Evi Kokalari

Politikë

Berisha i dha Metës dhe partisë së tij 4 vende në listat e sigurta, Kokalari: Demokratët po përdoren për të liruar dikë që po gjykohet për korrupsion

4 Mars, 18:48| Përditesimi: 4 Mars, 18:59

  • Share

Aktivistja Evi Kokalari e ka cilësuar tallje me demokratët vendimin e kreut të PD-së, Sali Berisa për t’i dhënë 4 mandate në listat e mbyllura Partisë së Lirisë, me të cilën është në koalicion.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kokalari e sheh si absurde faktin që vota e demokratëve, të cilët kërkojnë përmirësimin e qeverisjes së vendit, të përdoret për të liruar nga burgu një politikan që po gjykohet në korrupsion, si Ilir Meta.

“Sali Berisha pa pike turpi i jep kater mandate LSIse, dhe ju rrini me goje mbyllur se nuk keni dinjitet as te mbroni te drejtat tuaja.

Si mund ta fusesh Ilir Meten ne lista e mbyllura? Ilir Meta eshte ne paraburgim duke u gjykuar per korrupsion.

Fundja, ti kishe dhene nje mandat dhe Erion Velias dhe ja merrje Edi Rames kalane nga brenda.

Turp per te gjithe demokratet qe mbyllin gojen. Ose ikni masivisht nga kjo parti, ose publikisht duhet te gjykohen si njerez pa dinjitet qe mbani kupolen e korrupsionit gjalle”,- shkruan Kokalari.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    PD shpërblen aleatët me 8 mandate të sigurta, si e vlerësoni?