Politikë

Berisha: Lobimi 6 mln dollarë s’ka lidhje me zgjedhjet, LaCivita po! PD jo partner kontraktual! Fondacioni 'MAGA' themeluar nga patriotë

1 Maj, 17:52| Përditesimi: 1 Maj, 21:03

  • Share

TIRANË- Për herë të parë Sali Berisha në një konference për mediat foli për kontratën e lobimit 6 mln dollarë, që pasi ajo u publikua në media. Në një konferencë me gazetarët, Berisha mori në mbrojtje kontratën e lobimit duke thënë se gjithçka është transparente, ndërsa pretendoi se kontrata me shifrën e kamur nuk ka të bëjë fare me fushatën zgjedhore. Por, në fakt e vërteta është se Flamur Noka e ka firmosur kontratën si Shqipëria Madhështore që është një koalicion me 25 parti.

“Nuk ka të bëjë me zgjedhjet, fare! Ka një nen, 21 i ligjit të Pative Politike, nen që autorizon partitë që të marrin ndihma, mbështetje financiare, nga forcat e tjera politike, organizata ndërkombëtare politike dhe fondacione. Pra kontrata është 100% e bazuar në ligj. Ndaj s’mund të flasësh as për 6 milionë as për 200 apo 600 mijë. Sipas Berishës, PPE-të denoncuan dhe dënuan përdorimin e pushtetit të qeverisë së Ramës në procesin zgjedhor, kapjen e institucioneve dhe të drejtësisë. Kontrata varet sipas kërkesave të palëve, objektivave të palëev, ndaj një gjë është e sigurt, populli opozitar nuk është jetim, kauzat do mbrohen nga një avokat që do mbrojë kauzën opozitare", tha ai.

Para gazetarëve, Berisha pretendoi se PD nuk është partner kontraktual i kontratës së lobimit, pasi sipas tij PD ka pranuar vetëm shërbimin. Por në fakt e vërteta është se në kontratë Partia Demokratike përcaktohet qartë si Klient, ndërsa garantuesi është Nuredin Seci. Sali Berisha thotë se PD nuk ka dhënë asnjë qindarkë për kontratën, por është komuniteti shqiptaro amerikan që po e paguan. Sa i takon fondacionit ‘Maga’ në SHBA, Berisha tha se u themelua nga nga patriotë, por në fakt Report Tv ka zbuluar se fondacioni ka në përbërje vetëm familjen e Nuredin Secit.

“PD nuk është palë kontraktuese, ne vetëm kemi pranuar shërbimin, janë fondacioni kontraktues. PD nuk ka dhënë asnjë qindarke, edhe sikur ti kishim dhënë për kauzën qe është kontrata janë vlen 100 here. Edi Rama vjedh 130 mln euro me djegësin, dhe vazhdon të thuhet që është udhëheqës i shquar. Cdo gjë është e vlefshme për të demaskuar narkodiktatorin", tha Berisha. 

Berisha tha se nuk mund të flitet për 6 mln dollarë, duke thënë se kontrata ka një nen sipas të cilit palët mund ta ndërpresin kontratën. Por, në fakt tashmë PD i ka paguar 750 mijë dollarë kompanisë amerikane Continetal Strategy.

“Kontrata ka një nen, sipas të cilit palët në çdo rrethanë që ta konsiderojnë të dobishme për veten e tyre ndërpresin kontratën. As mund të flasësh për 6 mln, as për 100 apo 200 mijë. Kontrata është sipas kërkesave të palëve”, tha Sali Berisha.

Ora 18:38
Berisha mbron kontratën: PD dhe ADSHM me firmë në kontratë sepse kemi kauza të njëjta! S’ka gjë për të fshehur, e publikuar në FARA

 

Kreu i PD-së justifikoi kontratën e lobimit të PD-ADSHM me kompaninë amerikane ‘Continental’ se nuk ishte për zgjedhjet e 11 majit, por për kauzat eopozitës, e firmosur nga avokati pranë Trump dhe fondacionit shqiptar “Make Albania Great Again”.

I pyetur se nëse nuk është një kontratë për zgjedhjet, pse duhet të ishin PD dhe aleatët në firmosjen e saj, Berisha tha se “kauzat opozitare janë të përbashkëta”.

“Sepse kauzat eopozitës së vërtetë janë të njëjta, PD-ADSHM ka kauza të njëjta. Koalicioni ka rënë dakord se ka narkoshtet, Rama ka nën kontroll drejtësinë, a i pe si reaguan ata në PPE? Do ketë transparencë dhe gjëra. Çfarë thot PPE, thotë për dosjet 184 dhe 139 janë gur dhe tabelë turpi në qafën e tyre që i mbajnë. Quhet turp për ata që i mbajnë. Gjërat po sintonizojnë në të dy anët e Atlantikut. Çdo njeri që e di ligjin amerikan, kontrata publikohet në FARA, s’ka gjë për të fshehur këtu, mund të gjendet kollaj. Kontrata është mes avokatit të famshëm dhe fondacionit “Make Albania Great Again”, tha Berisha mes të tjerash.

Ai sulmoi politikisht edhe kryesocialistin Edi Rama dhe qeverinë e tij.

“Përpjekja e Edi Ramës për t’i zvogëluar këto, është përpjekja e tij e fundit para se të thyej qafën në datën 11 maj me votën e shqiptarëve”, përfundoi ai.

Ora 18:21
Berisha mbron kontratën e lobimit: 100% e ligjshme, morëm avokatin numër një, do mbrohet populli opozitar dhe PD! S'janë 6 mln USD, mund të ndërpritet

 

Sali Berisha e quajti kontratën e lobimit me kompaninë amerikane “Continental” të ligjshme, e bërë në kuadër të përmirësimit të marrëdhënieve të opozitës shqiptare me shtetin amerikan.

Berisha tha në konferencën e sotme për shtyp se paratë paguhen nga shqiptarët patriotë që kanë krijuar një fondacion për të mbrojtur popullin opozitar nga qeveria e Ramës dhe balta ndaj PD-së.

Ai e cilësoi transparente, teksa theksoi se nuk janë 6 mln dollarë, pasi marrëveshja mund të ndërpritej në çdo kohë dhe kjo shumë nuk ishte e lëvruar, por në fakt tashmë 750 mijë dollarë i janë paguar kompanisë amerikane. 

Por ai tha se për këtë marrëveshje është kontraktuar avokati numër një afër presidentit Amerikan Donald Trump.

Deklarata e Berishës para gazetarëve:

“Kjo kontratë ka një qëllim tjetër. Marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-të, paraqitjen e realitetit shqiptar me të gjithë problematikat e mëdha të tij para administratës së SHBA-ve. Nuk mund të ndodhë dhe nuk do ndodhë më që pa u mbyll kutia e fundit, Edi Rama urohej për fitoren. 

Së dyti ne besojmë se bashkëpunimi i Ramës me bandat kriminale është rrezik jo vetëm për Europën, por edhe për SHBA. Çështja McGonigal është varr i hapur dhe nuk mbyllet. Marrëdhëniet me SHBA kanë prioritet dhe ne nuk mund të heshtim, u hodh shumë baltë ndaj partisë tonë, PD-së dhe ndaj u mor një avokat që ka për detyrë përfaqësimin e kauzave të PD-së pranë presidentit amerikan.

Nuk ka të bëjë me zgjedhjet, fare! Ka një nen, 21 i ligjit të Pative Politike, nen që autorizon partitë që të marrin ndihma, mbështetje financiare, nga forcat e tjera politike, organizata ndërkombëtare politike dhe fondacione. Pra kontrata është 100% e bazuar në ligj. Ndaj s’mund të flasësh as për 6 milionë, as për 200 apo 600 mijë.

Populli opozitar nuk është popull jetim, Rama duhet të marrë të gjithë përgjigjen që meriton për atë që i ka bërë Shqipërisë, grushtin e tij për një vend pa opozitë. Lidhur me milionat që numëroni, kontrata ka një nen, sipas të cilit, palët në çdo rrethanë që e konsiderojnë të dobishme për veten, ndërpresin kontratën. Kontrata varet sipas kërkesave të palëve, objektivave të palëve, ndaj një gjë është e sigurt, populli opozitar nuk është jetim, kauzat do mbrohen nga një avokat që do mbrojë kauzën opozitare.

Ja tek e keni kontratat e Ramës, instalacioni 5 milionë euro. Kurse kjo kontratë, me avokatin numër një, ka si qëllim mbrojtjen e kauzave të opozitës dhe popullit opozitar ndaj një narkodiktatori. Ishim me një takim, ju s’e imagjinoni reagimin e shtetarëve, kur ne shpjegonim 130 mln euro të zhdukura dhe inceneratori nuk ekzistonte. Na u desh t’ia shpjegonim 3 herë dhe si dhe pse, se firma ishte e Edi Ramës. Kur shpjegonim vrapin e Ramës me gërshërë në dorë e pinca në krah. Ditët i ka të numëruara, ftojmë çdo shqiptar t’i përgjigjet thirrjes së brendshme, idealeve dhe europianëve, që ia dogjën pasaportën Edi Ramës. Ajo që del nëpër studio, iku, mori vijë të kuqe, mori fund, s’ka pasaportë Edi Rama.

Referohu si të duash, derisa ka shërbim të ofruar, PD s’mund ta mohojë. Ka patriotë,atdhetarë, antikomunistë që shohin te Rama shkatërrimtarin e kombit dhe kanë krijuar fondacion për të ndihmuar PD-në. S’e kanë krijuar për të ndihmuar veten e tyre, por për PD-në”.

Ora 18:19
A është lobimi për heqjen e non gratës? Berisha: LaCivita është për zgjedhjet! Nuk është historia e McGonigal që i jepen paratë në garazh

 

I pyetur nëse lobimi në SHBA po bëhet për heqjen e non gratës, Berisha thotë se “Lacivita është për zgjedhjet, asgjë tjetër, Continental është për kauzat e drejta të PD”.

Berisha thotë se kontrata është transparente.

“S’ka asgjë sekrete, është shumë transparente. Nuk është historia e McGonigal që i jepen paratë në garazh. Nuk është historia e Bilalit, që martohet me Bilalin se duhej të ishte çift. Janë patriotë shqiptarë që kanë krijuar një fondacion, është një gjë shumë transparente. U ka djeg shumë disave, u ka djeg. Lexojeni cfarë thotë rezoluta, thotë se përdorin institucionet drejtësia kundër opozitës.

Ora 18:05
Rezoluta e PPE alibi për humbjen? Berisha: Është bërë për t’i dalë zot votës së shqiptarëve, Rama bëri çmos që të mos miratohet

 

Sali Berisha në një konferencë për mediat foli për rezolutën e hartuar nga PD që u miratua nga PPE. Ja si u përgjigj Berisha për gazetarët, i pyetur nëse po rezoluta ishte alibi për humbjen:

“Ju më keni pyetur dhjetëra herë si do mbroj votën. Kjo është bërë me qëllimin absolut për t’i dalë zot votës së shqiptarëve. Rama ka bërë çmos që kjo të mos miratohet. Të lexoj unë këtu mesazhet që i çonte eurodeputetëve të PPE për rezolutën e katër muajve më parë, s’do e besonit. Rezolutën e kauzave të drejta, ai që i quan broçkulla nuk po e prish gojën me epitete për të”, tha Berisha.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tepelena: 01/05/2025 20:18

    I’u deshen disa dite qe t’a mendonte pergjigjen. Ceshtje shume e nxehte…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?