Kryetari i paraburgosur i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar ditën e sotme (4 mars) për firmosjen e marrëveshjes së koalicionit opozitar me Partinë Demokratike, pasi Sali Berisha i siguroi mandatin e tij në listën e sigurt dhe 3 përfaqësuesve të tjerë të PL-së.
Ai falënderoi Kryesinë e partisë që votoi me unanimitet marrëveshjen për hyrjen në koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”.
“Falenderoj Kryesinë e Partisë së Lirisë, që miratoi sonte me unanimitet marrëveshjen për hyrjen në koalicionin opozitar gjithëpërfshirës "Partia Demokrarike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore". Në funksion të Fitores dhe Ndryshimit të shumëpritur më 11 Maj, çdo anëtar dhe simpatizant i Partisë së Lirisë, brenda por edhe jashtë vendit, do të japë kontributin e tij maksimal për shkuljen nga themelet të Narkoshtetit të kalbur, të korruptuar dhe të inkriminuar në çdo qelizë”, shprehet Meta në postimin e tij në Facebook.
Gjithashtu ai u bëri thirrje emigrantëve në Diasporë që këto orë të mbetura t’i shfrytëzonin për regjistrimin në KQZ për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
“U bëj thirrje të gjithë bashkëatdhetarëve tanë në diasporë, që në këto orë të mbetura të regjistrohen për të votuar më 11 Maj, për të ndëshkuar sektin që dëboi mbi 1 milion shqiptarë në emigrim dhe që nga paniku po tenton çdo manovër për të penguar votën e tyre. Vota masive e shqiptarëve për koalicionin gjithëpërfshirës opozitar "Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore" do të sjellë Ndryshimin. Fitore!”, përfundon kreu i PL-së, i cili ndodhet në qeli që prej 21 tetorit 2024, kur u arrestua me urdhër të SPAK-ut.
Postimi i Ilir Metës në Facebook
Komente

PO,,PO,,PIRDH.PIRDH,,,SE LIROHESH.....
Përgjigjuju beje thrje votuseve te votojne dy hajdutet e floririt te krrabes qe te xjerrim vendin nga farferia
Përgjigju