Ish kryeministri Sali Berisha ka folur nga Dibra për tensionet në veri të Kosovës dhe qëndrimit të kryeministrit me Serbinë, i cili i tha NATO-s që të mbrojë serbët. Berisha tha se Rama dhe Vuçiç janë dy njerëzit që kanë kërcënuar me luftë në Kosovë, por ishte NATO që i frenoi.
“Vuçiç na paraqet ne si terrorist. Shqiptarët po terrorizojnë serbet. Serbët po torturohen thotë ai. Ose NATO ti ndalë ose do ti ndalim vet”, tha Berisha duke iu referuar fjalës së presidentit serb para kombit të tij pasi përfundoi takimin në Bruksel me Albin Kurtin, me të cilin nuk arritën asnjë marrëveshje.
Nga bashkëbisedimi me qytetarët, ish kryeministri Sali Berisha në ditën e përkujtimit të viktimave të regjimeve totalitare, u shpreh ndër të tjera se edhe pse vite pas një regjimi komunist, Shqipëria e veçanërisht Dibra janë ende në rrezik. Për ta ilustruar me shembull konkret sesa në rrezik ishte Shqipëria aktualisht ai përdori proverbën e njëjtë me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, atë të ‘Shpatës së Demokleut’.
‘Kam nder të madh që mblidhemi këtu para monumentit kushtuar, njërit prej tribunëve më të shquar të kombit shqiptar, Elez Isufit, Isuf Xhelilit, tribun i cili qëndroi me një guxim, trimëri dhe mençuri të jashtëzakonshme në mbrojtje të Dibrës.
Ne shqiptarët, në histori na kanë ndjekur rreziqet, kemi patur faktin të kemi njnj2ë pozicion gjeografik të lakmueshëm, pori edhe fqinj që kanë lakmuar trojet tona. Në këtë aspekt, lufta dhe vepra e Elez Isufit, mbetet frymëzuese sot e përgjithmonë në trevat shqiptare pasi morën 2/3 e trojeve fqinjëve të tjerë, Dibra ishte e vërteta ishte bashkë me Hasin, Lumën më e lakmuara. Nuk u kënaqën me atë copëtim dhe atë padrejtësi por vazhduan serbët me përpjekjet më të mëdha për të asgjësuar Dibrën. Në këto betejë e përpjekje askush nuk luftoi më me guxim e trimëri se Elez Isufi dhe Isuf Xhelili. Atëherë Shqipëria ishte në rrezik të madh, e gjithsekush mund të pyesë pse ne në këtë kohë themi që është ende në rrezik. A po e shpikim apo po themi një realitet të hidhur. Pasi dolëm nga komunizmi sërish rreziku qëndron mbi ne si shpata e demokleut. A jemi sot në rrezik apo po e teprojmë duke e shpallur diçka të tillë?’- tha Berisha në Dibër.
Më tej, Berisha përmendi edhe relatat e kryeministrit Rama dhe presidentit Serb Vuçiç ku sipas tij, vendi ynë përpos periudhës së vitit 1945 (Atëherë kur qeveria e ish Jugosllavisë njohu qeverinë e Shqipërisë) është vasale e Beogradit. E thënë ndryshe, Berisha nënkuptoi nga Dibra që qeveria e Ramës ndjek të njëjtën politikë si ajo e diktatorit Enver Hoxha, një deklaratë kjo që e përmend thuajse në ccdo dalje të tij publike. Sipas Berishës, relata ‘vëllazërore’ e Ramës dhe Vuçiç duket në fjalën e kreut të qeverisë në samitin e NATO-s ku ky i fundit u bë avokati i Vuçiç.
Ish kryeministri Sali Berisha bëri një koment për ndërtimin e Skavicës duke bërë thirrje që të mos lejojnë realizimin e këtij projekti pasi sipas tij sjell përmbytjen e 6 mijë hektarë tokë buke si dhe shpërnguljen e 40 fshatrave në zonë. Berisha kërkon që kompania të rishqyrtojë kontratën me Edi Ramën pasi pretendon të jetë antikombëtare.
Hidrocentrali i Skavicës do të ndërtohet nga një ndër kompanitë më të mëdha të ndërtimit në Amerikë. Pas nënshkrimit të marrëveshjes me SHBA, Rama tha se ndërtimi i Skavicës është një investim me rëndësi për vendin duke e kthyer atë në një faktor në rajon për prodhimin e energjisë, ndërsa tha se kjo është realizimi i një ëndrre 50-vjeçare për Shqipërinë
Berisha vuri theksin te bashkëpunimi dhe shtrirja e dorës sot ku tha se PD ka zgjidhje dhe se beteja e madhe është përpara për t’i thënë Edi Ramës ‘boll më’ dhe kjo arrihet me protesta të fuqishme.
‘Ajo çka ne kemi mision është zgjidhja e problemeve. Të gjitha problemet kanë ardhur nga botëkuptimi i Edi Ramës i cili i lejon vetes me kënaqësi të vendosë monizmin, të marrë të gjitha pushtetet. Në 2007 80 për qind e pushtetit ishte e PS-së. Tha nuk hyjmë në zgjedhje se kishte frikë nga rezultati. Shtymë zgjedhjet 5 muaj, isha i vendosur ti shtyja dhe 1 vit. Një pushtet monist nuk e pranoja, madje më çonin fjalë nga Brukseli që Berisha mos të pyesë për të por të bëjë zgjedhjet. Por monizmi na ngelej ne dhe ne nuk ishim partia që pranonim monizmin. Çfarë arritëm në këtë vit, arritëm një gjë, jemi në këmbë dhe të vërtetë. Vendimet i marrim në përputhje të plotë me interesat tona publike e kombëtare. Sot Shqipëria ka një opozitë të vërtetë. jemi përgjegjës për të ofruar zgjidhje, arritëm të bashkohemi me grupet organizatat, individët e kauzave sepse u vendos një perde mos ta politizojmë. Vritet tjetri në derë të shpish, e vrau policia në derë të shtëpisë, te pragu i derës. Mori fund kjo. Po qe kauzë e drejtë do e mbështesim me gjithë potencialin tonë. Mirëpres me padurim bashkëpunimin me sindikatat. Të gjejmë format e bashkëpunimit. Rama është një makineri që grabit qytetarët. Kemi një betejë të madhe përpara, beteja është ti themi Edi Ramës, boll vodhe, ik. Dhe ajo bëhet siç e thatë vetë këtu me protesta të fuqishme. Pushteti i tij është i paligjshëm, pushteti i tij ka ardhur nga droga, krimi dhe patronazhistët, ka ardhur nga shteti elektoral si në diktaturë. Nëse një kryeministër përdor shtetin për zgjedhje, ai nuk bën zgjedhje. Ishte fatale që opozita, jo pse humbi zgjedhjet, por nuk doli në shesh për t’i treguar vendin atij. Ajo fitore do i dalë nga hundët atij.’- tha Berisha.
Ish kryeministri Sali Berisha, në takimin me qytetarët në Dibër bëri një koment për Skavicën duke bërë thirrje që të mos lejojnë realizimin e këtij projekti. Berisha kërkon që kompania të rishqyrtojë kontratën me Edi Ramën pasi pretendon të jetë antikombëtare. Sipas tij, projekti për Skavicën sjell përmbytjen e 6 mijë hektarë tokë buke si dhe shpërnguljen e 40 fshatrave në zonë. Ndaj bën thirrje që të mos lejohet zhdukja e Dibrës.
“Në vitin 2005 kur sa mora postin e kryeministrit, më vjen një kompani italiane dhe më thotë se ne kemi kontratën e firmosur me Fatos Nanon për të ndërtuar hidrocentralin e Skavicës. I them që kontratën e ke po hidrocentralin nuk do ta ndërtosh.
Të gdhihesh sot si Enver Hoxha, dhe të thuash se po përmbyt 40 fshatra. Nuk mund ta bësh atë kurrë. Mirë Enver Hoxha se ishte ai që ishte, po si ka mundësi që ti Edi Rama të ndjekësh pikë projektin e tij për përmbytjen e Dibrës.
Si ka mundësi të firmosësh që të përmbytësh mbi 6 mijë hektarë tokë buke për të shpërngulur 37 apo 40 fshatra. Këtë vit doli lajmi se hidrocentralet private e ndërtuara pas 2007-ës kanë prodhuar më shumë energji se ato publike. Si ka mundësi që sot t’i do të ndërtosh hidrocentrale të tilla me përmbytje? Shqipëria është vendi më me diell, mund të ndërtojë panele diellore”, tha Berisha.
Hidrocentrali i Skavicës do të ndërtohet nga një ndër kompanitë më të mëdha të ndërtimit në Amerikë. Pas nënshkrimit të marrëveshjes me SHBA, Rama tha se ndërtimi i Skavicës është një investim me rëndësi për vendin duke e kthyer atë në një faktor në rajon për prodhimin e energjisë, ndërsa tha se kjo është realizimi i një ëndrre 50-vjeçare për Shqipërinë
Berisha nga Dibra iu referua edhe marrëdhënieve të Ramës me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, për të cilin tha se ai i paraqet shqiptarët si terroristë.
“Vucic na paraqet ne si terrorist. Shqiptarët po terrorizojnë serbet. Serbët po torturohen thotë ai. Ose NATO ti ndalë ose do ti ndalim vet. Unë ju them se nuk ka minoritet më të mbrojtur sesa minoritet serb në Kosovë.
Të gjitha organizmat ndërkombëtare e mbikëqyrin. Unë që po ju flas si kryeministër jam marrë me përkushtimin e tyre me fondet e qeverisë shqiptarë kemi investuar për ta. Kush po e kërcënon minoritetin serb, Vuçiç dhe urrejtja e tij ndaj shqiptarëve. Vuçiç është vëllau i Edi Ramës.
Edi Rama u bë avokati i tij në samitin e NATO-s. Jo i tha shteteve të NATOs mos i kërkoni pse nuk po zbaton sanksionet e Rusisë”, u shpreh Berisha.
Përveç 45 Shqipëria është më vasale se kurrë e Beogradit dhe të vjen turp sesi qeveria jote bëhet një shtojëse e qeverisë së Beogradit. I një Beogradi që ka armiqësi. Ky (Vuçiçi) është Putin i Vogël po është kaq i vogël po aq paranojak po aq mizor, s’ka armët e tij po… Ia thanë dhe gjeneralët e tij.’- tha Berisha.
E din Dibranet se kushe je ti e cfare ke bere pere kete shqipni o moster
PërgjigjuKy thote qe pas 45'e deri tani kemi qene vasale te serbeve!I bie qe pas 45'te gjitha qeverite kane qene vasale te Serbise,pra dhe qeveria Berisha paska qene vasale e serbeve?!
PërgjigjuNe shtator ti dhe iliri i rexhepit do mirni te gjatin! Ju maskarenj duhet te ishit zhdukur nga politika!!ju nuk e kuptoni qe populli ju urren!!mbani njeres me te paguar ne mitinge!fuck you
PërgjigjuSali po na fyen! Nuk e duroj dot kete fakt qoft dhe politik ne djall qoft. Je i humbur o i marre qe na marrose te gjithve amnisti kerkon? ik qerrohu se na e shpife bashk me amnistine tende.Cfar borxhi ju kemi te durojm akoma fytyrat tuaja. Ikni ore te marre thyeni qafen
PërgjigjuIk o sali ik se na neveritesh ti bashk me ilir meten. Jo se keta te tjeret jane burra me te mire se ju por ju qelbeni ere kuterboni
PërgjigjuO plere e kombit vetem urrejtje dhe vellavrasje mbjell ngado qe kalon . Nuk di se ku te kapesh dhe si te krijosh kaos do ti provosh te gjitha por nje gje duhet ta dish ne mos ti femijet e tu kane per ti paguar poshtersite dhe krimet qe i ke ber ketij populli . Jo sepse ky qe e ka pushtetin eshte i mire dhe ky ndyresire eshte por ti je fatkeqesia e ketij populli budalla qe nuk te djeg me gjithe fis
PërgjigjuPo ke 30 dhjete vjet mor maskara qe tallesh me te vraret ke pasur pushtetin cfare u bere vetem i le ne hije komunisti qelbur do ti te dishe per ta ty te intreson vetem familja jote turp te kesh dhe per ata qe te degjojne ty
Përgjigju