Kryetari i PD-së, Sali Berisha është i hapur për të bërë aleancë për zgjedhje me çdo forcë politike që është pro rrëzimit të Edi Ramës, përveç Lulzim Bashës.
“Unë çdo ditë po ftoj parti të tjera, edhe ato që janë të pavendosura, uroj që të vendosin dhe të bashkohemi në një front për të larguar Edi Ramën nga pushteti.
Të gjitha të tjerat, nuk përjashtoj unë... Basha është me Taulant Ballën, mos i ngatërro aleancat natyrale”, tha Berisha në një konferencë për mediat.
Ai u shpreh i gatshëm edhe për aleancë me Partinë Drejtësi Integrim dhe Unitet të Shpëtim Idrizit
Shpëtim Idrizi është një aleat dhe ne do zhvillojmë negociata serioze. Ne e vlerësojmë partinë e zotit Idrizi si një aleate të çmuar.
Ne do bëjmë gjithçka për të zgjeruar frontin opozitar edhe me parti të tjera. Unë çdo ditë po ftoj parti të tjera, edhe ato që janë të pavendosura, uroj që të vendosin dhe të bashkohemi në një front për të larguar Edi Ramën nga pushteti. Të gjitha të tjerat, nuk përjashtoj unë...
Pati dhe nje koment për partinë e Enkelejd Alibeaj.
“Ka parti Alibeaj? Po ku e ka?. Unë nuk po e paragjykoj atë. O zotëri, ata janë me vota të PD-së, të mos bëjmë kështu.
Megjithatë unë nuk po paragjykoj asgjë, por të mos harrojmë se atë mandat e kanë me votat e PD, po u teket të dalë mënjanë... Nuk i paragjykoj, jo, pavarësisht. Thashë, Basha ka partinë e Taulant Ballës”, tha Berisha.
Kryetari i PD-së Berisha nuk beson se SPAK do të hetojë krimet elektorale dhe e sfidon të hetojë Ramën për takimin e djeshëm të kryeministrit me punonjësit e bashkisë në sheshin Skënderbej.
“Pika e parë, në qoftë se vërtet Skap e ka ndërmend të hetojë krimin elektoral, Edi Ramës duhej t’i vinte prangat në shesh me mitingun elektoral që organizoi mbrëmë. Unë nuk mund të besoj në shpallje të një organi që fle mbi dosje të tmerrshme të krimit elektoral, evidente, zyrtare, të mbledhura në përputhje me procedurën ligjore provat dhe faktet.
Por, po qe se Spak pretendon se do ta dënojë, ja ku e ka Edi Ramën, mitingu i mbrëmshëm ishte shkelja më e rëndë e ligjit elektoral që ka ndodhur.
Përdor administratën në bllok, e nxjerr në shesh se kështu po më sulmojnë familjen, po më sulmojnë gruan, po më sulmojnë Erion Veliajn.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e konsideroi sot “bonus elektoral”, “bonusin e pranverës” për pensionistët, i cili do të nisë të shpërndahet në 1 mars.
“Rama po blen vota me bonusin elektoral. ... Po spekulon në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me Kodin Elektoral, me Kushtetutën, me bonusin elektoral të pensionistëve. Ky është një akt i turpshëm, një akt i cili synon të blejë vota në fushatë, që nuk e bën asnjë shtetar në botë”, tha Berisha.
Berisha i siguroi pensionistët se përveç rritjes së pensioneve, çdo pensionist do të pajiset me kartën e konsumatorit me të cilën ai do të marrë 450 euro në vit.
Komente
