Berisha: Kam prova dhe fakte që Rama ka ndërhyrë dhe ka ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve! Të qëndrojmë fuqishëm përballë kësaj organizate kriminale

16 Maj 2023, 13:54| Përditesimi: 16 Maj 2023, 14:05

  • Share

 

Sali Berisha thotë se ka prova dhe fakte se kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.

“Rama armik i egër i përbetuar i votës së shqiptarëve. Një apel për mbarë popullin opozitar, për çdo shqiptar që beson se shteti ligjor, se barazia para ligjit, se liritë dhe të drejta e tjera të qytetarit funksionojnë vetëm në rast se shoqëria voton e lirë. Ata që shohin vendin e tyre të shkretohet me shpejtësi. Ata të cilët të dëshpëruar nga kjo maskaradë zgjedhore po bëjnë gati valixhet të ikin nga Shqipëria, janë të ftuar të qëndrojnë fuqishëm për të rivendosur me çdo kusht të drejtën e lirë të votës së shqiptarëve. PD ka në disponim me qindra fakte, dokumente me të cilat Rama ka ndërhyrë dhe ka ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve, ka me dhjetëra padi në organet të cilat janë kryekëput vegla të partisë shtet. PD do paraqesë një raport shumë serioz pranë të gjitha autoriteteve që vëzhguan zgjedhjet në Shqipëri dhe kancelarive për të faktuar dhunimin masiv, shkelmimin masiv të të drejtës dhe rezultatin. Ajo çfarë ne qëndrojmë plotësisht se në një seri bashkish kandidatët që fituan janë kandidatë të botës së krimit, të drogës. Numërimet janë një Pazar i turpshëm që vazhdon të bëhet çdo minutë. Kësaj shëmtie elektorale opozita me besimin më të madh do t’i përgjigjet në mënyrën më të fuqishme, ne nuk heqim do të kurrë nga ai zotim solemn që kemi të bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë të lirë”, tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Berisha mban zero përgjegjësi për humbjen e thellë: Harrojeni se tërhiqem, Rama manipuloi! S'u pranua emri im në fletën e votimit (Fajëson emrin e Metës)


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?