Politikë

'Berisha kërkon de-sorosifikim', Majko ironizon: Kur demokratët amerikanë luftonin në Vietnam, doktori anëtarësohej në PPSH! Ndryshoni godinë, SHQUP-i përdorej për vaki

27 Shkurt, 11:06| Përditesimi: 27 Shkurt, 12:24

  • Share

 

Deputeti socialist Pandeli Majko ironizoi pretendimet e PD dhe Berishës për ardhjen e Trump dhe republikanëve në Shtëpinë e Bardhë. Majko tha se kur eksponentë të demokratëve amerikanë luftonin në Vietnam, doktor Berisha bënte kërkesë të anëtarësohej në Partinë Komuniste.

Ndërsa i dha këshillë PD-së të ndërrojë selinë, pasi tek ish-SHQUP përdorej për vaki, madje aty është bërë dhe vakia e Ramiz Alisë. 

'Kam përshtypje. Mos ngatërroni kekun me byrekun. Me dashje apo pa dashje mos ngatërroni dekomunstizimi me një proces, deklarimi se SHBA është drejtuar nga marksistët është gafë e rëndë politike. Në PD amerikane ka njerëz të cilët kur luftonin në Vietnam doktori bënte kërkesën për të hyrë në PK, është gjenezë e vjetër kjo. E ka pasur dhe një drejtuesi i majtë që mendonte ishte burimi komunist. Përshëndes qeverinë dhe ministrinë e jashtme për votën në OKB për rezolutën e BE dhe Britanisë së Madhe. Pro amerikanizmi im është i një natyre tjetër që nuk ka të bëjë me mënyrën si ju e shihni pro amerikanizmin. Kisha një mik anti komunist. Ka luftuar në Vietnam, e kam pasur mik quhej Leka Zogu. Mbi të gjitha dëshiroj si mik, t’ju jap një këshillë. Ndërroni godinë, se ajo është godinë që sjell fat jo të mirë. Në forcat e armatosura Godina e SHQUP është përdorur kryesisht për vaki. Është bërë dhe vakia e Ramiz Alisë, nuk ju nxit që njerëzit të reflektojnë.'


Lajmi kryesor:

Kuvend/ Debate për dëgjesën e rektorit në grupin e PS! Bardhi: Presidenti ta shkarkojë! PS: Po i bëni gjyqin, Hallet e primareve mos i sillni këtu


G.K/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?