Politikë

Berisha e akuzoi për falsifikim dokumentesh, Bido: E kam nxjerr blof me fakte! Fitorja e PS do sjellë anëtarësim në BE, Greqia s’mund ta bllokojë procesin e integrimit

1 Prill, 20:20| Përditesimi: 1 Prill, 20:38

  • Share

Kandidati i PS për qarkun e Vlorës, Ardit Bido i është përgjigjur sulmeve të kreut të PD Sali Berisha, i cili e akuzoi për falsifikim dokumentesh arkivore.

I ftuar ditën e sotme në emision ‘Frontline Interview’ në Report Tv, me gazetaren Marsela Karapanxho, Bido tha se akuzat që i ka bërë Berisha ia ka vërtetuar me dokumente që s’janë të vërteta.

‘Ka pasur akuza ndaj meje. I pari ishte Fredi Beleri, e vijoi Berisha që sipas tij unë kam falsifikuar një dokument në arkivë që ai është i mikrofilmuar që nga viti 2001 dhe Berisha doli blof. Pastaj doli një ditë më vonë dhe tha që unë jam ende drejtor i arkivave, ndërkohë që unë nuk jam më dhe dola e nxora me dokument dhe ai doli për herë të dytë blof. Unë kam deleguar kompetencat para pezullimit, dhe kur është bërë pezullimi unë nuk kthehem dot më në detyrë. Nëse unë nuk fitoj në zgjedhje, do të duhet një akt emërimi nga kryeministri për të më emëruar qoftë mua ose qoftë këdo tjetër. Po këto blofe tregojnë se opozita është e fiksuar në një drejtim, duhet të godasim ata që nesër do na vendosin në siklet në parlament. Bëjnë këto sulme për të cilat unë i falenderojë, sepse i kam nxjerr edhe blof me dokumente’, tha ai.

Teksa u ndal tek anëtarësimi i vendit në BE, Bido tha se kjo është e realizueshme në 2027 pas fitores së PS në zgjedhjet e 11 majit.

‘Negociatat me BE përfundojnë në 2027, në mes të mandatit të ardhshëm, ky është fakt i ardhur nga BE. Nëse do ndodhte që të fitonte PD do të shbënte reformën në drejtësi dhe do të bëhej një destabilitet politikë dhe kjo dritare që është hapur është e lidhur me fitoren e thellë të PS në zgjedhjet e ardhshme. Hyrja në BE është pas dy vitesh në 2027 sepse kjo është deklaruar nga komisioni Europian. Opozita thotë për reformën në drejtësi që do ta shbëjë dh shpërbërja e SPAK dhe GJKKO nënkupton ndërprerje të negociatave me BE’, tha ai.

I pyetur nëse mund të bëhet Greqia pengesë për anëtarsimin e vendit në BE, Bido tha se jo. Sipas tij, Bashkimi Europian do që të zgjerohet me vende të tjera.

‘Nuk e di këtë. Por nuk besoj se Greqi do ta bllokojë Shqipërinë pavarsisht dëshirës të opozitës beleriste që kemi ne në Shqipëri dhe unë nuk besoj se do të ndodh për faktin që SHBA dhe BE duan që Shqipëria dhe Mali i Zi duan që të hyjnë në BE për të dhënë edhe atë sensin e zgjerimit të mëtejshëm. Nuk besoj se do të ketë ndonjë bllokim të drejtëpërdrejtë, sikurse duan ata të aleancës së antishqiptarisë madhështore. Berisha ka thënë që Shqipëria nuk plotëson asnjë kusht për të qenë në BE. Ne e pamë se si Berisha ishte krah njerëzve të akuzuar nga Greqia në takim që bëri në Greqi, se si flamuri grek ishte i kudo ndodhur dhe flamuri shqiptar ishte dytësor dhe u premtua se si marrëveshja e detit do të bëhet realitet sërish. Dëgjuam gjëra që janë skandaloze’, tha ai.

S.B/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?