Kreu i PD-së Sali Berisha, zhvilloi një bashkëbisedim online me qytetarët.
Berisha solli në vëmendje protestën e ujit të Tragjasit pas pytejes online të qytetarit, ku tha se i garanton banorët se asnjë litër uji nuk do të preket.
"Garantoj ju banorëve të Tragjasit dhe të gjithë banorëve të Lumit të Vlorës se asnjë litër ujë nuk do mund tu merret, kurrë pa miratimin tuaj të plotë. Së dyti, qeveria aktuale dhe ajo që vjen mbrapa, ka të gjitha mundësitë për të garantuar sasi kolosale uji pa i marrë Tragjasit, Dukatit, Kuçit, Gjormit apo të gjithë fshatrave asnjë litër ujë.
Janë mijëra e mijëra litra ujë të nëndheshëm që derdhen në det, të cilat kërkojnë vetëm tërheqjen e tyre me pompa gjer në depo të cilat mund ti dërgosh në çdo drejtim. Por e vërteta është se këto ujëra nuk janë vetëm në zonën e Vlorës, por dhe në zonën e Dhërmiut dhe bregut. Kështu që qeveria para se të mendojë ti shndërrojë në shkretëtirë 35 fshatra të lumit të Vlorës që të ua heqë ujin që është jeta e tyre, të marrë pompat, ujin e ëmbël që është kudo, ka patur projekte, ka projekte të mëdha për transferimin e Italisë, ta transferojë një pjesë të tij drejt bregut shqiptar, pa shqetësuar ju. Kështu asnjë shqetësim të mos keni, asnjë votë mos jepni për ata që duan të grabisin ujin, ju siguroj se uji do të mbetet i juaji, i paprekshëm."-tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Berisha me ndjekësit në rrjetet sociale: Ramën e ftoj në debat publik, s’ka çfarë t’i ofrojë publikut! Drejtësinë e reformoj me Venecian
H.K/SI.E./ReportTv.al
