Kur na ndajnë pak ditë nga afati për regjistrimin e koalicioneve në KQZ, Partia Demokratike po mbyll negociatat me aleatët, të cilat më të vështira po rezultojnë ato me Shpëtim Idrizin e PDIU.
Kjo e premte qartësoi marrëveshjen me Partinë e Lirisë, e cila do të ketë 4 kandidatë në listat e mbyllura, që konsiderohen mandate të sigurta. Nga burgu, në listë të sigurt do të jetë Ilir Meta, e bashkë me të, Tedi Blushi, Erisa Xhixho dhe Edmond Haxhinasto në qarqet e Tiranës, Fierit, Elbasanit e Korçës. Nga një vend në listat e mbyllura do të kenë edhe 3 aleatët Mediu, Dule e një përfaqësues i partisë së Agron Dukës.
Por teksa në PD po mbyllen “pazaret” e fundit të aleancës, koalicioni i radhës opozitar u zyrtarizua pak metra më tutje. Shqipëria Bëhet e Adriatik Lapajt dhe Nisma Thurje e Endri Shabanit dhe Pano Sokos firmosën bashkëpunimin e tyre. Pjesë e këtij koalicioni është dhe një forcë e tretë, LDPSH (Lidhja Për të Drejtat e Punëtorëve Shqiptarë).
Më herët, edhe Dashamir Shehi e Enkelejd Alibeaj zyrtarizuan marrëveshjen, duke e çuar në të paktën 3 numrin e koalicioneve opozitare që garojnë më 11 maj.
Komente

Demokrat ti gezone 7 deputet kollovare plus 2 pdu. Luftoni po berisha nuk pyete. Kasta e vjeter mbeten deputet.flm
Përgjigju