Politikë

S'e priti në PD pas lirimit nga burgu, Berisha justifikohet: Kam pasur komunikim të vazhdueshëm me Salianjin, pres ta takoj! Vijon akuzat për 11 majin

9 Korrik, 13:37| Përditesimi: 9 Korrik, 14:06

  • Share

Një ditë pas lirimit me kusht të Ervin Salianjit, të cilin nuk denjoi ta priste në PD, Sali Berisha thotë se pret që ta takojë. Në konferencën për mediat, kreu i PD-së u pyet nga gazetarja e Report TV Esiona Konomi se përse nuk e priti ish-deputetin në selinë e partisë dhe se çfarë posti ka menduar për të.

Berisha i devijoi pyetjes duke argumentuar se ka pasur dhe ka komunikim të vazhdueshëm me të. Sa i përket postit që ai mund të marrë, Berisha tha se për Salianjin dhe cilido tjetër do të vendosë kryesia e PD.

“Me Ervin Salianjin kam komunikim të vazhdueshëm,. Për dijeninë tuaj, dhe tani do ta takoj. Kam komunikim të shpeshtë dhe të vazhdueshëm. Salianji është nënkryetar i grupit parlamentar të PD, anëtar i kryesisë, dhe në këto kushte ai këto dy funksione të rëndësishme. Cilado do të jenë funksionet e ardhshme të Salianjit dhe secilit tjetër, do të përcaktojë anëtarësia e PD. Salianji doli dje, një i burgosur politik, një histori turpi e dyshes mafioze, Ramaduros dhe Fatmir Geron Xhafës. Salianji u dënua me 1 vit burg në kundërshtim me kushtetutën, çdo praktikë ligjore të ndjekur në 32 vite.", tha Berisha.

Më pas vijoi me akuzat se ishte një i burgosur politik dhe se çështjen e tij do ta çojnë deri në Strasburg.

"Deputetët më parë gjykoheshin nga Gjykata e Lartë, pas ndryshimeve gjykohen nga SPAK, por pasiguria e Xhafës që është një mafioz dhe ndihet i kërcënar nga Salianji dhe faqezi Xhafa nuk ka hallin e Geronit se e mori dhe e përcolli brenda 24 orëve në Vlorë, por ka hallin e pasurive të tij të krimit se është subjekt i ligjit antimafia. Të mos mendojë kush se çështja Salianji mbyllet, sa ka filluar. Salianji e përballoi me dinjitet të madh, i papërkulur, një gjykatës që s’ka ligj e as moral ia shtyu vendimin nga data 20 e ca maj, dhe një muaj dhe a e dini se çfarë i kërkonin? I kërkonin të deklarojë se nuk do të vrasë Fatmir Xhafën apo Geron Xhafën. Ky ishte i byrgosur politik dhe gjykatësi i thoshte më thuaj se nuk do ta vraësësh. E merrni vesh se çfarë rrace janë këta. Ajo çështje është vetëm fillimi, do të shkojë në Strasburg e kudo dhe asgjë s’i shpëton nga akti antikushtetues i shëmtuar ndaj tij.”, shtoi Berisha.

Në konferencë, Berisha publikoi edhe disa foto që sipas të cilit tregojnë se si eksponentë të PS-së mbajtën “peng” zarfet për votuesit e diasporës, duke i plotësuar disa prej tyre vetë. Ai pretendoi se shumë zarfe zgjedhore ndonëse janë dorëzuar që në prill, janë mbajtur tre javë, dhe dorëzuar pak ditë para 11 majit, me qëllim manipulimi. Akuzoi DHL-në si një kompani të lidhur me partinë e krimit.

“Votuesit, të cilët ishin të përcaktuar nga narkoqeveria se ishin kundërshtarë të saj, nuk mundën të votojnë sepse fletë e votimit u dorëzuan një apo dy ditë para votimit, ndërkohë që ato ishin mbajtur 2-3 javë më parë. Por u mbajtën, u fermentuan, u gatuan në magazinat e postës së PS-së, çka tregon se DHL, seksioni shqiptar është shndërruar në një seksion kryekëput të PS. Por nga ana tjetër, DHL ka marrë miliona euro të taksapaguesve shqiptarë për të ofruar shërbimin, të cilin ka shkelur nen për nen Kushtetutën. Ne kemi të tjera që do i dëshmojmë ditët e ardhshme, por i kërkoj Celibashit të dorëzojë të gjithë dokumentacionin e votave të dorëzuara nga zgjedhësit e diasporës. Atë po e mbajnë të fshehtë. Atë nuk e japin dot sepse aty firmat janë të Tao taos, Zhaninës e shumë të tjerëve, skuadrave kriminale të dërguara nga PS, në Greqi, Itali dhe vende të tjera për të mbushur fletët e votimit. Kjo është arsyeja që ata nuk na i dorëzojnë. Edhe dje i kam kërkuar Celibashit që të plotësojë kërkesën tonë, në qoftë se ai nuk është një nga arkitektët kryesorë të kësaj që ka ndodhur me votën e diasporës.”, tha Berisha.

U pyet gjithashtu nëse do të nisë protesta në shtator para nisjes së sesionit të ri parlamentar.

“Protestat janë të vonuara. Janë të vonuara. Shqiptarët kanë vetëm një rrugë, kanë rrugën e protestës dhe përballjes me narkoshtetin për të rifituar votën e lirë. Do i nisim pa diskutim. Pa asnjë diskutim. Nuk ka asnjë rrugë tjetër. Në qoftë se ai nuk është Taulant Balla bis dhe Edi Rama bis aty ku është.”, tha Berisha.

Ora 12:43
Protesta e banorëve në Theth, Berisha: Rama po sillet si pushtues ndaj tyre, kërkon të largojë vëmendjen nga farsa elektorale

1752059996_WhatsAppImage20250709at13.18.351.jpeg

Sali Berisha u ka dalë në mbrojtje banorëve të Thethit, të cilët protestuan sot kundër aksionit të prishjes së objekteve pa leje në zonë. Në një konferencë për shtyp, kreu i PD thotë se qeveria po ushtron terror ndaj banorëve dhe turistëve. Sipas tij, Rama po hakmerret ndaj tyre në mes të sezonit turistik dhe se me këtë akt, kërkon të largojë vëmendjen nga farsa elektorale.

“Një terror dhe krim i shëmtuar po ushtrohet mbi banorët dhe turistët e Thethit, në një akt do të thosha kriminal. Edi Rama në mesin e sezonit turistik ka gjetur hakmarrjen ndaj Thethit për t’ia larguar edhe ata turistë që i shkojnë si burimi i vetëm të ardhurash për atë komuniteti. T’i thuash çmenduri nuk është se është qëllim, që bazohet në një urrejtje patologjike, të papërmbajtur të një njeriu, përroi i të cilit psikik prodhon urrejtje dhe negativitete. Asnjë pëllëmbë tokë nuk është e xanun, çdo pëllëmbë është e atyre fshatarëve e trashëguar brez pas brezi. Nëse ata vërtet në moszbatim të ligjeve, në tokë të tyre, kanë vendosur kabina apo kontejner, sigurisht ata kanë bërë një shkelje por jo të ligjit për urbanistikën sepse ky ligj ndërtimet pa themel nuk i konsideron ndërtime pa leje. I konsideron ndërtime me deklarim, por cilido të ishte situata e tyre, në kulmin e sezonit turistik, kanë ardhur të tjerët nga Australia, kanë prenotuar nga Gjermania, Izraeli, nga Egjipti, Franca, Italia, pushimet dhe ky del u dërgon aty banda me uniformë për t’ua çmontuar kabinat dhe për të zhvilluar një betejë ku banorë e turistë janë bërë së bashku.

Kjo është një shfryrje urrejtjeje e një njeriu që përfaqëson një trup urrejtjeje njerëzore. Por nëse aty janë bërë shkelje, atëherë çdo shtet çon njoftimin e konstatimit dhe s’ka shtet në botë që ndërhyn në mes të sezonit. Zgjidhet mesi i sezonit si hakmarrje atërore, ky është i tëri një shpirt kërm, që riprodhon të atin e tij dhe dajën e tij xhelat për kundërshtarin. A mundet një njeri të dërgojë hordhi në Theth dhe t’ia heqë tjetrit kabinën nga oborri i shtëpisë së vet, ku e ka plot me turistë. Këtë i bën edhe njëherë një shpirt kërm. Ai ka një hall të madh pasi është kapur në qark për vjedhjen e zgjedhjeve, farsën elektorale dhe bën çdo gjë që vëmendja të shpërqendrohet nga farsa.”, tha Berisha.

Xh.D/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i KE, si e vlerësoni punën e drejtësisë në Shqipëri?