Ish-Kryeministri Sali Berisha tha se ka edhe të tjerë që janë paguar nga Rama që të lobojnë në SHBA dhe në Evropës për shkatërrimin e PD.
“Përbën rrezik madhor edhe për SHBA-të siç faktoi rasti McGonigal. Unë ju garantoj se ky rast nuk është i izoluar. Ka edhe të tjerë në SHBA dhe në Evropë. Nuk është përpjekur vetëm McGonigal si lobist për shkatërrimin e Partisë Demokratike, partia me pro perëndimore dhe anti ruse në Shqipëri.
Por për shkatërrimin e saj janë angazhuar haptazi, me të gjithë amoralitetin, edhe të tjerë. Dhe për të njëjtat motive korruptive. Mafia në pushtet e Tiranës është pushteti më i rrezikshëm, nuk njeh asnjë parim, moral dhe standard. Me këtë rast kuptojmë se si mund të përdoret korrupsioni jo vetëm për të varfëruar shqiptarët por edhe për të vrarë shpresën çdo ditë tek ata. Imagjinoni ju se çfarë efekti toksik kanë pasur tek qytetari shqiptar me qindra deklarata të Mark Rossinit”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Berisha: Protestë kombëtare më 11 shkurt, Rama të largohet! Mark Rossini, ortak i zyrtarit të FBI, loboi për shkatërrimin e opozitës! Ka të tjerë në SHBA e BE
K.T.//ReportTv.al