Politikë

Berisha: Rama shkëmbeu ‘kokën’ e Olsit me Veliajn! Kush është Nesti Angoni? Ish-kryeministri: Dosjen e bëri Balluku, është ‘zhdukur’

12 Shkurt, 13:12| Përditesimi: 12 Shkurt, 15:10

  • Share

Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, nën akuzë prej më shumë se një viti për aferën në dosjen “Partizani”, akuzoi rëndë sot kryeministrin Edi Rama se po kërcënon gjyqtarin e dosjes së Erion Veliajt dhe se qëndron vetë pas krimit, duke përdorur edhe Altin Dumanin, kreun e SPAK.

Teksa mori në mbrojtje gjyqtarin e dosjes së Erion Veliajt, Berisha nuk i mungoi akuzat e përsëritura ndaj kryeministrit që e quajti “padrino” dhe Prokurorisë së Posaçme, teksa i kërkoi Dumanit edhe dorëheqjen pasi është zgjedhur në mënyrë antikushtetuese dhe se ka bërë deklaratë të falsifikuar të pasurisë.

Madje ai spekuloi publikisht se kryeministri ka bërë marrëveshje me kreun e SPAK për të "shkëmbyer" vëllain e tij me kryebashkiakun.

“Ju e patë vetë, e dëgjuat fjalimin e tij. Hyri në biografinë e një gjykatësi që tha se s’e njeh e se ka takuar. Por çdo qytetar dhe gjyqtar si ai duhet të jetë krenar, se nuk është si Edi Rama. Unë nuk e kam takuar kurrë gjyqtarin. U mundua ta justifikojë si nga qytetari dixhital, që ishin Irena Gjoka dhe Ulsi Manja. Ata do nxjerrin dëshmitarë me sigla, por ata ishin. Lexonte dhe sytë te Ulsiu, unë e ndoqa, ai ishte. U mor me biografitë. Çdo njeri mund të merret, por ai jo, kurrë. Ka një baba xhelat, që ka firmosur varjen në litar të një kolosi të letërsisë, një poeti, Havzi Nelës. Nuk ka asnjë të drejtë mbi tokë, të marrë biografinë e dikujt, të majtë a të djathtë. Çfarëdo të jetë, i majtë a i djathtë është shumë herë më i mirë se ai i biri i një xhelati. U përpoq të mobilizonte botën e krimit kundër meje. Toyota Yaris i mbeti në gojë. I them shqiptarëve në mënyrë absolute se çdo dokument që ka e që provohen lidhjet me krimin të këtyre zyrtarëve kriminelë e faqezi, unë do ta bëj publike”, tha Berisha. 

Berisha tha se zv.kryeministrja Belinda Balluku ka përgjuar kundërshtarët e saj, përfshirë kryebashkiakun Veliaj dhe bashkëshorten e tij, ndërsa një dyshim hodhi se Balluku në fakt fshihet pas denoncuesit anonim të Veliajt Nesti Angoni.

"E patë atë me Lubi Lotin, iku nga radari. A e dini ju që ai Bistri kishte vendos sistemin e regjistrimit të kundërshtarëve të Belindës. Mes të tjerave ishte Erjoni dhe Erjonka. Ajo është zhduk tani, është zhduk nga radari, nuk del kurrkund. Ajo e ka bërë me Ramën, e njoh psikologjinë e saj. Pra pasi e regjistruan, pasi e ndoqën, një pjesë të mirë të veprimeve e ka kryer ajo. Kush është nesti, nga i gjeti Nesti Angoni të dhënat e TIMS dhe udhëtimet? Ato i gjeti vetëm Bistri, duke marrë vesh telefonat, se do porosisë, në Vjenë, se duhet shtrat dopjo dhe për fëmijë. I bëri Bistri, i regjistroi ai. Ne s’kemi dorë në këtë, s’kemi gisht. Kjo dosje u formulua e tëra nga qeveria. Koka e Erjon Velisë u vu në tepsi nga qeveria për të shpëtuar Olsi Ramën", tha Berisha. 

Fjalimin e kryeministrit nga burgu 313 ku ndodhet prej tetorit për 3 akuza të rënda, korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurish, e ndoqi edhe Ilir Meta. Ai tha përmes një audioje se teksa po dëgjonte fjalimin e Ramës u kërcënua.

Ora 15:06
Berisha kërcënon Ramën dhe Dumanin, merr në mbrojtje gjyqtarin e dosjes ‘Veliaj’ dhe Metën: Kreu i SPAK të japë dorëheqjen, ndryshimet në Kod duheshin

1739359430_saliberisha.jpg

Sali Berisha, sot në konferencë

Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, nën akuzë prej më shumë se një viti për aferën në dosjen “Partizani”, akuzoi rëndë sot kryeministrin Edi Rama se po kërcënon gjyqtarin e dosjes së Erion Veliajt dhe se qëndron vetë pas krimit, duke përdorur edhe Altin Dumanin, kreun e SPAK.

Teksa mori në mbrojtje gjyqtarin e dosjes së Erion Veliajt, Berisha nuk i mungoi akuzat e përsëritura ndaj kryeministrit që e quajti “padrino” dhe Prokurorisë së Posaçme, teksa i kërkoi Dumanit edhe dorëheqjen pasi është zgjedhur në mënyrë antikushtetuese dhe se ka bërë deklaratë të falsifikuar të pasurisë.

Kurse pyetjes nëse ka ndikuar situata e SHBA-ve në Shqipëri, kreu i selisë blu e pohoi, duke e quajtur Xhorxh Soros si ‘koka e gjarprit’ që u shtyp në Uashington. Por ai sulmoi ish-sekretarin amerikan të shtetit Anthony Blinken se përdori Altin Dumanin në SPAK për arrestimin e tij.

Berisha foli edhe për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe votën e Diasporës, ku shtoi se janë të nevojshme këto ndryshime.

“Ne nuk mund të bëhemi shkak që vota e diasporës të hidhet në kosh. Problemi tjetër është se vota do dërgohet me zarf. Por të paketosh 200 mijë zarfa kjo do kohë, ndaj duhet spostuar, çështja e dërgimit të zarfave është serioze, ndaj kërkohet kohë. Tjetra është paraqitja e kandidatëve në televizion. Duhet patjetër, të paraqisin programin e tyre, veten e tyre, t’i njoh populli. Kjo ishte e mbyllur, tani kërkohet, kjo është dhe duhet”, u shpreh ai.

Në lidhje me SPAK, Dumanin, Sorosin dhe Blinken, ai nënvizoi:

“Shtypja e kokës së gjarprit në Uashington ka ndikuar. Vinte Blinken në Tiranë dhe takonte Dumanin. I jep atij titullin pse kishte arrestuar liderin e opozitës. Shtypja e Xhorxh Sorosit në Uashington pati ndikim shumë të madh në Shqipëri. Absolutisht. E patë si dridhej Edi Rama.  A ka njerëz të ndershëm në SPAK e GJKKO, po ka. E kam thënë, e them e do ta them. Ka njerëz në drejtësi që e bëjnë punën saktë. Po ju e patë sot, u mor me biografinë e gjyqtarit, i majtë i djathtë. Mos u çudisni që Rama të ketë takuar Altin Dumanin para 2 ditësh në Durrës. Nuk përjashtohet, prova nuk kam, zërat janë, po hetojmë. Gojët e liga thonë se pati një takim. Kanë qenë në Durrës dhe nuk është bërë takimi, edhe mundet”. 

Berisha nuk harroi të merrte në mbrojtje edhe Ilir Metën, kreun e Partisë së Lirisë të arrestuar prej 21 Tetorit të kaluar. Pasi denoncoi kërcënimet ndaj tij në qeli, paralajmëroi kryeministrin se do jetë përgjegjës nëse Metës i ndodh diçka, teksa e cilësoi urdhërues të kërcënimeve në fjalë.

“Së fundmi denoncon me forcë kërcënimin që i kanë bërë në burg presidentit të PL, Ilir Meta. Ky është akt hakmarrës ndaj Metës dhe paralajmëroj Ramën se çdo gjë do i kthehet personale. Sot kanë shkuar t’i zënë kafshatën në fyt atij. Dihet kush i kontrollon burgjet, Rama me Ulsi Manjën”, tha ai.

Berisha akuzoi edhe drejtoreshën e BKH, Aida Hajnaj si “të besuarën e verbër” të Ramës, sikurse edhe Altin Dumanin, ku i kërkoi dorëheqjen në mënyrë publike.

“Drejtoresha e BKH është mercenare e bindur e Ramës te institucioni. Dumani është ushtari i tij. Kam denoncuar Dumanin, nuk jam marrë me familjen e tij, apo biografinë. Kam denoncuar shtëpitë e tij. Se paguan vjehrri se e paguan Altini hajde gjeje këtë. Tre shtëpi me qira e një ku rri. Ka mashtrime në deklaratat e tij, janë deklaruar çmime 50% më të ulëta se çfarë janë në atë zonë, burimi i tyre është i paqartë, Vettingu i tij falsitet, votimi i tij është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ai duhet të largohet menjëherë nga ajo detyrë. Dhe ata që votohen kundër Kushtetutës nuk kanë ligj, nuk kanë moral”, u shpreh ish-kryeministri.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drejtoria: 12/02/2025 18:06

    sali fol per ke bistri e ke fjalen ate qe eshte ne burg?

    Përgjigju
  • Ledi: 12/02/2025 15:58

    O plank mashtrues i nivelit boteror, merresg vetemme shpifje per 34 vjet qe ke vested dhe vjedhur shqiptaret .Po vjen 11 Maji dhe do shikosh se cfar humbje spektakolare do kesh dhe nuk ka Trap qe te ndihmoj . O mortja e shqiptareve

    Përgjigju
  • Gjergj: 12/02/2025 15:33

    "Virgjèria",foli. Iu bèri radiografinè tè gjithève. Avokat mè tè mirè pèr tè akuzuarit pèr pastrim parashè dhe korrupsion, nuk ka. Kur flet "virgjèria" dhe tregon me gisht,,,,çdo gjè bèhet e pavlerè, edhe arrestimi i Veliajt apo edhe i vetè Ramès. Po tè isha nè vèndin e Dumanit,,do kisha jo vetèm vrasje ndèrgjegjeje si qytetar por edhe atè ndjenjèn se po merrem me xhepista,,kur vrasèsi serial jep "konferenca pèr shtyp" dhe deklaron se nuk ka as mè tè voglin respekt pèr organin e akuzès. Livadhisja e kètij vrasèsi, do tè dèmtojè herèt a vonè edhe imazhin e vetè SPAK si organ akuze me besueshmèrinè mè tè madhe tek qytetarèt e kètij vèndi. Natyrisht qè çdo dosje ka nevojè pèr hetimin e nevojshèm por zgjatja e pafund e hetimeve pèr njè vrasje si 21 janari, nuk mund tè shihet mè nga askush si diçka proçeduriale. Nèse duam drejtèsi, atèherè pra,,pèr xhepistat por edhe pèr vrasèsit dhe hajdutèt.

    Përgjigju
  • ARDA COSTRUZIONI: 12/02/2025 15:15

    Po nuk ju pre koka NEPERKES ,s'do ketë paqe ne ketë Vend

    Përgjigju
  • Salehu: 12/02/2025 15:14

    Me siguri do beje deklarate KLGJ-ja tani.... ahahahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?