Sali Berisha nuk mban asnjë përgjegjësi për humbjen shkatërruese që pati në këto zgjedhje vendore, duke fituar vetëm në 7 bashki nga 61 gjithsej, por aq më tepër duke u braktisur totalisht nga shqiptarët për votën për Këshillat Bashkiakë. Berisha tha sot në një konferencë për mediat se nuk ka shanse që ai të tërhiqet. Ish-Kryeministri thotë se zgjedhjet janë manipuluar, pasi sipas tij është bërë presion, janë blerë komisionerë, janë intimiduar zgjedhësit, si edhe janë hedhur dhjetëra milionë euro për të blerë votat.
“Kurrë nuk tërhiqem para bandave të krimit shtetëror dhe jo shtetëror. Shkodra është shembulli më i shëmtuar në të cilën u votua si në rrethim nga banda të Edi Ramës”, tha Berisha.
Madje Berisha e futi ndër faktorët kryesorë të humbjes së tij faktin që emri i tij nuk ishte në fletën e votimit, por ishte ai i Ilir Metës. Nuk dihet se sa i ‘lumtur’ do të jetë Meta për këtë qëndrim të aleatit të tij.
“Ajo jo vetëm i konfiskoi vulën jo vetëm e privoi nga të gjitha fondet që i takonin me ligj dhe kushtetutë por kaloi në aktin më absurd të mohimit të aktit të koalicionit për të zgjedhur kryetarin e vetë dhe i tmerruar nga emri i Sali Berishës nuk lejoi regjistrimin e tij”, u shpreh Berisha.
Rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ish-kryeministri e quan farsën elektorale më të shëmtuar. Sipas tij, shqiptarët kanë votuar nën presion dje jo të lirë. Ai madje tha se ka prova që kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë në rezultatin e zgjedhjeve, duke justifikuar kështu humbjen e tij drastike me aludimet se rezultati është ndryshuar nga vetë Rama.
"Farsa zgjedhore 2023 si farsa elektorale më e shëmtuar e Shqipërisë dhe Europës po kundërmon çdo ditë e më shumë. Me këtë rast unë vlerësoj raportin e OSBE-ODHIR të autoriteteve lokale rajonale dhe deklaratën e përfaqësues të Parlamentit Europian të cilët dëshmuan se zgjedhësit shqiptarë votuan nën presion dhe jo të lirë. Kjo është kryefjala e këtyre zgjedhjeve, ku me presione të të gjitha llojeve Edi Rama ndryshoi në mënyrë antikushtetuese, antiligjore vullnetin e shqiptarëve, ndryshoi rezultatin e votimit.
Raporti paraprak, ndonëse është paraprak dhe jo përfundimtar vë gishtin në problemet më madhore të këtyre zgjedhjeve duke filluar nga makineria shtetërore elektorale, si një përbindësh shkatërrimtar i procesit zgjedhor, si një akt që përmbys pabarazinë më të madhe në procesin zgjedhor, ndalet në të gjitha format anti-ligjore të ndërhyrjes në vullnetin e shqiptarëve nga qeveria, nënvizon blerjen masive të votës, gjer edhe presionet e tjera të administratës mafioze, më e pranishme se kurrë në qendrat e votimit dhe procesin e votimit. Përpjekjet për të shkëputur ndonjë gjysme frazë nga përfaqësuesit më të nderuar të institucioneve prestigjioze në BE, OSB-ODHIR dhe Parlamentit Europian, siç e patë vetë ata refuzuan të nxjerrin nga goja çdo cilësor që iu kërkua nga mediat e Ramës për ta tundur si flamur të këtyre zgjedhjeve më të manipuluarat, më të rrënuarat ndonjëherë në historinë e Shqipërisë", tha ai.
Ai tha se Rithemelimi do të paraqesë një raport me shkeljet që janë bërë në këto zgjedhje, ndërsa në fund theksoi se do pas këtyre zgjedhjeve do të votëbesohet siç e parashikon statuti.
Sali Berisha në daljen për mediat tha se do të votëbesohet para Kuvendit Kombëtar të Rithemelimit siç e kërkon statuti.
“Statusi do respektohet, kjo nuk ka diskutim. Statuti do respektohet pa asnjë lloj ekuivoku. Ne i qëndrojmë të pathyeshëm në respektin e shtetit ligjor brenda partisë, ajo është kushtetuta jonë, do ta respektojmë”, tha Berisha.
Çfarë thotë statuti i Rithemelimit? Pas zgjedhjeve të përgjithshme për pushtetin vendor, Kryetari votëbesohet me votë të fshehtë në Kuvendin Kombëtar. Kryetari quhet i votëbesuar kur kanë votuar “pro” jo më pak se 70% e anëtareve që kanë marrë pjesë në votim.
Në dy prej bashkive, konkretisht në Vaun e Dejës dhe në Kavajë, pati një pranim të rezultatit nga ana e kandidatëve humbës. Në Kavajë, kandidati i PS, Redjan Krali me një përqafim i uroi fitoren kandidatit të Bashkë Fitojmë, Fisnik Qosja. Berisha nuk ka lënë pa komentuar urimin e Zef Hilës për kandidatin e PS Kristian Shkreli për fitoren në Vaun e Dejës. Ai mohoi që Zef Hila të ketë pranuar rezultatin dhe shtoi se urimi “të shkoftë mbarë” përmban një kod brenda.
“Si mund ta njihte Zef Hila atë rezultat, kurrë, ai tha këto fjalë: numërimi ëhstë numërim, të shkoftë mbarë. Duhet të zbërtheni kodin e fjalëve. Ajo të shkoftë mbarë i ka të gjitha brenda, nuk është e vërtetë që është njohje rezultati”- theksoi Berisha.
Sali Berisha thotë se ka prova dhe fakte se kryeministri Edi Rama ka ndërhyrë për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve.
“Rama armik i egër i përbetuar i votës së shqiptarëve. Një apel për mbarë popullin opozitar, për çdo shqiptar që beson se shteti ligjor, se barazia para ligjit, se liritë dhe të drejta e tjera të qytetarit funksionojnë vetëm në rast se shoqëria voton e lirë. Ata që shohin vendin e tyre të shkretohet me shpejtësi. Ata të cilët të dëshpëruar nga kjo maskaradë zgjedhore po bëjnë gati valixhet të ikin nga Shqipëria, janë të ftuar të qëndrojnë fuqishëm për të rivendosur me çdo kusht të drejtën e lirë të votës së shqiptarëve. PD ka në disponim me qindra fakte, dokumente me të cilat Rama ka ndërhyrë dhe ka ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve, ka me dhjetëra padi në organet të cilat janë kryekëput vegla të partisë shtet. PD do paraqesë një raport shumë serioz pranë të gjitha autoriteteve që vëzhguan zgjedhjet në Shqipëri dhe kancelarive për të faktuar dhunimin masiv, shkelmimin masiv të të drejtës dhe rezultatin. Ajo çfarë ne qëndrojmë plotësisht se në një seri bashkish kandidatët që fituan janë kandidatë të botës së krimit, të drogës. Numërimet janë një Pazar i turpshëm që vazhdon të bëhet çdo minutë. Kësaj shëmtie elektorale opozita me besimin më të madh do t’i përgjigjet në mënyrën më të fuqishme, ne nuk heqim do të kurrë nga ai zotim solemn që kemi të bëjmë gjithçka që shqiptarët të votojnë të lirë”, tha Berisha.
Sali Berisha tha se nuk do të tërhiqet pas humbjes së 14 majit. Sipas tij persona të inkriminuar kanë bërë presion ndaj votuesve kur shkonin në qendrat e votimit. Ai tha se kandidatët e koalicionit Bashkë Fitojmë kanë bërë fushatë model edhe pse sipas tij ka pasur përpjekje nga qeveria për të asgjësuar opozitën.
“E kam faktuar me vendimet më madhore, rezultatin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm por asgjë nuk më bën të tërhiqem në asnjë rast para një dhunimi masiv të votës së shqiptarëve. Le të thotë kush në mbarë vendin se Sali Berisha ndikoi apo dhunoi votën e qytetarëve shqiptarë. Në asnjë rast, kemi bërë fushatë model. Nuk kemi bërë asnjë lloj presioni por të zotuar, sepse qëllimi ishte që ne të mos merrnim pjesë në zgjedhje, që të na asgjësonin. Nëse ti mendon se bandat pushtojnë zonën dhe si padrino u hedhin krahun në qafë çdo votuesi dhe e nxjerrin prej aty. Ky nuk quhet votim, quhet batërdi”- tha Berisha.
Sali Berisha nuk do të mbajë asnjë lloj përgjegjësie për humbjen drastike të 14 majit. Në një komunikim me gazetarët, i pyetur nëse do japë dorëheqjen pasi humbi edhe Shkodrën, Berisha tha se nuk ka ndërmend të largohet pasi sipas tij nuk i ka humbu zgjedhjet, por PS i ka fituar me mbështetjen e krimit.
"Shkodra votoi nën pushtim të vërtetë. Të gjitha poll e kundërshtarëve, por edhe tonat e nxirrnin Bardh Spahinë 14-16 pikë para. Nëse mendon ti ose ndokush tjetër se tërhiqet Sali Berisha para krimit, ai sheh veshin e tij pa pasqyrë. Kurrë nuk tërhiqem para bandave të krimit shtetëror dhe jo shtetëror. Shkodra është shembulli më i shëmtuar në të cilën u votua si në rrethim nga banda të Edi Ramës. Në Shkodër u përdorën sasi kolosale, dhjetëra milionë euro, jemi bindur që qytetarët e Shkodrës zgjedhjen e krimit, pushtetin e krimit s’do ta pranojnë, kjo është përgjigja ime për ju", tha Berisha.
Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka cilësuar mungesën e emrit të tij në fletën e votimit, si një prej shkaqeve kryesore për humbjen në zgjedhjet vendore. Ai tha se Rama privoi të gjitha fondet që i takonin me kushtetutë koalicionit Bashkë Fitojmë. Gjithashtu shtoi se një tjetër faktor për humbjen ishte edhe mungesa e komisionerëve dhe numëruesve të opozitës.
“E kemi të qartë si në dritën e diellit përpjekjen e narko shtetit për të asgjësuar opozitën e vërtetë si pjesëmarrëse në zgjedhje. Ajo jo vetëm i konfiskoi vulën jo vetëm e privoi nga të gjitha fondet që i takonin me ligj dhe kushtetutë por kaloi në aktin më absurd të mohimit të aktit të koalicionit për të zgjedhur kryetarin e vetë dhe i tmerruar nga emri i Sali Berishës nuk lejoi regjistrimin e tij. Një aleancë krimi në nivel politik nëntokësor apo terreni, u demonstrua si kurrë ndonjëherë në historinë e vendit trinomi Rama-Doshi-Brava. Ishte shëmtia më e madhe me veprimet e tyre në këtë proces zgjedhor. Siç konstaton me të drejtë raporti i vëzhguesve, blerja e votës ishte një akt masiv dhe i shëmtuar. Mungesa e komisionerëve dhe numëruesve të opozitës të vërtetë të koalicionit Bashkë Fitojmë ishte një akt tjetër pabarazie e madhe. Dhuna, terrori ndaj eksponentëve të opozitës është përdorur gjer në pengmarrje të tyre”- u shpreh Berisha.
Nuk behet ky vend vetem prej ketyre njerezve.A thua se po nuk ishin keta (Rama…Berisha….Iliri…e ndonje “relike” tjeter ne marrim Fund.Jo mo vella uji po nuk qarkulloj qelbet..!Ndjes per ata qe jane antar partie qe mendojn a po me hedh ndonje kocke shefi dhe jargaviten pas tyre si kermilli kur ecen.Me keto figura politike qe jane klishe te njera tjetres qe duan te sundojn me dekada jo me mandate ku shkelin dhe statutet qe dhe vet i kane ber “Jo Vella nuk behemi”.
Përgjigjupo.po.une fitova...jenu ju..qe s'me thate voten por une fitova...
Përgjigjupp pse cuditesh mor djale me emron pupu.pu...c'fare pret ti te nxjerre ajo toke,,ja nxjerr tipa si enveri qe vriste shoket dhe popullin e tij..nxjerr salibj idiot dhe koke-dru...nxjerr dhe edi rame hajdute te pangopur..mjere ne ne dore te kujt kemi rene..ai qorri mund te ishte njr zgjedhje e mire......
PërgjigjuJo mo Pylli jo, nuk èshtè koka jote pèr analiza figurash dhe personalitetesh. Pèr ty, "janè tè gjithè njèsoj" sepse aq di PYLLI, aq flet. Ja tè tè ndihmojmè ca me argumente dhe fakte historike pèr njèrin nga ata qè pèrmènde. Ai, mè 1944, kur mori pushtetin, kishte njè popull me 95% analfabetè, (si puna jote sot PYLLI). Ti thua qè vrau shokèt? Unè po tè them qè bèri shtet. Njè tè tillè, qè nuk lejonte zagarè nè Himarè qè ta deklaronin Shqipèrinè Greqi. Edhe koqet e kanarit si puna jote, nuk i kishte shumè pèr zemèr, ajo kohè, besoma. Nuk futet shtetformuesi me shtetshkatèrruesin nè njè thes, PYLLIIIIII.!!!
Keni pare ndonje politikan tjeter shqiptar qe te beje doreheqjen ne menyre demokratike qe t'a beje dhe ky?! E.Toptani shiti veten dhe perpak dhe vendin se donte te behej /sulltan/ modern i perjetshem,Zogu u be mbret me kurore vetem se nuk donte te zbriste nga froni,Enveri u be mbret pa kurore dhe vdiq ne fron,shkaqet e rrokullimit te Ramizit,Nanos u bene ngjarjet e kohes e lufta brenda partive dhe mungesa e karakterit te forte e vullnetit per te rezistuar nga ana e tyre,se po te kishin mundesi,nuk do te ndryshonin nga paraardhesit.Rames po i behet mandati i trete si kryeminister,pa llogarritur sa kohe ka si kryetar i perjetshem partie,Meta la gruan perkohesisht si kryetare,sepse dyshonte se po te vinte ndonje tjeter s'kishte per t'ia leshuar kurre vendin dhe zonjeza ja ruajti istikamin deri sa u rikthye e gjoja u rizgjodh,partite e tjera,PR,PA,LZHK,etj kane te njejttet kryetare prej vitesh dhe PD nuk ndryshon nga te tjeret Berisha vazhdon te jete i perjetshem ne fronnin e kryetarit dhe atehere kur beri sikur u dorehoq,vazhdoi te ishte kryetar ne prapaskene duke kontrolluar cdo levizje te marjonetave te tij.Sa kohe qe anetaret e cdo partie nuk kembengulin per nje limit kohe te percaktuar ne drejtimin e nje partie te kryetareve te tyre dhe nuk kembengulin ne largimin e tyre total nga politika pas vendosjes te mandateve me limit kohe,keto pasoja do te kemi-/MBRETER NE CDO GJE PERVEC KURORES/.
PërgjigjuDhe te mendosh qe ky ka qene president e kryeminister. Hapu dhé. Yyyyy rrace e keqe, funderrine bolshevike
PërgjigjuNEVERIA e shqiptarève pèr kètè vrasès,hajdut,antikombètar dhe koalicioni me kryehajdutin Meta, janè garancia e "mbretèrimit" tè Edi Ramès dhe "fitores" sè grupit qè ai komandon. Shqiptarève, u èshtè marrè e drejta pèr tè zgjedhur pèrsa kohè figura tè tilla si kèta keqbèrès ordinerè, pèrfaqèsojnè "alternativèn qeverisèse". Tè them tè drejtèn, mè tepèr pyes vetveten, çfarè halli tè madh duhet tè kenè ato pak shqiptarè, qè votuan pèr ta.!!!
PërgjigjuIk more kellire. Po mban peng Shqiperine per interesat e tua dhe familjes tende
PërgjigjuKete pune e rregullo Tit Vasili,duke u mendu dhe honger fara luledielli,bashke me Moniken,duke filluar revolucionin nr 17,bashke me popullin e 2 marsit.Nuk ka zgjidhje tjeter,Sala edhe kete here fitoi,por ja vodhen rruges votat e Belind ezmer.
Përgjigjushko ne shpellwn e dragobise mor qenef i kombit,,,,,atje e ke vendin ti me maloket e tu,,,,merr dhe ilir halen te te beje fresk....
PërgjigjuAsnje dyshim qe s’do largoheshe. Ti partine e do vetem ta perdoresh si mburoje nga burgu per ty e familjen hajdute qe ke
PërgjigjuPo ik mor njëri se na mërzite, mëngjes drekë darkë duke u ankuar, duke akuzuar të tjerët dhe duke shpikur budallallëqe të ndryshme! Shporru se na çave menderen, bashkë me ty ai qeni stanit tjetër dhe baxhellja e tij. Dy kryekomunistat që akuzojnë të tjerët se po "instalojnë monizmin" në Shqipëri"
PërgjigjuTere fuqine dhe famen qe ka ky sot e ka qe ishte kryetar i PD me hyrjes e demokracise, gje qe ja dhane Amerikanet sepse ato realizuan rrezimin e komunizmit. Ndaj rinia opozitare e gjendur para ketij perbindeshi i fryre me lek e korrupsion, nga fuqia qe te huajt i dhane per mire por ky e keqperdori normal nuk do dorehiqet. Te rinjte opozitare duhet ta rrezojne, por ky po sillet si kriminel ndaj Amerikanet sic ja dhane fuqine ne fillim te viteve 90, ashtu duhet ti japin dhe goditjen perfundimtare.
PërgjigjuRama ik se fitove
PërgjigjuBravo Salike! Komonistat nuk dorëzohen! Sa të jesh ti në opozitë së bashku me nongratat e tjerë kështu ka për të fitu Edrama&co!!
Përgjigjusi gjithmone fajtor beni ramen
PërgjigjuPRANO HUMBJEN DHE LARGOHU , NJERI PA VLERA , KUR NUK TE DO TROPOJA VENDI JOT
PërgjigjuTi duhet te zhdukesh nga shqiperia sa me shpejt te jete e mundur
Përgjigjuai ta ka fajin perhere ty , hajde pello hajde
PërgjigjuO sali nuk ta ka fajin populli qe humbet e qe ska me besim te ti
PërgjigjuPo ca pretendonte ky se do fitonte me mashtrimet qe ka bere gjithe keto vite?
PërgjigjuPo ne nje brim i bie fyedhit ky matuf Per cdo gje fain ja ka Edi Me kete gju qe flet ky plak do ri vite aty ku eshte Po ishin deputetet e Sales qe futeshin ne qendrat e votimit dhe jo Ps Prandaj vazhdo ti bihesh legenit Shqiperia te ec perpara Kishe 23 vjet ne qeveri dhe na thuaj c fare bere ti per Shkodren Prandaj rri ne shtepi dhe mos dil me se vetem keq i ben ketij vendi
PërgjigjuBerisha kurr se ka pranuar
PërgjigjuHahaha,je qesharak pa fund…hahahaha(vazhdon perjetesisht) Ca virusi esht ky o shqipetare qe nuk u gjeka vaksina per ket… ky as me plumin nuk vdes,esht makthi i te gjitheve. Ikni mer fekale te 50 viteve te fundit se vetem e keni rrjep dita e dites kete vend te mjere prej jush,ca pretendoni te jepni tashme? Familja te shkoje ta kendoje ke plakat mitike magjistare se mos bejne derman,se edhe ato bete po felliqen dalengadale nga ky vemje…pupupupu ca taksirati kane shqipetaret e shqiperia
PërgjigjuTANI U BINDA ME SHUME QE LULUSHI QEKA DJALI POLITIK I KETIJ BANDITI...EDHE AI NUK JEPTE DOREHEQJE
PërgjigjuNjeri teper interesant.Me paftyresi ben pergjegjes te tjeret per humbjen e tij.Shqiperia votoj masivisht kunder Saliut e Ilirit.Jepni doreheqjen e lereni popullin te jetoje i qete.
PërgjigjuO kerme sa here qe humbe te njejtat gjera thua i bie fyellit ne nje vrime...ti mendon se shqiptaret nuk e kuptojne djallezine e halleve te tua,,ik tani mos dil me ne faqe te dheut.. je non grata edhe per demokratet e vertet.
PërgjigjuBravo Sale,mendova se po na zhgenjeje kete rradhe,por ti si gjithmone,je njish,nuk te zhgenjen kurre.Vazhdo keshtu,mos prano zgjedhjet,se te rrit piket karshi shqiptareve.Ti nuk ke njohur non graden tende,jo te pranash zgjedhjet.Fillo ndonje revolucion tjeter nga tetori,vecse per voten e lire,qe po na e vjedhin fort.O Sale, o pall k..i,na trego te pakten diagnozen qe ke.O Argita,Shkelzen,Liri,merreni ne shpi,dhe mos e lini me dale.Eshte bo gazi botes.
Përgjigju