Berisha denoncon projektin për ndërtimin e Skavicës, thirrje dibranëve: Mos lejoni përmbytjen e 40 fshatrave

23 Gusht 2022, 18:12| Përditesimi: 23 Gusht 2022, 21:37

  • Share

 

Ish kryeministri Sali Berisha, në takimin me qytetarët në Dibër bëri një koment për Skavicën duke bërë thirrje që të mos lejojnë realizimin e këtij projekti. Berisha kërkon që kompania të rishqyrtojë kontratën me Edi Ramën pasi pretendon të jetë antikombëtare. Sipas tij, projekti për Skavicën sjell përmbytjen e 6 mijë hektarë tokë buke si dhe shpërnguljen e 40 fshatrave në zonë. Ndaj bën thirrje që të mos lejohet zhdukja e Dibrës.

“Në vitin 2005 kur sa mora postin e kryeministrit, më vjen një kompani italiane dhe më thotë se ne kemi kontratën e firmosur me Fatos Nanon për të ndërtuar hidrocentralin e Skavicës. I them që kontratën e ke po hidrocentralin nuk do ta ndërtosh.

Të gdhihesh sot si Enver Hoxha, dhe të thuash se po përmbyt 40 fshatra. Nuk mund ta bësh atë kurrë. Mirë Enver Hoxha se ishte ai që ishte, po si ka mundësi që ti Edi Rama të ndjekësh pikë projektin e tij për përmbytjen e Dibrës.

Si ka mundësi të firmosësh që të përmbytësh mbi 6 mijë hektarë tokë buke për të shpërngulur 37 apo 40 fshatra. Këtë vit doli lajmi se hidrocentralet private e ndërtuara pas 2007-ës kanë prodhuar më shumë energji se ato publike. Si ka mundësi që sot t’i do të ndërtosh hidrocentrale të tilla me përmbytje? Shqipëria është vendi më me diell, mund të ndërtojë panele diellore”, tha Berisha.

Hidrocentrali i Skavicës do të ndërtohet nga një ndër kompanitë më të mëdha të ndërtimit në Amerikë. Pas nënshkrimit të marrëveshjes me SHBA, Rama tha se ndërtimi i Skavicës është një investim me rëndësi për vendin duke e kthyer atë në një faktor në rajon për prodhimin e energjisë, ndërsa tha se kjo është realizimi i një ëndrre 50-vjeçare për Shqipërinë


Lajmi kryesor:

Berisha në Dibër flet njësoj si Meta: Rama dhe Vuçiç kërcënuan Kosovën, i frenoi NATO! Rreziku qëndron mes nesh si 'Shpata e Demokleut'


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?