Vangjel Dule, me kandidatë dhe drejtues të PBDNJ

Berisha ia la zona të lira për 14 majin, PBDNJ përcakton kandidatët në bashkitë Himarë, Dropull dhe Finiq (EMRAT)

23 Janar 2023, 11:24| Përditesimi: 23 Janar 2023, 15:22

  • Share

Në Bashkitë e Himarës, Dropullit dhe Finiqit koalicioni i Berishës dhe Metës nuk do të kenë kandidatë për zgjedhjet e 14 majit pasi ia kanë lënë zonë të lirë PBDNJ-së së Vangjel Dules.

Në këto tre bashki PBDNJ ka përcaktuar kandidatët. Fredi Bejleri do të jetë kandidat në Bashkinë e Himarës,  Thanas Maneka për Dropullin ndërsa për Finiqin do të jetë kryebashkiaku aktual, Leonidha Kristo. Kujtojmë se PD e Berishës zhvilloi procesin e primareve në të gjithë vendin, më përjashtim të 4 bashkive, Himarë, Finiq, Dropull, e Pustec.

Pak javë më parë Kryeministri grek zhvilloi një vizitë në Himarë dhe Berisha e ka cilësuar absurde vizitën e Mitsotakis duke thënë se Himara kurrë nuk ka qenë greke. Sipas tij himariotët kanë dergjur gjak për identitetin e tyre shqiptar.

Por në fakt duhet thënë se në Himarë Sali Berisha nuk zhvilloi primare në Bashkinë e Himarës duke ia lënë atë zonë të lirë pikërisht partisë së minoritetit grek, PBDNJ-së. I pyetur në lidhje me këtë,, Berisha u mungua ta justifikojë me ‘arsyetimin’ se sipas tij PBDNJ është parti kombëtare dhe jo greke.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Besnik: 23/01/2023 12:13

    Fredi Bejleri autor i masakres se Peshkepise ne 1994 terrorist Greek, qe lejohet te kandidoj per kryetar bashkije Ne Himare! kur keto pushtetar te mallkuar do i mrojne interesat Kombetare?????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?