Politikë

Berisha komenton kabinetin e ri qeveritar: Kumbaro, vështirë ta kuptosh kur është e dehur dhe kur flet normal! Spiropali, ministre qesharake

11 Shtator, 15:07| Përditesimi: 11 Shtator, 15:42

  • Share

1757598007_Sequence01.02113603.Still232.jpg

Në mbledhjen me grupin e ri parlamentar të Partisë Demokratike, që u transmetua drejtpërdrejt, Sali Berisha komentoi edhe kabinetin e ri qeveritar të shpallur sot nga kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama para Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, në Pallatin e Kongreseve.

“Tani, Pirro Vengu, është anëtar me shpirt dhe dokumente i kartelit Troplini, sepse gjatë drejtorisë së tij Troplini sundoi tërësisht karteli.

Pirro Vengu hapi rrugën në mënyrë që miliardat e drogës të vijnë me petkun e Alalabarit në Durrës.

Ka vendosur këtu Mirela Kumbaron, që e ke vështirë ta kuptosh kur është e dehur dhe kur flet normal, që shkatërroi të gjitha zonat e mbrojtura.

Elisa Spiropali ministre e Jashtme. Nuk ka pasur ai post gjë më qesharake se kësaj here.

Niko Peleshi, është me disa dosje korrupsioni në Skap.

Pra, të themi që ky është kabineti i fundit dhe i funeralit të narkodiktaturës, për të cilin ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet të ja shkurtojmë ditët sa më shpejt.

Kur i pashë atë të Nepalit se si i trajtonin, veshjet e tyre ishin 10-herë më të pakushtueshme se sa të lubisë, Elisës, apo paradat e modës që bënin me çantat me Hermes, me rripa që kushtonin një djallë e gjysëm.

Është vendosur edhe Toni Gogu.

Çfarë do ky në qeveri? Ky do të dalë në dëshmi të tjera më vonë.

Unë mendoj se, as nuk mund të ishte ndryshe nga kjo që ka ndodhur”,- tha Berisha.


Lajmi kryesor:

Grupi i PD/ Bardhi konfirmohet kryetar, Leskaj kundër! Berisha: Do shkojmë në Kuvend! Misioni ynë, Rama të mos e gëzojë mandatin


K.M/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?