Politikë

Berisha: Edi Rama të vijë urgjent në Parlament, të miratohet rezolutë që dënon aktet armiqësore ndaj shqiptarëve

17 Shkurt, 15:08| Përditesimi: 17 Shkurt, 15:47

  • Share

Kreu i PD, Sali Berisha teksa foli në Kuvend, u ndal tek deklaratat e zv/presidentit të SHBA-së JD Vance. Vance u shpreh nga Konferenca e Sigurisë në Mynih se pushteti nuk mund të merret duke arrestuar kundërshtarët politik, apo duke censuruar mediat, deklaratë kjo e cila ishte për vendet e Bashkimit Europian. 

Por, Berisha vijon ti përdor për propagandë duke thënë se ato ishin mesazh për politikën në Shqipëri.

Ai tha se i vetmi që ka burgosur kreun e opozitës në Europë është kryeministri Edi Rama. Berisha kërkoi që Rama  të vijë në Parlament dhe të miratohet një rezolutë në të cilën të dënohen aktet, të cilat ai i quajti si armiqësore ndaj shqiptarëve.

‘Zv presidenti i SHBA u tha europianëve, shqiptarëve dhe botës se armiku më i madh është ai që keni brenda dhe arreston kreun e opozitës dhe kreun e opozitës në Europë e ka arrestuar vetëm Rama. Tha se armiku juaj është ai që mbyll mediat sociale, tiktok ka vendosur ta mbyll Rama. Foli për arrestim gazetarësh, dy gazetar i arrestoi para dy muajsh Edi Rama. Tani kam një propozim. Edi Rama të vijë urgjent në Parlament dhe të miratohet një rezolutë në të cilën të dënohen këto akte armiqësore ndaj shqiptarëve dhe demokracisë. Ky është propozimi hidheni në votë dhe pastaj vazhdojmë’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Kuvend/ PS e PD dakordësi, miratohen me 108 vota pro ndryshimet në Kodin Zgjedhor, futen në fuqi menjëherë! 1.5 mln euro fond partive për 11 majin (FOTOT)


S.B/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?