Kryetari i Partisë Demokratike u pyet disa herë nga gazetarët e pranishëm për mendimet ndryshe brenda PD-së, analizën e zgjedhjeve, reformimin e saj dhe fraksionet e mundshme, duke i rikujtuar edhe Rithemelimin me të cilin u rikthye në PD për të fituar zgjedhjet e 11 majit.
Por si gjithnjë, ai nuk dha përgjigje të drejtpërdrejtë, duke pretenduar se zgjedhjet ishin në farsë dhe se PD ishte parti e lirisë dhe mendimit. Ai u shpreh se zgjedhjet nuk ishin të lira, por nuk ishte kundër mendimeve ndryshe në parti që kërkonin reformimin, duke vënë theksin te diversiteti.
“Partia Demokratike është parti e të drejtave dhe lirisë së mendimit. Partia duhet të jetë e bashkuar në parimet dhe vlerat që e bashkojnë. Duhet të pranojë diversitetin. Por ajo që mendoj unë, që është e qartë si drita e diellit, 11 maji 2025 ishte farsë elektorale. Ata që s’e kanë të qartë kanë mungesë të kulturës elektorale”, tha ai.
Kurse ‘faturën’ e humbjes së zgjedhjeve ia la ‘makinës elektorale shtetërore’, duke thënë se u harxhuian 1,5 mld euro nga qeveria para dhe gjatë fushatës.
“U harxhuan 1,5 miliardë euro për zgjedhjet, nga gjobat, grantet, koncesionet, lejet, bonusi për pensione, miliona metra katrorë sipërfaqe ndërtimi, qindra-mijëra legalizime, qindra miliona rrënjë kanabisi. Zgjedhjet janë një farsë dhe farsat janë tipike dukuri e narkodiktaturave dhe juntave ushtarake”, tha ai mes të tjerash.
Lajmi kryesor:
Berisha kundër ndryshimeve në Kodin Penal, kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: S’mund të ndryshohet çdo 10 vite, favorizohen vrasës e të dënuar përjetë! Sulmon Dumanin e Gjokën
A.Q/SI.E./ReportTv.al
