Politikë

Berisha i sigurt: Në shtator do rifillojnë protestat dhe këtë herë Ramaduro nuk do shpëtojë! (VIDEO)

9 Korrik, 20:18| Përditesimi: 9 Korrik, 20:45

  • Share

Pas humbjes së thellë të 11 majit, kreu i Partisë Demokratike ka nisur një fushatë jo vetëm të pretendimeve për farsë elektorale, por edhe të nxirjes së Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Por prej ditësh, ndërsa del në konferenca, ai lakon edhe tezën e një stine të re protestash për të rrëzuar qeverinë, ashtu siç bëri kur e rrëzoi me “mosbindjen civile” para zgjedhjeve.

Berisha edhe sot ka deklaruar se protestat janë të vonuara, duke paralajmëruar se opozita do i nisë në shtator dhe këtë herë shprehet i sigurt se do e rrëzojë kryeministrin, të cilin tani e thërret "Ramaduro", duke e krahasuar me presidentin e Venezuelës.

“Janë të vonuara, shqiptarët kanë vetëm një rrugë, atë të përballjes me Ramaduron”, tha ai mes të tjerash, teksa u pyet nga gazetarët në konferencën e radhës.

Dhe më tej vijoi:

“Shqiptarët kanë rrugën e protestës dhe përballjes me narkoshtetin për të rifituar votën e lirë. Do i nisim pa diskutim. Pa asnjë diskutim. Janë të vonuara. Nuk ka asnjë rrugë tjetër. Ramaduro nuk shpëton kësaj here. Ramaduro është kapur në çark dhe nuk ka forcë në botë që ta shpëtojë. Ua them unë ju. Dhe ka shumë njerëz që janë të vendosur”.

Dhe në çast iu rikthye historisë elektorale të 11 majit, me “provat e manipulimit” zgjedhor, ku tha se po paraqet dokumente faktet e farsës elektorale.

A.Q/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?