Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se ndryshimi i Kodit Penal çdo 10 vite bëhet për qëllime të caktuara nga kryeministri Edi Rama dhe e cilësoi “Kodi narko-penal”.
Ai tha se ndryshimet në Kodin Penal po bëhen për të favorizuar vrasësit serialë, të dënuarit e përjetshëm, zyrtarët e korruptuar dhe veçanërisht goditjen e fjalës së lirë të qytetarëve dhe mediave nëse flasin për drejtësinë, gjyqtarët dhe prokurorët.
“Rama paraqiti Kodin narko-penal. Kodi favorizon të burgosurit përjetë. Kod me parime mafioze. Të ndryshosh Kod çdo 10 vite, do të thotë se interesa tepër të mprehta të detyrojnë të ndërmarrësh një akt të tillë. Dhe kur këtë e ndërmerr në mënyrë pothuaj të fshehtë, pa konsultim paraprak me faktorë kryesorë, me avoketër, gjyqtarë, prokurorë, shoqërinë civile, mediat, me deputetët, por del sikur e nxjerr nga shpella dhe e paraqet atë, tregon se s’ke asgjë të përbashkët aty për interesat e shtetit ligjor dhe as të qytetarit dhe mbrojtjes së tyre, përkundrazi ke vetëm interesat e narkoshtetit, karteleve të drogës që të imponojnë të ndërmarrësh një hap të tillë nën sekret të plotë”, tha Berisha mes të tjerash.
Më tej ai denoncoi faktin se qytetarët arrestohen dhe dënohen për parkime, kurse zyrtarët dhe vrasësit serialë favorizohen. Madje u shpreh në favor edhe të rikthimit të dënimit me vdekje.
“Dënohet qytetari për një parkim. Zyrtari i lartë duhet të vjedhë qindra milionë që të dënohet. Kod i çudive të mëdha. Kodi që vrasësit serialë i nxjerr nga dënimi i përjetshëm dhe u jep një shans të dytë. Edhe në vendet demokratike të botës, ata marrin dënimin me vdekje. Nëse pyet qytetarët sot, janë të gatshëm të votojnë për dënimin me vdekje. Por këta po u japin shans të dytë atyre që kanë vrarë. Kodi është kryekëput infrastrukturë ligjore e narkoshtetit të instaluar. Ky Kod ka rikthyer nenin 55 të diktaturës komuniste”, vijoi kreu i selisë blu.
Berisha nuk kurseu as gjyqtaren e GJKKO Irena Gjoka, që i dha masën atij dhe dhëndrit me arrest shtëpiak për aferën "Partizani", dhe kreun e SPAK, Altin Dumani, duke thënë se po favorizohen nga ky Kod, duke dënuar fjalën e lirë të mediave nëse shkruajnë për gjyqtarë e prokurorë.
“Irena Gjoka me fakte është delinkuente, kriminele, e dënuar me burg, e kurrë s’mund të ishte gjykatëse magjistrate, por e kanë futur si thelë për ta shfrytëzuar në mënyrën më të epërme. Imagjinoni Altin Dumani që ka 3 a 4 shtëpi dhe banon te vjehrri, thuhet se të vjehrri. Mban në dosje emrat që kushëriri i tij ka denoncuar se nxirrte në pritë rivalët, siij ka denoncuar se nxirrte në pritë rivalët, siç është Shpataraku. Pra Altin Dumani për të cilin thuhet se për 700 mijë euro nuk dënoi për rastin e Jani Prengës, zhdukjen, të Altin Hajrit dhe së fundmi fsheh mandatin e arrestit prej javësh të Troplinëve. Një mbrojtje të tillë Enver Hoxha s’ia ka dhënë kurrë Aranit Çelës. Atentat i rëndë në themelet e transparencës. Kanë futur edhe nenin se po fole ndaj gjykatës dënohesh kaq dhe aq. Atentat i rëndë ndaj mediave dhe Kushtetutës”, tha Berisha.
Berisha theksoi se do vijojë ta denoncojnë këtë Kod. Sipas tij, 'ka dalë nga zyrat e Ramës' e po zbatohet nga ministri Ulsi Manja, teksa besonte se as Bashkimi Europian nuk do e pranonte.
Ai kujtoi disa herë faktin për heqjen e dënimit me vdekje, të cilin e kishte mbështetur në kohën kur u hoq, por këmbënguli se aktualisht për disa raste është “absolutisht i domosdoshëm”.
Kurse për analizën e zgjedhjeve në parti, zërat kundër, fraksionet e mundshme dhe përgjegjësitë për humbjen më 11 maj, Berisha tha se partia është e bashkuar në diversitet dhe mendimet janë të lira, por shkakun e humbjes ia 'faturoi' qëeverisë, që sipas tij harxhoi 1,5 mld euro para dhe gjatë fushatës për të realizuar farsën elektorale.
Kryetari i Partisë Demokratike u pyet disa herë nga gazetarët e pranishëm për mendimet ndryshe brenda PD-së, analizën e zgjedhjeve, reformimin e saj dhe fraksionet e mundshme, duke i rikujtuar edhe Rithemelimin me të cilin u rikthye në PD për të fituar zgjedhjet e 11 majit.
Por si gjithnjë, ai nuk dha përgjigje të drejtpërdrejtë, duke pretenduar se zgjedhjet ishin në farsë dhe se PD ishte parti e lirisë dhe mendimit. Ai u shpreh se zgjedhjet nuk ishin të lira, por nuk ishte kundër mendimeve ndryshe në parti që kërkonin reformimin, duke vënë theksin te diversiteti.
“Partia Demokratike është parti e të drejtave dhe lirisë së mendimit. Partia duhet të jetë e bashkuar në parimet dhe vlerat që e bashkojnë. Duhet të pranojë diversitetin. Por ajo që mendoj unë, që është e qartë si drita e diellit, 11 maji 2025 ishte farsë elektorale. Ata që s’e kanë të qartë kanë mungesë të kulturës elektorale”, tha ai.
Kurse ‘faturën’ e humbjes së zgjedhjeve ia la ‘makinës elektorale shtetërore’, duke thënë se u harxhuian 1,5 mld euro nga qeveria para dhe gjatë fushatës.
“U harxhuan 1,5 miliardë euro për zgjedhjet, nga gjobat, grantet, koncesionet, lejet, bonusi për pensione, miliona metra katrorë sipërfaqe ndërtimi, qindra-mijëra legalizime, qindra miliona rrënjë kanabisi. Zgjedhjet janë një farsë dhe farsat janë tipike dukuri e narkodiktaturave dhe juntave ushtarake”, tha ai mes të tjerash.
Komente

Si mund te jet kaq i lig nje human
PërgjigjuNeqoftese dote rikthehet denimi me vdekje ky duhet te jete i pari qe e meriton ,mbasandej gjyqtaret dhe prokuroret qe e ndihmuan deri me tani kjo dote ishte drejtesia ne Shqiperi.Duheshte te fillonte qe ne vitin 91.
PërgjigjuSakte. Krimet qe ka bere ky jane te panumerta, por tani do ta perdori kete politikisht edhe pse e di qe nuk jane votat per ta kaluar keto lloj ligjesh.