dy vende të Ballkanit Perëndimor, por që ne shqiptarët na bashkon më shumë me vëllezërit në Ulqin. Dua të shpreh gjithë vlerësimin maksimal për kryeministrin Abvazovic dhe kryeministrin Rama me shpresën dhe besimin që ky projekt do të realizohet së shpejti. Dhe thirrja ime për ju sot këtu është, edhe do ta dëgjoni sa herë të flas që kur të vij buxheti I vitit 2023 do të ishtë në turpin tuaj të votoni kundër buxhetit që do të ndërtojë një urë që na bashkon. Kur të vij diskutimi për buxhetin mos harorni që do të votoni kundër një projekti historik që do të bashkojë Velipojën me Ulqinin.” – tha Balla.
Lajmi kryesor:
Kuvendi miraton përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe asaj Territoriale! Tabaku: Bordi i transparencës s’duhet të funksionojë! Rama: Na duhet në këtë kohë krize
M.Q./ReportTv.al