Ish kryeministri Sali Berisha ka folur jashtë Kuvendit duke përmendur konferencën për shtyp të Edi Ramës me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s në Bruksel. Berisha thotë se Rama kërkon të mbulojë përvetësimin e 1000 metrave katrorë në Durrës me angazhimin e NATO-s në Porto Romano.
Sipas Berishës, Rama recitoi për bazën detare të NATO-s ndërsa Jens Stoltenberg foli vetëm për rolin e Shqipërisë dhe Ballkanin.
"Unë e përshëndes gjithashtu për faktin se nuk e përtypi mashtrimin e paskrupullt të Ramës që për të mbuluar megaaferën e tmerrshme me Elemanin të përvetësimit të 1000 m katrorë në Durrës kërkon ta mbulojë me angazhimin e NATO në Porto Romano. Ky propozim i Ramës është një megaskandal që kërkon të përdorë reputacionin e jashtëzakonshëm që ka Aleanca për qëllime korruptive.
Pata kënaqësi të konstatoj se në konferencën e shtypit ndonëse Rama nisi recitimin e tij me portin e madhërishëm që do të ndërtohej por Sekretari i përgjithshëm i NATO bëri sikur nuk kishte dëgjuar asnjë fjalë nga bashkëbiseduesi por foli për rolin e Shqipëri Ballkanin dhe unë e përshendes.
Nga ana tjetër është guxim i madh të dalësh e të shëtisësh kur ke damkën e një megakorruptori e një persekuoti të fjalës së lirë, në një kohë kur bën gjithçka për të lartë paratë e krimit", tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Kuvendi rrëzon dekretin e Metës për Butrintin! Seanca shoqërohet me debate! Berisha s’lëshon foltoren në Kuvend, garda e rrethon! Ofendon Spiropalin
//ReportTv.al