Politikë

Berisha me ndjekësit në rrjetet sociale: Ramën e ftoj në debat publik, s’ka çfarë t’i ofrojë publikut! Drejtësinë e reformoj me Venecian

23 Prill, 13:13| Përditesimi: 23 Prill, 18:35

  • Share

Kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, ku u ndal tek fushata elektorale e 11 majit. Berisha ftoi sërish Ramën në debat publik, edhe pse kryesocialsiti e ka refuzuar disa herë ftesën e tij, duke thënë se me kë të bëjë debat “me bufin që është në rrjedhje të lirë”.

Berisha akuzoi Edi Ramën se nuk lejon kandidatët e tij që të dalin në debate me rivalët e Aleancës për Shqipërinë Madhështore. Berisha tha se nuk dalin në debate pasi nuk kanë çka tu servirin shqiptarëve si program.  

“Keni shtruar një çështje shumë madhore. Censura dhe hapat drejt saj, janë hapa drejt diktaturës. Autokratët nuk durojnë dot kritikat, bëjmë gjithçka për të fshehur vendimet dhe veprimet e tyre. U garantoj se data 11 maj, i jep përgjigjen më përfundimtare dhe më të mirë kësaj praktike të ekstremit të majtë, por në që në fakt në rastin e Shqipërisë, është të narkoshtetit shqiptar në raport me transparencën dhe komunikimin.

Ju e shifni se si, Edi Rama refuzon në mënyrë të prerë debatin publik me Sali Berishën. Unë përsëri e ftoj atë, jo se kam ndonjë dëshirë të veçantë të përshëndetem me të, por e bëj këtë pikërisht për hir të transparencës para qytetarëve shqiptarë dhe interesit të tyre. Ai ka bllokuar jo vetëm veten e tij, por ka bllokuar të gjithë kandidatët e tij që nuk lejohen të dalin me rivalët e Aleancës për Shqipërinë Madhështore, mbasi nuk kanë asgjë çka tu servirin shqiptarëve si program, dhe nuk kanë asnjë justifikim për dështimet vjedhjet dhe abuzimet masive që kanë bërë në 12 vite”, tha Berisha.

Nga ana tjetër Berisha ka folur për Reformën në Drejtësi të cilën u shpreh se do ta reformojë nëpërmjet asistimit të Komisionit të Venecias. Berisha akuzoi Drejtorin e Magjistraturës Arben Rakipi, si mafioz që përdor studentët për bizneset e tij.

Ne po bëjmë përgatitje, jemi në kontakt me personalitete të shquara botërore në fushën e të drejtës. Si qeveri do vendosim bashkëpunim të ngushtë me Komisionin e Venecias dhe t’u japim përgjigje më të shpejtë të mundshme të kësaj situate asgjësuese të një drejte themelore për shqiptarët, e drejta e procesit ligjor.

Me gjithë vështirësitë që paraqet, jam optimist. Janë mijëra shqiptarë që kanë studiuar në universitetet më të mira të Europës dhe botës për drejtësi, por i kanë dyert e mbyllura, nuk mund të hyjnë në sistemin e drejtësisë në Shqipërisë, sepse duhet të kalojnë shkollën e Rakipit. Arben Rakipi është një mafioz që përdor Shkollën e Magjistraturës për bizneset e tij. Këto do marrin fund pas 11 Majit."-tha Berisha. 

 

Ora 14:14
Protesta për ujin në Tragjas/ Berisha: Asnjë litër ujë nuk do mund t'u merret banorëve të lumit të Vlorës

 

Kreu i PD-së Sali Berisha, zhvilloi një bashkëbisedim online me qytetarët.

Berisha solli në vëmendje protestën e ujit të Tragjasit pas pytejes online të qytetarit, ku tha se i garanton banorët se asnjë litër uji nuk do të preket.

"Garantoj ju banorëve të Tragjasit dhe të gjithë banorëve të Lumit të Vlorës se asnjë litër ujë nuk do mund tu merret, kurrë pa miratimin tuaj të plotë. Së dyti, qeveria aktuale dhe ajo që vjen mbrapa, ka të gjitha mundësitë për të garantuar sasi kolosale uji pa i marrë Tragjasit, Dukatit, Kuçit, Gjormit apo të gjithë fshatrave asnjë litër ujë.

Janë mijëra e mijëra litra ujë të nëndheshëm që derdhen në det, të cilat kërkojnë vetëm tërheqjen e tyre me pompa gjer në depo të cilat mund ti dërgosh në çdo drejtim. Por e vërteta është se këto ujëra nuk janë vetëm në zonën e Vlorës, por dhe në zonën e Dhërmiut dhe bregut. Kështu që qeveria para se të mendojë ti shndërrojë në shkretëtirë 35 fshatra të lumit të Vlorës që të ua heqë ujin që është jeta e tyre, të marrë pompat, ujin e ëmbël që është kudo, ka patur projekte, ka projekte të mëdha për transferimin e Italisë, ta transferojë një pjesë të tij drejt bregut shqiptar, pa shqetësuar ju. Kështu asnjë shqetësim të mos keni, asnjë votë mos jepni për ata që duan të grabisin ujin, ju siguroj se uji do të mbetet i juaji, i paprekshëm."-tha Berisha.

Ora 14:13
Berisha për Reformën në Drejtësi: Do e bëjmë me Venecian, Arben Rakipi mafioz që përdor shkollën e magjistraturës për bizneset e tij

 

Kreu i PD-së Sali Berisha në një bashkëbisedim online me qytetarët ka folur ditën e sotme dhe për Reformën në Drejtësi.

Berisha ka thënë se do ta bëjnë Reformën në Drejtësi me asistimin e Komisionit të Venecias.

Një proces ligjor në gjykata, që kërkon 15 vite, siç kërkon sot në Shqipëri, është një proces ligjor i vonuar, inekzistent. Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Këtë përjetojnë sot të gjithë shqiptarët. Sot janë në sistemin e drejtësisë në të gjitha shkallët 230 mijë dosje. Ato duan të paktën 20 vite dhe po vijnë duke u rritur.

Është një situatë që tejkalon çdo lloj realiteti në një vend të botës. Nuk ekziston në asnjë vend përveçse në Shqipëri. Reforma e Xhorxh Sorosit kaq shumë e lavdëruar nga sorosizmi, ishte shkatërrimi përfundimtar, ose mohimi përfundimtar i të drejtës së shqiptarëve për të pasur një proces ligjor. Ne kemi shpallur dhe shpallim se rikthimi i kësaj të drejte, se garantimi i procesit ligjor për shqiptarët është një nga detyrimet tona më madhore.

Ne po bëjmë përgatitje, jemi në kontakt me personalitete të shquara botërore në fushën e të drejtës. Si qeveri do vendosim bashkëpunim të ngushtë me Komisionin e Venecias dhe t’u japim përgjigje më të shpejtë të mundshme të kësaj situate asgjësuese të një drejte themelore për shqiptarët, e drejta e procesit ligjor.

Me gjithë vështirësitë që paraqet, jam optimist. Janë mijëra shqiptarë që kanë studiuar në universitetet më të mira të Europës dhe botës për drejtësi, por i kanë dyert e mbyllura, nuk mund të hyjnë në sistemin e drejtësisë në Shqipërisë, sepse duhet të kalojnë shkollën e Rakipit.

Arben Rakipi është një mafioz që përdor Shkollën e Magjistraturës për bizneset e tij. Këto do marrin fund pas 11 Majit."-tha Berisha. 

Ora 13:27
Berisha mesazh punonjësve të administratës: Mos e jepni votën për Ramën, iu detyron të merrni pjesë në takimet e tij

1745406212_saliberisha.jpg

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka folur ditën e sotme në një bashkëbisedim online me qytetarët. Berisha ka akuzuar Ramën se sipas tij po detyron punonjësit e administratës publike të përfshihen në zgjedhjet e 11 Majit. 

"Është e vërtetë që administrata shtetërore është vendosur në një terror real. Ajo është e detyruar për të mbrojtur vendin e punës të marrë pjesë në takime pa asnjë interes, bajate të Edi Ramës. Unë garantoj çdo punonjës të administratës që punon në përputhje me ligjet e vendit, që u shërben qytetarëve në përputhje me ligjet e vendit, se ai konsiderohet nga ne një shërbëtor i çmuar i shtetit shqiptar dhe se ndryshimi i pushtetit do të jetë një zhvillim pozitiv edhe për atë vet pasi do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij pa asnjë lloj presion tjetër përveçse të zbatimit të ligjit.Koha është që të gjithë këta punonjës të mos e japin votën për atë që i detyron të marrin pjesë në takimet e tij bajate, por të votojnë më 11 Maj për ndryshimin, të votojnë për rotacionin, të votojnë për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj."-tha Berisha. 

H.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • George: 23/04/2025 18:02

    Ky njeri vuan nga deliri i madheshtise dhe e injoron faktin se ne Shqiperi me 11 maj 2025, do te zhvillohen zgjedhje per deputete ne Kuvendin e Shqiperise dhe jo per postin e Presidentit e Shqiperise, sic e ka SHBA-ja. Tani ka vene edhe kapele madheshtore, i duket vetja si Trump-i dhe nuk thote qe do te ndertojme "Shqiperine e Madhe", por "Shqiperine Madheshtore", se ia presin shpreblimet e majme fqinjet shoviniste, qe ka 50 vjet qe u sherben.

    Përgjigju
  • Tao: 23/04/2025 14:03

    Eh mor Salih, ne ato maja rripa rripa, nje here ma hipe, nje here ta hipa. Kur te kerkonte Rama debat para 12 vitesh, ti refuzoje, edhe pse ishe me i ri dhe me energjik. Tani eshte Rama qe te refuzon ty edhe pse te kullufit si nje akullore. Perderisa ta kesh damken Non Grata mos prit nga Rama te te konsideroje...je thjesht buf kenete, plaku Mere, non grata etj...as emrin mos prit te ta permendi, lere me te jete ne nje studio te beje debat me ty.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?