Ish-kryeministri Sali Berisha

Berisha: Protestë kombëtare më 11 shkurt, Rama të largohet! Mark Rossini, ortak i zyrtarit të FBI, loboi për shkatërrimin e opozitës! Ka të tjerë në SHBA e BE

31 Janar 2023, 19:21| Përditesimi: 31 Janar 2023, 22:21

  • Share

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar me se me datë 11 shkurt do të mbajë protestë kombëtare. Data u vendos në mbledhjen e Kryesisë dhe pas saj Berisha njoftoi se protesta do të mbahet para Kryeministrisë në orën 12:00. Dosja e zyrtarit të FBI-së nxiti Berishën që të mbajë një tjetër protestë, pasi sipas tij Rama duhet të largohet nga pushteti me për skandalin me McGonigal. Berisha vijon të akuzojë kreun e qeverisë Edi Rama se ka korruptuar ish-zyrtarin e FBI-së për të shkatërruar opozitën shqiptare.

"Me datën 11 shkurt Shqipëria marshon drejt Tiranës, Tirana vërshon në rrugë dhe në rrugët dhe sheshet e saj në protestë kombëtare të cilën nuk e ka parë vendi ndonjëherë. Unë ftoj çdo shqiptar, në Shqipëri dhe kudo që ndodhet të bashkohemi në këtë protestë kundër këtij regjimi", tha Berisha. 

Mbledhja u shoqërua me diskutime për protestën. Gazetari i Report Tv, Arbi Fortuzi ka mësuar se data 20 shkurt ishte një ndër datat e lakuara, por një pjesë e anëtarëve kërkoi që të realizohet më herët dhe për këtë arsye u vendos më 11 shkurt. Në mbledhjen që zgjati rreth 2 orë e 30 minuta është diskutuar për strategjinë që do të ndiqet në protestë, ku nuk është përjashtuar as mundësia për bllokimin e rrugëve. Diskutime janë bërë edhe për sloganin e protestës, ku janë lakuar sloganet ‘Rama ik’, ‘Rama shporru’ apo ‘Rama largohu’. Një pjesë e anëtarëve të Kryesisë kanë propozuar që para datës 11 të mbahen disa protesta të vogla dhe më pas të mbahet protesta kombëtare.

Në mbledhjen e Kryesisë, Berisha përfshiu kësaj here edhe Mark Rosinin, një ortak i McGonigal, për të cilët Berisha thotë se janë angazhuar në veprimtari kriminale për llogari të Ramës dhe se qëllimi i tyre ka qenë asgjësimi i PD-së.

“McGonigal dhe Mark Rossini, bashkëpunëtor dhe ortak i tij, janë angazhuar haptas në veprimtari kriminale, antikushtetuese, antishqiptare për llogari të Edi Ramës. Qëllimi i tyre ka qenë asgjësimi i opozitës shqiptare. Nga viti 2014 rezulton se Mark Rossini, një person që unë kurrë se kisha dëgjuar, bënte akuza publike ndaj meje për kukull të Putinit, dhe i përsëriste në vitin 2019 në televizionet e Ben Blushit e Edi Ramës”, tha Berisha.

Ish-kryeministri thotë se rasti i McGonigol nuk është i izoluar, por ka edhe persona të tjerë në SHBA e Europë që janë korruptuar nga Rama për të lobuar kundër opozitës.

“Ju garantoj ju se McGonigal, jo në atë nivel të inteligjencës, por në nivele të tjera, ka edhe të tjerë në Europë dhe SHBA. Rasti McGonigal nuk është i izoluar. Nuk është i izoluar as në qëllimin politik. Nuk është përpjekur veç McGonigal si lobist kundër për shkatërrimin e PD-së dhe opozitës. Forcës politike më pro perëndimore dhe antiruse në Shqipëri”, u shpreh Berisha.

Sipas Berishës, Rama e ka përdorur ish-zyrtarin e FBI-së edhe për të ndihmuar dy miqtë e tij, Vangjush Dakon dhe Tom Doshin, të shpallur non grata nga SHBA.

“U angazhua nga Rama për të ndihmuar miqtë e ngushtë, Vangjush Dakon e Tom Doshin të shpallur non grata nga SHBA”, tha Berisha.

Një koment e pati edhe qëndrimin e Lulzim Bashës për dosjen e McGonigal. Berisha tha Basha e mbylli gojën për 7 ditë dhe më pas në deklaratën e tij nuk guxoi të përmendë as Ramën.

"Lulzim Basha e mbylli gojën për 7 ditë. Bëri një shënim dje me katër rreshta kur nuk guxoi të përmendë Edi Ramën, lë më McGonigal nuk e përmend", vijoi Berisha. 

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal  po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.

Ora 21:51
Berisha: Më datë 11 shkurt protestë kombëtare, Rama duhet të largohet

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se me datë 11 shkurt do të mbajë protestë kombëtare. Berisha tha se protesta do të mbahet në orën 12:00 para kryeministrisë. Njoftimi u bë pas mbledhjes së Kryesisë.

“Kryesia e PD mendon se sot është jetike, është vendimtare largimi i këtij armiku të egër të opozitës shqiptare nga pushteti. Largimi sa më shpejt i Edi Ramës, i cili prej së paku 6 vitesh ka angazhuar shuma përrallore, ka angazhuar policia sekrete, ka angazhuar dhe korruptuar shefin e kundër inteligjencës së FBI, ka marrë peng ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha, ka bërë gjithçka për asgjësimin politik të Berishës me qëllimin e shkatërrimit të opozitës. Koha është të flasë opozita deri në largimin e kësaj kalbësire. Koha është të flasë opozita. Të flasë gjer në largimin e kësaj kalbësire, nga pushteti. Gjer në largimin e këtij turpi, njeriu që ska asnjë parim, normal, moral, nder, dinjitet që nuk ka asnjë kufi në poshtërsitë e tij për të qëndruar vetë në pushtet, pavarësisht se çfarë i shkakton demokracisë dhe vendit të vet. Me datën 11 shkurt Shqipëria marshon drejt Tiranës, Tirana vërshon në rrugë dhe në rrugët dhe sheshet e saj në protestë kombëtare të cilën nuk e ka parë vendi ndonjëherë. Unë ftoj çdo shqiptar, në Shqipëri dhe kudo që ndodhet të bashkohemi në këtë protestë kundër këtij regjimi që sillet ndaj shqiptarëve në mënyrën më çnjerëzore duke i vjedhur ata në mënyrë të pamëshirë, duke i përzënë nga vendi i tyre”, tha Berisha.  

Ora 19:56
Dosja e zyrtarit të FBI-së, Berisha: Do mobilizojmë shqiptarët, të ngrihemi në protesta të fuqishme! Rama duhet të largohet nga pushteti

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protesta. Nga mbledhja e Kryesisë thotë se duhet të bëjnë gjithçka për mobilizimin e shqiptarëve, pasi Edi Rama duhet të largohet nga pushteti. Sipas Berishës, s’mund të ketë stabilitet me një njeri që korrupton zyrtarinmë të lartë të SHBA për të shkatërruar opozitën.

“Çdo shqiptar ka një detyrim madhor ti japë Ramës përgjigjen e merituar para së gjithash sepse ai kontraktoi një vrasës me pagesë për ekzekutimin e PD dhe pluralizmit politik. Ai është kap tani nga drejtësia amerikane. Ti japë një përgjigje të merituar Ramës dhe përfundimtare, si një armik i egër i aleatit tonë kryesor. Si një njeri i pabesë që shfreu urrejtjen e etërve të tij kundër SHBA ose verbëria e pushtetit është kaq ekstreme sa e bën atë të aftë për çdo veprim për të qëndruar në pushtet. Çdo shqiptar ka ardhur koha të flasë, t’i dalë zot Shqipërisë, të largojë këtë kalbësirë nga pushteti, i cili në çdo anë që ta shohësh del në çdo faqe që ta kthesh, del i zi dhe më i zi. Jemi mbledh sëbashku dhe kemi denoncuar vjedhjen e votës nga ana Edi Ramës dhe nuk ka akt më anti-demokratik. Kemi denoncuar skandale pas skandalesh.

Bota e qytetëruar është çuditur me një lloj tolerance ndaj këtyre skandaleve. S’ka vend që s’do donte të përmbyste një organizatore kriminale si ajo e portit të Durrësit, edhe 500 mijë eurove të Rozetës, 122 mld lekëve të denoncuar nga komisioni i kontrollit të shtetit. Të gjitha ishin të brendshme, ky është skandal ndërkombëtar i përmasave të papara. Duhet të bëjmë gjithçka për mobilizimin e shqiptarëve, Edi Rama do largohet menjëherë nga pushteti. Nuk ka dhe nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet me një njeri që jo vetëm shkelmon çdo ditë mbi liritë e shqiptarëve, vjedh çdo ditë fondet dhe pasuritë publike të tyre. Të ngrihemi në protesta të fuqishme, asnjë shqiptar që ka jetuar në këtë vend që kur është shpall pavarësia nuk meriton një kryeministër si ky që nuk ka asnjë parim, flamur, nder përveç interesit të tij.”, tha Berisha.

Ora 19:48
Dosja McGonigal, Berisha: ‘Skapi’ mban të njëjtin qëndrim si Rama! Lulzim Basha mbylli gojën 7 ditë

 

Sali Berisha komentoi sot edhe komunikimin mes SPAK dhe Gazment Bardhit për kallëzimin për dosjen McGonigal.

 “Deputeti Bardhi paditi në SPAK. Për të dëshmuar se është mbrojtur i partisë së tij ai i kthen përgjigje dhe i thotë ‘më nis akt padinë’ se nuk mund të fillojë hetim. Po mban të njëjtin qëndrim me Edi Ramën, armiqësor. Një shqiptar aty duhet t’i thoshte vetes së një faqezi bëri këtë e këtë, çfarë e pengonte ‘skapin’ se ka filluar hetimet”, tha Berisha.

Berisha foli edhe Lulzim bashën dhe qëndrimin e tij. 

"Lulzim Basha e mbylli gojën për 7 ditë. Bëri një shënim dje me katër rreshta kur nuk guxoi të përmendë Edi Ramën, lë më McGonigal nuk e përmend. Shikoni si përpiqen ta kalojnë një ngjarje që prish imazhin e shqiptarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Amerikanët janë të tronditur nga kjo ngjarje. Për ata ai është Kryeministri i Shqipërisë që i fut thikën", tha Berisha.

Ora 19:46
Berisha: Ka edhe të tjerë përveç McGonigal që kanë lobuar për shkatërrimin e PD! Ne jemi partia më anti ruse

 

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha se ka edhe të tjerë që janë paguar nga Rama që të lobojnë në SHBA dhe në Evropës për shkatërrimin e PD.

“Përbën rrezik madhor edhe për SHBA-të siç faktoi rasti McGonigal. Unë ju garantoj se ky rast nuk është i izoluar. Ka edhe të tjerë në SHBA dhe në Evropë.  Nuk është përpjekur vetëm McGonigal si lobist për shkatërrimin e Partisë Demokratike, partia me pro perëndimore dhe anti ruse në Shqipëri.

Por për shkatërrimin e saj janë angazhuar haptazi, me të gjithë amoralitetin, edhe të tjerë. Dhe për të njëjtat motive korruptive. Mafia në pushtet e Tiranës është pushteti më i rrezikshëm, nuk njeh asnjë parim, moral dhe standard. Me këtë rast kuptojmë se si mund të përdoret korrupsioni jo vetëm për të varfëruar shqiptarët por edhe për të vrarë shpresën çdo ditë tek ata. Imagjinoni ju se çfarë efekti toksik kanë pasur tek qytetari shqiptar me qindra deklarata të Mark Rossinit”, tha Berisha. 

Ora 19:43
Berisha: Zyrtari i FBI dhe ortaku i tij Mark Rossini janë angazhuar në ‘veprimtari kriminale’ për llogari të Ramës, kishin qëllim të asgjësonin opozitën

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të akuzojë kreun e Qeverisë Edi Rama se ka korruptuar zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal dhe se qëllimi i tyre ka qenë asgjësimi i opozitës. Berisha thotë se McGonigal dhe Mark Rossini, ortak i tij i ish-zyrtarit, janë angazhuar haptas në veprimtari kriminale, antikushtetuese për llogari të Edi Ramës.

Sipas Berishës, Rama ka përdorur McGonigal për të ndihmuar Vangjush Dakon dhe Tom Doshin, të shpallur non grata nga SHBA.

“Vendit udhëheqës të sigurisë dhe paqes në botë, SHBA-së, një nga njerëzit më kryesorë të fushës së sigurisë. Ky njeri është Edi Rama. Të marrësh përsipër një akt të tillë. Të shndërrosh në aset një njeri që kurrë se meritonte atë detyrë, por që kishte një pozicion të jashtëzakonshëm. Kryen një akt armiqësor të përmasave, tejkalon çdo lloj. Vizitat private në Shqipëri, duke qenë në detyrë, takimet e tij të fshehta me Ramën, angazhimi i tij me pagesë për të sharruar shtyllën kryesor të rendit demokratik që është pluralizmi politik, për të shkatërruar opozitën për hir të pushtetit të Ramës është një krim i përmasave makabër. Është një veprim i barabartë me një grusht shteti kur puçistët vendosin të shuajnë pluralizmin. Veprim i cili përveç aktit që bën ndaj vendit mik, përdor për të instaluar monizmin dhe fake opozitën në Shqipëri.

McGonigal dhe Mark Rossini, bashkëpunëtor dhe ortak i tij, janë angazhuar haptas në veprimtari kriminale, antikushtetuese, antishqiptare për llogari të Edi Ramës. Qëllimi i tyre ka qenë asgjësimi i opozitës shqiptare. Nga viti 2014 rezulton se Mark Rossini, një person që unë kurrë se kisha dëgjuar, bënte akuza publike ndaj meje për kukull të Putinit, dhe i përsëriste në vitin 2019 në televizionet e Ben Blushit e Edi Ramës. McGonigal nuk është duar jashtë në çdo gjë që ka ndodh për asgjësimin e opozitës. Ajo cka është publikuar, është se me datën 4 janar të 2018 ish-oficeri i sigurimit të shtetit Neza i dha informacione për kompaninë lobiste të PD-së. Ajo çka është e vërtetuar se Neza i dha atij përsëri informacione të reja për lobimin e kësaj kompanie me datën 16 janar të vitit 2018. Nëse këto informacione biznesmenit të lidhur si mishi me thonin me McGonigal dhe Agron Neza, ia dha direkt zyra e kryeministrit Edi Rama. Pra del e qartë se fuqia e institucionit më të fuqishme të fushës në SHBA u përdor për qëllime private nga Rama, duke korruptuar shefin e kundërzbulimit të FBI.

McGonigal u përdor edhe për afera korruptive të tjera, për licenca. U shpërblye me 225 mijë thuhet në dokument, 500 mijë tjera nga një banë e Qipros por edhe miliona të tjera thuhet gjerësisht. U angazhua nga Rama për të ndihmuar miqtë e ngushtë, Vangjush Dakon e Tom Doshin të shpallur non grata nga SHBA”, tha Berisha.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • eli: 01/02/2023 09:34

    Sa te jesh gjalle ti PD nuk vjen me ne pushtet or plere, or vrases

    Përgjigju
  • Hasan Pordha: 01/02/2023 00:03

    Sa rubla ke marre ti me gjithe kelyshet e tu?

    Përgjigju
  • Haha: 31/01/2023 23:06

    Bajga e lopes krimineli qe ka kyer duart me gjak kerkon largim te Rames. Ti rruac bo” et.

    Përgjigju
  • Meri: 31/01/2023 22:45

    Ti të hidhesh përpjet,e të plasesh nga marazi,nuk ke për të ardhur më kurr në pushtet.kriminel.....po kërkon të shpëtosh lëkurën tende dhe të Zenit nga drejtësia.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?