Kryetari i PD-së Berisha nuk beson se SPAK do të hetojë krimet elektorale dhe e sfidon të hetojë Ramën për takimin e djeshëm të kryeministrit me punonjësit e bashkisë në sheshin Skënderbej.
“Pika e parë, në qoftë se vërtet Skap e ka ndërmend të hetojë krimin elektoral, Edi Ramës duhej t’i vinte prangat në shesh me mitingun elektoral që organizoi mbrëmë. Unë nuk mund të besoj në shpallje të një organi që fle mbi dosje të tmerrshme të krimit elektoral, evidente, zyrtare, të mbledhura në përputhje me procedurën ligjore provat dhe faktet.
Por, po qe se Spak pretendon se do ta dënojë, ja ku e ka Edi Ramën, mitingu i mbrëmshëm ishte shkelja më e rëndë e ligjit elektoral që ka ndodhur.
Përdor administratën në bllok, e nxjerr në shesh se kështu po më sulmojnë familjen, po më sulmojnë gruan, po më sulmojnë Erion Veliajn.
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e konsideroi sot “bonus elektoral”, “bonusin e pranverës” për pensionistët, i cili do të nisë të shpërndahet në 1 mars.
“Rama po blen vota me bonusin elektoral. ... Po spekulon në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me Kodin Elektoral, me Kushtetutën, me bonusin elektoral të pensionistëve. Ky është një akt i turpshëm, një akt i cili synon të blejë vota në fushatë, që nuk e bën asnjë shtetar në botë”, tha Berisha.
Berisha i siguroi pensionistët se përveç rritjes së pensioneve, çdo pensionist do të pajiset me kartën e konsumatorit me të cilën ai do të marrë 450 euro në vit.
Lajmi kryesor:
Zgjedhjet e 11 Majit/ Berisha i hapur për aleancë me këdo, përveç Bashës! Kreu i PD-së ironi me 'Djathtas 1912': Ka parti Alibeaj? Idrizi, aleat i çmuar
S.G/ReportTv.al