Politikë

Protesta e banorëve në Theth, Berisha: Rama po sillet si pushtues ndaj tyre, kërkon të largojë vëmendjen nga farsa elektorale

9 Korrik, 12:43| Përditesimi: 9 Korrik, 13:48

  • Share

1752059996_WhatsAppImage20250709at13.18.351.jpeg

Sali Berisha u ka dalë në mbrojtje banorëve të Thethit, të cilët protestuan sot kundër aksionit të prishjes së objekteve pa leje në zonë. Në një konferencë për shtyp, kreu i PD thotë se qeveria po ushtron terror ndaj banorëve dhe turistëve. Sipas tij, Rama po hakmerret ndaj tyre në mes të sezonit turistik dhe se me këtë akt, kërkon të largojë vëmendjen nga farsa elektorale.

“Një terror dhe krim i shëmtuar po ushtrohet mbi banorët dhe turistët e Thethit, në një akt do të thosha kriminal. Edi Rama në mesin e sezonit turistik ka gjetur hakmarrjen ndaj Thethit për t’ia larguar edhe ata turistë që i shkojnë si burimi i vetëm të ardhurash për atë komuniteti. T’i thuash çmenduri nuk është se është qëllim, që bazohet në një urrejtje patologjike, të papërmbajtur të një njeriu, përroi i të cilit psikik prodhon urrejtje dhe negativitete. Asnjë pëllëmbë tokë nuk është e xanun, çdo pëllëmbë është e atyre fshatarëve e trashëguar brez pas brezi. Nëse ata vërtet në moszbatim të ligjeve, në tokë të tyre, kanë vendosur kabina apo kontejner, sigurisht ata kanë bërë një shkelje por jo të ligjit për urbanistikën sepse ky ligj ndërtimet pa themel nuk i konsideron ndërtime pa leje. I konsideron ndërtime me deklarim, por cilido të ishte situata e tyre, në kulmin e sezonit turistik, kanë ardhur të tjerët nga Australia, kanë prenotuar nga Gjermania, Izraeli, nga Egjipti, Franca, Italia, pushimet dhe ky del u dërgon aty banda me uniformë për t’ua çmontuar kabinat dhe për të zhvilluar një betejë ku banorë e turistë janë bërë së bashku.

Kjo është një shfryrje urrejtjeje e një njeriu që përfaqëson një trup urrejtjeje njerëzore. Por nëse aty janë bërë shkelje, atëherë çdo shtet çon njoftimin e konstatimit dhe s’ka shtet në botë që ndërhyn në mes të sezonit. Zgjidhet mesi i sezonit si hakmarrje atërore, ky është i tëri një shpirt kërm, që riprodhon të atin e tij dhe dajën e tij xhelat për kundërshtarin. A mundet një njeri të dërgojë hordhi në Theth dhe t’ia heqë tjetrit kabinën nga oborri i shtëpisë së vet, ku e ka plot me turistë. Këtë i bën edhe njëherë një shpirt kërm. Ai ka një hall të madh pasi është kapur në qark për vjedhjen e zgjedhjeve, farsën elektorale dhe bën çdo gjë që vëmendja të shpërqendrohet nga farsa.”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

S'e priti në PD pas lirimit nga burgu, Berisha justifikohet: Kam pasur komunikim të vazhdueshëm me Salianjin, pres ta takoj! Vijon akuzat për 11 majin


Xh.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?