Kuvendi Kombëtar, i thirrur nga Sali Berisha një ditë më parë, ka zgjedhur 150 emrat e rinj të Këshillit Kombëtar të PD-së. Emrat e Rithemelimit i bëri me dije Albana Vokshi, e cila tha se 75 prej tyre janë anëtarë të Forumit të Gruas si dhe të Forumit Rinor të PD-së.
Në emrat e Këshillit Kombëtar, vihet re se janë rikthyer Rudina Hajdari, Arben Imami, Myslim Murrizi e Aldo Bumçi. Anëtar i Këshillit Kombëtar është zgjedhur edhe Fatbardh Kadilli, i njohur si kritik ndaj Sali Berishës e Lulzim Bashës po ashtu. Ndër emrat janë edhe Osman Mula, Bujar Kapexhiu, mjeku Ilir Alimehmeti, studiuesi Apollon Baçe.
Mes emrave për anëtarë të institucionit të dytë më të rëndësishëm të PD vihen re besnikë të ish-kryeministrit Sali Berisha, ku nuk kanë munguar edhe ish-funksionarë të lartë në kohën e qeverisjes së PD-së.
Menjëherë sapo të konstituohet, Këshilli i PD, duhet të zgjedhë kryetarin e Këshillit, mes dy kandidaturash që do të propozohen nga Rithemelimi. Po ashtu para 22 majit, Këshilli duhet të zgjedhë edhe kryesinë e re të PD.
Një ditë më parë, Sali Berisha i la detyrë që Këshilli Kombëtar të zgjedhë edhe zëvendësuesin e Enkelejd Alibeajt, të cilin e shkarkoi nga posti i kreut të grupit, pavarësisht se ky i fundit dhe grupi i tij nuk njohin asnjë vendim të Sali Berishës.
Këto janë anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Ndër emrat vihet re rikthimi i Rudina Hajdarit, Myslim Murrizit, Aldo Bumçit.
Lista me emrat e anëtarëve të rinj:
- Adriana Gjonaj
- Adriana Kalaja
- Agron Kuliçaj
- Aida Shehu
- Akil Kraja
- Albina Deda
- Aldo Bumçi
- Aleksandër Biberaj
- Alta Hazizi Haluca
- Andi Dollapi
- Andi Mustafai
- Andon Frrokaj
- Anisa Dervishaj
- Anisa Kadesha
- Ankelida Çela
- Anxhela Malko
- Apollon Baçe
- Arben Beqiri
- Arben Ibro
- Arben Imami
- Arben Miza
- Arben Ristani
- Arbjola Halimi
- Ardjan Muka
- Ardian Turku
- Arjan Dedej
- Armend Musai
- Arnold Kariqi
- Arvid Bushati
- Aulon Kalaja
- Aurel Bylykbashi
- Avenir Peka
- Barbara Doda
- Bedri Hoxha
- Besart Xhaferri
- Besnik Aliaj
- Bislim Ahmetaj
- Bledi Kasmi
- Bujar Kapexhiu
- Bujar Vukaj
- Çlirim Gjata
- Dafina Muda
- Dasho Aliko
- Dava Marku
- Denion Shëngjergji
- Dorel Memoçi
- Dorian Teliti
- Dritan Burgie
- Edit Harxhi
- Elena Qirici
- Elgi Hyka
- Eliona Gremi
- Elior Vila
- Elisabeta Skrapari
- Elton Bano
- Elvis Malasi
- Edlira Bushati
- Enkelejda Sallaku
- Eno Bozdo
- Enca Basha
- Ervin Minarolli
- Esmeralda Metko
- Etion Kapedani
- Fatbardh Kadilli
- Fatbardha Kadiu
- Fation Bathorja
- Feride Rrahmanaj
- Fjoralba Dizdari
- Fiqiri Ismaili
- Floriana Garo
- Florin Kurmekaj
- Florion Mima
- Gazmend Dibra
- Gazmir Spahia
- Genc Deromemaj
- Genc Pollo
- Gent Strazimiri
- Gentian Mishova
- Gjergj Mero
- Gjov Vuksani
- Glauk Olldashi
- Grigels Muçollari
- Ibrahim Morina
- Ilir Alimehmeti
- Iliriana Kuçana
- Imanuel Çaushaj
- Imelda Kraja
- Indrit Hoxha
- Irena Shestani
- Ivi Kaso
- Jamarbër Malltezi
- Jola Hysaj
- Julian Deda
- Kejtis Kruja
- Klara Bici
- Klaus Shaqiri
- Klevis Balliu
- Klodian Lata
- Klodian Mucco
- Klodiana Çapja
- Laura Vorpsi
- Lediana Fratari
- Ledina Alolli
- Ledina Mandia
- Ledio Nuraj
- Lisandër Hoxha
- Lorenc Luka
- Lorin Hoxha
- Mal Berisha
- Malbor Duka
- Mariglen Doçi
- Mariana Brunga
- Matilda Qyrku
- Megi Balliu
- Mariglen Kurtballaj
- Mimoza Hadarmataj
- Mimoza Rexhvelaj
- Minushe Lazaj
- Mirala Tabaku
- Myqerem Tafaj
- Myslimi Murrizi
- Nadire Meçorapaj
- Nazlie Lacci
- Nikolin ÇALI
- Osman Mula
- Osman Stafa
- Parid Teferiçi
- Prel Gjoni
- Qemal Çejku
- Qemal Hoxha
- Rajmonda Bulku
- Renis Gjoka
- Robert Budina
- Roland Keta
- Rubens Shima
- Rudina Hajdari
- Sajmir Mulgeci
- Sara Bodo
- Sevalgon Berisha
- Shaqir Manjani
- Sherefedin Shehu
- Shkwlqim Hoxha
- Spiro Vaso
- Suzana Guxholli
- Valdete Vorbsi
- Voltana Ademi
- Xheraldo Dashi
- XHulian Guçe
- Ylli Asllani
- Zyrafete Kulla
Albana Vokshi anëtare e Komisionit të Rithemelimit, në një konferencë për mediat tha se 75 anëtare të Këshillit Kombëtar, janë pjesë e Forumit të Gruas dhe Forumit të të Rinjve.
‘Ishte një ditë historike për PD. Një tjetër dëshmi që në PD është kthyer vota e lirë. Çdo vendim e merr anëtarësia, të gjithë delegatët ishin zgjedhur me votën e anëtarësisë. U votuan në transparencë të plotë dhe po ashtu votat u numëruan në transparencë të plotë live deri sa ka përfunduar numërimi në orët e para të mëngjesit. 30% e Këshillit Kombëtar duhet të përbëhet nga zonjat dhe minimumi 15% nën moshën 30 vjeç. Pas një analize të listës fitues rezulton se janë 50% të Këshillit të ri Kombëtar të ardhur nga organizata partnere të PD, nga Forumi rinor dhe LDSH. 75 anëtarë të Këshillit Kombëtar vjen nga FRD dhe LDSH, hera parë në historinë e një partie politike. PD sot jo vetëm është më e fortë.’- tha Vokshi.
Lexova emrat.Jane ne pergjithesi xhaketa te kthyme mbrapç,ishte edhe gruaja e Tritan Shehut,gjithashtu kishte shume njerez qe nukmerren me politike fare,si Renis Gjoka etj.Me nje fjale futja kot,hajde t'majme Salen ne karrige.Turp.
PërgjigjuGallata dhe paturpersia eshte gje normale.Shikoni Hajdarin,dhe Lymin,Myslym Murrizin.Complet te paftyre dhe mashtruesa.Lymi dhe kjo kandiduan per deputet me parti te tjera,benin si qen kundra Pd-ës se Lulit dhe Sales,dhe tani per nje cope karrike i kaperdine ato qe thane.Lymi themeloi edhe parti,si e la partine Lymi tani,mes 4 rrugeve?Qe do te thote,keto jane ca karagjoze qe duan te jetojne dhe te perfitojne nga polititika.
PërgjigjuMe 150 petrita ka per t'a rifilluar historine /e kuqe/ te <<PD>> sekretari i org.baze te PPSH-se Berisha?!
PërgjigjuSa gomere ka ky vend.... Me siguri qe keta do ta pushtojne Ameriken..... Sali Enver jemi gati kurdoher...
PërgjigjuPa hyre ne koemente epr krahun e vjeter Sorosian qe Berisha edhe kur e ben Armik nuk i ndahet, ajo qe po cudit ter Pd eshte rikthimi i Myqerem Tafajt dhe Ylli asllanit, pjesa me e heret qe e trasferoj tek Meta e riktheu perseri te vetja. Vajti ka vajti Zoica u kthye tek gorica
Përgjigjuca te ka cudit? Pjesa e sigurimit te shtetit te institutit te Kamzes, qe lidhej me fijet me te cuditshme te sekretarise se KM. Lexo shenimet e Gjergj Lezhajt dhe kupton me shume. Enver Hoxha e beri ter popullin ushtar, Myqeram Tafaj e beri ter popullin student. Krimi qe ka ber ky me arsimin ne Shqiperi dhe 100 vjet do i ndihen pasojat.
Degjoja shpesh Murizin qe anatemonte sigurimsat dhe komunistet.E gjitha ishte hipokrizi,sepse te krye komunisti vajti dhe mbeshteti koken.Po partine e re qe krijove ku e le Muriz?U legenose edhe ti Muriz.E kote te te them turp te kesh se ju nuk e njifni turpin .Ate e hani me buke
Përgjigju