Edvin Kulluri

Berisha Këshill Kombëtar me familjarët e tij, Kulluri: Vetëm nga 2 familje, rreth 13 anëtarë

1 Maj 2022, 20:42| Përditesimi: 2 Maj 2022, 12:46

  • Share

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kullur, ka kritikuar jo pak Këshillin e Sali Berishës të dalë nga Kuvendi i  30 prillit, e duke e cilësuar atë si 'familjar'.

Me një postim në Facebook, Kulluri ironizon, ku ndërsa i referohet Berishës dhe Rithemelimit si 'konservatorë', shkruan se ata mbështeten pikërisht te vlerat e familjes dhe se këtë parim e kanë përmbushur. Sipas Kullurit, vetëm nga 2 familje ka rreth 13 anëtarë të Këshillit Kombëtar.

"Meqenëse konservatorizmi mbështetet fort tek vlerat e familjes, Këshilli Kombëtar i dalë dje nga Kuvendi e përmbushi plotësisht këtë parim! Vetëm nga 2 familje ka rreth 13 anëtarë të Këshillit Kombëtar! Urime dhe përpara drejt fitores kundër regjimit të Edi Ramës!", shkruan ai.

Kuvendi Kombëtar, i thirrur nga Sali Berisha një ditë më parë, zgjodhi 150 emrat e rinj të Këshillit Kombëtar të PD-së, që u bënë me dije sot nga Albana Vokshi, e cila tha se 75 prej tyre janë anëtarë të Forumit të Gruas si dhe të Forumit Rinor të PD-së.

Veç Berishës, i cili është automatikisht anëtar i Këshillit, në listë janë edhe dhëndri e tij, Jamarbër Malltezin, nipi Sevalgon Berisha dhe kushëriri Mal Berisha.

Menjëherë sapo të konstituohet, Këshilli i PD, duhet të zgjedhë kryetarin e Këshillit, mes dy kandidaturash që do të propozohen nga Rithemelimi. Po ashtu para 22 majit, Këshilli duhet të zgjedhë edhe kryesinë e re të PD.

Një ditë më parë, Sali Berisha i la detyrë që Këshilli Kombëtar të zgjedhë edhe zëvendësuesin e Enkelejd Alibeajt, të cilin e shkarkoi nga posti i kreut të grupit, pavarësisht se ky i fundit dhe grupi i tij nuk njohin asnjë vendim të Sali Berishës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Asti: 02/05/2022 13:51

    NDALENI MULLAH SALIUN PO RICIKLON LLUMIN, DO NA KOMANDOJE HAJDUTI I PULAVE SALI LUSHAJ,

    Përgjigju
  • Shqiponja: 02/05/2022 11:31

    Mjer shqiperia qe ka akoma njerez qe i shkojne mbrapa plakut merre qe dery me sot e ka shkaterruar vendin dhe tani po na del Si shpetimtar,komunisti komunist mbetet bishti I qenit bisht qeni mbetet

    Përgjigju
  • Ben: 02/05/2022 09:27

    Po,me Kullur ashtu eshte.Por edhe ti me keto piruetat nje here me foltoren,nje here e shan Salen,nje here e lavdron,d.m.th. v.k.Por mos e rruj,se ne pushtet vini nga 2034.

    Përgjigju
  • Tani: 01/05/2022 21:31

    Po te kishte dale ne Keshill Kombetar edhe ky Kullumi i Arben Imamit,per te nuk do ishin problem 13 veta nga dy familje!

    Përgjigju
    • PETRIT: 02/05/2022 09:28

      Pra, Kulluri genjen , apo nuk te intereson e verteta. Bindje ndaj partise, por jo qorr dhe shurll.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?