Berisha dhe Malltezi të mërkurën në SPAK për akuzën/ Petro Koçi: Protesta, motivim anti-shtet! Gazetari: Iku koha po na arrestuat do bëjmë trazira

9 Shtator, 17:17| Përditesimi: 9 Shtator, 19:43

  • Share

Të mërkurën në dyert e SPAK do të paraqitën sërish ish kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, në mbyllje të hetimeve të Prokurorisë së Posaçme lidhur me aferën ‘Partizani’. Berisha dhe Malltezi do të mësojnë akuzat ndaj tyre.

Më shumë u diskutua në Studio Live, Report Tv. Socialisti Petro Koçi dhe gazetari Anri Bala dhanë mendimin e tyre se çpritet më tej ditën e mërkurë.

Deputeti Koçi tha për Arbër Hitajn se për Berishën duhet të ketë ndjekje penale për çështje të tjera më të rënda, ndërsa shtoi se qasja e tij ndaj drejtësisë historikisht ka qenë destruktive.

'Përderisa SPAK e ka mbajtur Berishën të izoluar për sjelljen e tij destruktive ndaj drejtësisë, ka ardhur momenti të përmbyllet procesi hetimor. Do paraqitet akuza. Komenti im, për mua Berisha duhet të ndiqet penalisht për çështje më të rënda se sa afera Partizani. Sigurisht nëse për çështje të tjera më vonë do ketë kallëzime, prova, jo vetëm Berisha sigurisht do përfundoj në dyert e drejtësisë. Protesta është vijimësi e raportit historik të PD me drejtësinë. Kur drejtësia vepron mbi zotin Berisha motivimi anti shtet është edhe më i madh. Presioni mbi drejtësinë tani është më i madh. Politika duhet të sillet si një politikë pro shtetërore. Dhe me drejtësinë të ketë raport konstruktiv.'

Anri Bala theksoi se tashmë ka ikur koha kur Berisha, Meta apo Rama trembnin drejtësinë

'Lirimi i zotit Malltezi ka qenë në të paktat që SPAK ka ndryshuar, pas zotit Vangjush Dako. Berisha ka një gjë që çdo protestë kundër drejtësisë i bën madhështore. Çdo gjë që ka lidhje me drejtësinë ky është gabimi dhe dallimi madhështor i Berishës me Ramën. Kjo është mendësia e Berishës. Protestë nuk ka për të patur, iku koha po na arrestuat do bëjmë trazira. Nëse do vijë puna për tu arrestuar, këtë e thotë gjykata. Për shkak të moshës nuk ka për të ndodhur ndonjë trazirë. Sot nuk ka njeri frikë, as zotin Berisha, as zotit Rama, as zotin Meta. Këta kanë ngelur mentalitetin e vjetër. Që kur niset atje ky është fitimtari.'

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?