Deputeti i PD-së Edmond Spaho, është përjashtuar nga seanca plenare, Balla: Këtu nuk mund të vazhdojë të vijë më një njëri pas 7 gotave raki
Teksa mbylli fjalën Spaho deklaroi se ‘bastardët kuptojnë vetëm me gjuhën e forcës’.
Kjo e revoltoi Taulant Ballën i cili kërkoi të ndërpritet seanca në mënyrë që të mblidhet komisioni i etikës për të marrë një vendim për Emond Spahon.
“Kjo ka zgjidhje vetëm protestat. Nëse do të vijojmë këtu asgjë nuk do të ndryshojë. Nëse në vendet e tjera do bien çmimet pas gjashtë muajve kjo nuk do të ndodhë. Duhet të ngrihemi në protesta e ti rrëzojmë. Këto marrin vesh vetëm gjuhën e forcës. Nuk ka gjuhë tjetër që shkon me këta bastardë”- deklaroi Spaho.
Pas kësaj ndërhyri kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla, i cili u shpreh se ky i fundit duhet të jetë më i pranishëm pas konsumit të 7 gotave raki dhe të fyejë në këtë farë feje Kuvendin.
“Këtu ti sot del përjashta. Atë fjalën e fundit bastardë, zotëria nuk mundet të rrijë më në këtë sallë. Zonjë ndërpritet seanca, të thirret komisioni përkatës. Këtu nuk mund të vazhdojmë më që të vijë një njeri pas konsumimit të 7 gotave raki dhe të fyejë në këtë farë feje Kuvendin.
Lajmi kryesor:
Kuvendi miraton përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe asaj Territoriale! Tabaku: Bordi i transparencës s’duhet të funksionojë! Rama: Na duhet në këtë kohë krize
G.MO//ReportTv.al