Politikë

Berisha flet për kontratën me Chris LaCivita, por nuk jep shifër: S’është për lobim, por për konsulencë elektorale! 100% e ligjshme, në KQZ sipas afatit

8 Maj, 15:20| Përditesimi: 8 Maj, 23:11

  • Share

 

Gjatë konferencës së sotme për shtyp, kreu i PD, Sali Berisha u pyet edhe në lidhje me kontratën e lobimit me Chris LaCivita, por pa e zbardhur shifrën e saj.

Gazetarja e Report Tv, Esiona Konomi e pyeti në lidhje me modelin e kontratës dhe pagesën e kryer.

“PD ka kontratë me Chris LaCivita absolutisht jo për lobim. Ajo është kontratë për konsulencë elektorale dhe kjo është e ndryshme në ligjin amerikan. Por çështja ime ka tërhequr vëmendjen e dhjetëra analistëve të njohur e të shquar botërorë, edhe ai gazetari që unë nuk e njoh, thonë se është korespondent në Shtëpinë e Bardhë dhe ka drejtuar një pyetje në zyrën përkatëse. LaCivita nuk ka kontratë lobimi, por konsulencë”, tha ai.

Dhe duke vijuar me përgjigjen e një pyetje të radhës nga gazetarja, u shpreh se kjo kontratë ishte 100% e ligjshme dhe do të bëhej transparente në KQZ në kohën e duhur, sipas parashikimeve ligjore.

“Çdo pagesë e kontratë do depozitohet në kohën e duhur siç e kërkon ligji në KQZ dhe atje ku duhet. Ai është figurë e shquar ndër më të shquarit në domainin elektoral që ka shkelur. Mund të jenë edhe dy-tre kompani, është standart normal ligjor, kontrata është 100% transparente dhe e pastër, do depozitohet në kohën e duhur”, u shpreh Berisha, por pa treguar shifrat e saj.

 

 

 

Ora 23:09
Pyetjet me dollarë ‘shurdhojnë’ Berishën, i shmanget sqarimit për kontratën me LaCivitan (VIDEO)

Gjatë konferencës së sotme për shtyp, kreu i PD, Sali Berisha u pyet edhe në lidhje me kontratën e lobimit me Chris LaCivita.

Ai u përpoq të fitonte kohë për të menduar përgjigjen evazive duke bërë sikur nuk dëgjonte pyetjet e gazetares.


Lajmi kryesor:

Pas postimit të gazetarit, Berisha tenton ta shesë si ‘vendim’ të DASH-it, por nuk përmend ‘non gratën’ që është në fuqi: S'kam kërkuar vizë për SHBA!


A.Q/r.k./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se zgjedhjet do ndikojnë në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së?