Dosja e zyrtarit të FBI-së, Berisha: Do mobilizojmë shqiptarët, të ngrihemi në protesta të fuqishme! Rama duhet të largohet nga pushteti

31 Janar 2023, 19:56| Përditesimi: 31 Janar 2023, 20:48

  • Share

 

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protesta. Nga mbledhja e Kryesisë thotë se duhet të bëjnë gjithçka për mobilizimin e shqiptarëve, pasi Edi Rama duhet të largohet nga pushteti. Sipas Berishës, s’mund të ketë stabilitet me një njeri që korrupton zyrtarinmë të lartë të SHBA për të shkatërruar opozitën.

“Çdo shqiptar ka një detyrim madhor ti japë Ramës përgjigjen e merituar para së gjithash sepse ai kontraktoi një vrasës me pagesë për ekzekutimin e PD dhe pluralizmit politik. Ai është kap tani nga drejtësia amerikane. Ti japë një përgjigje të merituar Ramës dhe përfundimtare, si një armik i egër i aleatit tonë kryesor. Si një njeri i pabesë që shfreu urrejtjen e etërve të tij kundër SHBA ose verbëria e pushtetit është kaq ekstreme sa e bën atë të aftë për çdo veprim për të qëndruar në pushtet. Çdo shqiptar ka ardhur koha të flasë, t’i dalë zot Shqipërisë, të largojë këtë kalbësirë nga pushteti, i cili në çdo anë që ta shohësh del në çdo faqe që ta kthesh, del i zi dhe më i zi. Jemi mbledh sëbashku dhe kemi denoncuar vjedhjen e votës nga ana Edi Ramës dhe nuk ka akt më anti-demokratik. Kemi denoncuar skandale pas skandalesh.

Bota e qytetëruar është çuditur me një lloj tolerance ndaj këtyre skandaleve. S’ka vend që s’do donte të përmbyste një organizatore kriminale si ajo e portit të Durrësit, edhe 500 mijë eurove të Rozetës, 122 mld lekëve të denoncuar nga komisioni i kontrollit të shtetit. Të gjitha ishin të brendshme, ky është skandal ndërkombëtar i përmasave të papara. Duhet të bëjmë gjithçka për mobilizimin e shqiptarëve, Edi Rama do largohet menjëherë nga pushteti. Nuk ka dhe nuk mund të ketë paqe dhe stabilitet me një njeri që jo vetëm shkelmon çdo ditë mbi liritë e shqiptarëve, vjedh çdo ditë fondet dhe pasuritë publike të tyre. Të ngrihemi në protesta të fuqishme, asnjë shqiptar që ka jetuar në këtë vend që kur është shpall pavarësia nuk meriton një kryeministër si ky që nuk ka asnjë parim, flamur, nder përveç interesit të tij.”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha: Protestë kombëtare më 11 shkurt, Rama të largohet! Mark Rossini, ortak i zyrtarit të FBI, loboi për shkatërrimin e opozitës! Ka të tjerë në SHBA e BE


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?