Politikë

Grupi i PD/ Bardhi konfirmohet kryetar, Leskaj kundër! Berisha: Do shkojmë në Kuvend! Misioni ynë, Rama të mos e gëzojë mandatin

11 Shtator, 13:48| Përditesimi: 11 Shtator, 17:36

  • Share

TIRANË- Sali Berisha nuk ia doli të kundërprodhonte një efekt të fortë nga oborri i selisë së tij përballë morisë së lajmeve të dala nga Asambleja e Partisë Socialiste.

Fill pasi Rama njoftoi qeverinë e re, Berisha mblodhi të tijtë e pa supriza njoftoi se nesër Kuvendit do t’i drejtohet me lidershipin e vjetër, duke rikonfirmuar Gazment Bardhin në krye të grupit parlamentar. Besimin, Berisha thotë se Bardhi e justifikoi me punën e tij.

"Gazment Bardhi, në kushte jo të lehta, por jam i bindur se e përfaqësoi dhe udhëhoqi grupin me një vendosmëri të madhe, në kushte të vështira. Kam bindjen se ky grup me mbështetjen që do i bëjë Gazment Bardhit, do të njohë një perfomancë të re gjatë kohërave që vijnë", tha Bardhi. 

Njëjtë si grupi i vjetër parlamentar, edhe i riu iu bind pa shumë mund kryedemokratit. Në bllok ata votuan Bardhin kryetar grupi, e bashkë me të, Gjekmarkajn nënkryetar kuvendi, Këlliçin e Alizotin nënkryetar të grupit parlamentar, e dy zonjat Elda Hoti e Ledina Aliolli Sekretare e Zëdhënëse të grupit. I vetmi që i doli nga rreshti ishte Bujar Leskaj.

"Mendoj që Berisha ka gabuar në këtë rast. Ka gabuar, madje rëndë", tha Leskaj. 

Takimin e parë me ligjvënësit e rinj, kreu i PD e shfrytëzoi për të ri-përsëritur arsyet përse PD shkon në parlament, në një kohë kur ajo nuk i njeh zgjedhjet. Sipas Berishës, misioni është që Rama të mos e gëzojë këtë mandat dhe të shkojnë në Kuvend për t’i shërbyer interesit të qytetarëve.

“U them demokratëve, që mbeten zemërthyer nga vendimi i djeshëm i kryesisë, se prania jonë në Kuvend, duke qene zëri i tyre është në kushte e territ të narkodikaturës e një rëndësie të vlerësimit tim jetik për realizimin e qëllimeve tona. Është gjë madhore shumë, demokratë e demokratë nuk duhet të harroni që diktaturat nuk kanë armë të fuqishme se diktatura. Përgjegjësia jonë është e jashtëzakonshme, qenia jonë në Kuvend si zëdhënës të tyre, është rruga e vetme për të krijuar impaktin pozitiv maksimal dhe për të vazhduar këtë betejë kundër këtij regjimi. Një strofull kriminelësh, përfaqësues të Tropilinëve të hakmarrjes për drejtësi, Çopjave, Çelëve, Bajrve, aty janë. Ata e kanë pushtuar Kuvendin, por ne do qëndrojmë si përfaqësues të qytetareve. Në këtë mënyrë ne do të ngrihemi në lartësinë e pritshmërie dhe së bashku me demokratë të dëshpëruar, të zhgënjyer, ne përmbushim kësaj here mision më të rëndësishëm të jetës sonë. Rama rrëmbeu mandatin e katërt. Misioni jonë është të mos e gëzojë këtë mandat, ai nuk mund ta gëzojë këtë mandat”, tha Berisha.  

Gjithë sy e veshë Berisha ishte edhe për emrat e njoftuar nga Rama për qeverinë e re. Sic ndodh gjithnjë, nuk kurseu as emrat e vjetër, por as ata që u besohet për herë të parë detyra e ministrit.

“Pirro Vengu hapi rrugën në mënyrë që miliardat e drogës të vijnë me petkun e Alalabarit në Durrës. Ka vendosur këtu Mirela Kumbaron, që e ke vështirë ta kuptosh kur është e dehur dhe kur flet normal, që shkatërroi të gjitha zonat e mbrojtura.

Elisa Spiropali ministre e Jashtme. Nuk ka pasur ai post gjë më qesharake se kësaj here. Niko Peleshi, është me disa dosje korrupsioni në Skap. Tani na solli nga Sorosi dhe një ministre. Po, na pruri një ministre, ajo e Shëndetësisë. U emërua ministre Shëndetësie”, tha Berisha.

Të papërgatitur, kryedemokratin duket se e gjeti lajmi për zgjedhjet në Bashkinë e Tiranës. Ai pranoi se nuk e ka gati emrin e rivalit të Ogerta Manastirliut...

"PD ka figura, personalitete të shquara për t’iu paraqitur qytetarëve të Tiranës, që mishërojnë më së miri çdo vlerë, përballë një personi që është simbol i zi për Tiranën dhe kombin, që nuk mund të ketë kurrë emër tjetër, veçse korba e covidit”, tha Berisha.

Demokratët do të duhet të mblidhen përsëri për të vendosur mbi kryetarët e komisioneve që do të dejtohen nga opozita, tani që struktura e re parlamentare, u bë publike nga Edi Rama.

Kryesia e Grupit të PD
Gazment Bardhi-kryetar Grupi parlamentar
Agron Gjekmarkaj-nënkryetar Kuvendi
Belind Këlliçi-nënkryetar grupi parlamentar
Tomorr Alizoti - nënkryetar grupi parlamentar
Elda Hoti- Sekretare e Grupit parlamentar
Ledina Aliolli-Zëdhënëse e Grupit parlamentar
 

Ora 16:46
A e keni gati kandidatin për Bashkinë e Tiranës? Berisha: Manastirliu, korba e COVID-it! Kabineti më i korruptuar ndonjëherë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha komentoi pas mbledhjes së grupit edhe kandidaturën e PS-së për drejtimin e bashkisë së Tiranës, Ogerta Manastirliu. Korba e pandemisë së Covid-19 e quajti Berisha.

“Ne kemi kandidatura, por emrat do dalin mbi bazën e procedurave. PD ka figura, personalitete të shquara për t’iu paraqitur qytetarëve të Tiranës, që mishërojnë më së miri çdo vlerë, përballë një personi që është simbol i zi për Tiranën dhe kombin, që nuk mund të ketë kurrë emër tjetër, veçse korba e covidit”, tha Berisha.

Berisha tha se Rama kërkon të zhvendosë vëmendjen tek zgjedhjet në bashkinë e Tiranës pasi zgjodhi një kabinet të korruptuar.

“Ramaduro kërkon të mbulojë me skupe mediatike atë palo kabinet që i paraqitemi, që është më i dobëti në histori të këtij vendi, fillon nga lubi tuneli dhe përfundon tek Kumbaro. Ka paraqitur me qesharak dhe kabinetin më të korruptuar ndonjëherë. Ka vjedh Lefter Koka, por sa a vjedhur lubi Balluku, as 2 qeveri bashkë nuk bëhen. Rama për të larguar diskutimet nga kabineti, nga Lubija, nga Kumbaro, nga Pirro Vengu kërkon ta spostojë tek zgjedhjet në bashkinë e Tiranës”, tha Berisha.

I pyetur nëse PD e ka gati rivalin për t’u përballur me Ogerta Manastirliun në zgjedhjet e parakohshme të Tiranës, Berisha tha se PD ka figura dhe personalitete, por kandidati do të përzgjidhet në bazë të procedurave.

Ora 15:07
Berisha komenton kabinetin e ri qeveritar: Kumbaro, vështirë ta kuptosh kur është e dehur dhe kur flet normal! Spiropali, ministre qesharake

1757598007_Sequence01.02113603.Still232.jpg

Në mbledhjen me grupin e ri parlamentar të Partisë Demokratike, që u transmetua drejtpërdrejt, Sali Berisha komentoi edhe kabinetin e ri qeveritar të shpallur sot nga kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama para Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, në Pallatin e Kongreseve.

“Tani, Pirro Vengu, është anëtar me shpirt dhe dokumente i kartelit Troplini, sepse gjatë drejtorisë së tij Troplini sundoi tërësisht karteli.

Pirro Vengu hapi rrugën në mënyrë që miliardat e drogës të vijnë me petkun e Alalabarit në Durrës.

Ka vendosur këtu Mirela Kumbaron, që e ke vështirë ta kuptosh kur është e dehur dhe kur flet normal, që shkatërroi të gjitha zonat e mbrojtura.

Elisa Spiropali ministre e Jashtme. Nuk ka pasur ai post gjë më qesharake se kësaj here.

Niko Peleshi, është me disa dosje korrupsioni në Skap.

Pra, të themi që ky është kabineti i fundit dhe i funeralit të narkodiktaturës, për të cilin ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet të ja shkurtojmë ditët sa më shpejt.

Kur i pashë atë të Nepalit se si i trajtonin, veshjet e tyre ishin 10-herë më të pakushtueshme se sa të lubisë, Elisës, apo paradat e modës që bënin me çantat me Hermes, me rripa që kushtonin një djallë e gjysëm.

Është vendosur edhe Toni Gogu.

Çfarë do ky në qeveri? Ky do të dalë në dëshmi të tjera më vonë.

Unë mendoj se, as nuk mund të ishte ndryshe nga kjo që ka ndodhur”,- tha Berisha.

Ora 14:46
Leskaj kundër Berishës: Gaboi rëndë me zgjedhjen e Bardhit si kryetar i grupit parlamentar

 

Bujar Leskaj ishte i vetmi që votoi kundër zgjedhjet se Gazment Bardhit si kreu i grupit të PD. Në një prononcim të shkurtër për mediat, pas mbledhjes, Leskaj tha se votën e tij kundër do ta shpjegojë në mbledhjen e radhës. Por, gazetarëve u tha shkurt, se me rizgjedhjen e Bardhit si kreu i grupit, Berisha ka bërë një gabim të rëndë.

Leskaj: Votën kundër do ta shpjegoj mbledhjen e radhës të grupit. Votova kundër kryetarit të grupit.

Gazetarët: Nuk e ka bërë detyrën?

Leskaj: Mendoj që Berisha ka gabuar në këtë rast. Ka gabuar, madje rëndë.

Gazetarët: A është kjo rruga e ndarjes me PD?

Leskaj: Jo, përse do ndahem?

Gazetarët: Do i bindeni urdhrave të Bardhit?

Leskaj: Unë i bindem urdhrave të demokratëve.

Ora 14:31
Rama e propozoi për ministre të Shëndetësisë në kabinetin e ri, Berisha: Evis Sala u soll nga Soros

Kryedemokrati Sali Berisha tha se Evis Sala, e përzgjedhura e kryeministrit Edi Rama për ministre të Shëndetësisë në mandatin e katërt, është e imponuar te kryesocialisti nga George Soros.

“Tani na solli nga Sorosi dhe një ministre. Po, na pruri një ministre, ajo e Shëndetësisë. U emërua ministre Shëndetësie.  Pra dhe desorifikimi i vendit do të jetë një nga objektivat e vështira, por shumë madhor të grupit tonë parlamentar në betejën tonë”,- tha Berisha.

Ora 14:29
Bardhi konfirmohet si kreu i Grupit të PD, vetëm Leskaj voton kundër! Berisha propozon Gjekmarkajn si nënkryetar Kuvendi

 

Grupi i PD do të vijojë të drejtohet nga Gazment Bardhi. Nnëkryetar grupi, Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti. Berisha propozon sërish nënkryetar Kuvendi, Agron Gjekmarkajn.

Sekretare e grupit parlamentar zgjidhet Elda Hoti, ndërsa zëdhënëse Ledina Alolli. I vetmi që votoi kundër propozimeve të Berishës ishte Bujar Leskaj.

“Kam bindjen se ky grup me mbështetjen që do i bëjë Bardhit, do të njohë një performancë të re gjatë kohërave që vijnë. Për nënkryetar të grupit, Këlliçin dhe Alizotin. Nënkryetar Kuvendi, Agron Gjekmarkaj”, tha Berisha.

Ora 14:20
Kabineti i ri qeveritar, Berisha: Asnjë ministër nga veriu i Shqipërisë, Rama shprehu urrejtjen e tij patologjike

 

Kryedemokrati Sali Berisha tha se kabineti i ri qeveritar, i shpallur sot nga kryeministri Edi Rama, shpreh diskriminim të madh për veriun e Shqipërisë, pasi nuk përmban asnjë ministër nga kjo pjesë e vendit.

“Është shprehur urrejtja patologjike për veriun, asnjë nga veriu në kabinet, nuk mund të kishte. Ka shprehur urrejtjen e tij të përmbajtur ndaj veriut të Shqipërisë, kjo nuk është rastësi, kurrë nuk ka pasur pushtues apo diktator që të ketë mbajtur këtë qëndrim ndaj veriut në investime, nuk ka pasur dhe nuk ka. Investimet në veri janë më pak se 1 e 13 e investimeve në zonat e tjera të Shqipërisë, mos harro”,- tha Berisha.

Ora 14:19
Rama e propozoi si kandidate për bashkinë e Tiranës, Berisha për Manastirliun: Korba e korrupsionit

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi përzgjedhjen e Ogerta Manastirliut si kandidaten e Partisë Socialiste në zgjedhjet e parakohshme për drejtimin e Bashkisë Tiranë.

Kryedemokrati e quajti Manastirliun “korbën e korrupsionit”, duke ngritur akuza të ashpra drejt saj për kohën kur ishte ministre e Shëndetësisë.

“I çoi korben e korrupsionit, i coi njeriun që me qëndrimin që mbajti ndaj covidit, meriton në mënyrë absolute, minimumin dënim të përjetshëm, janë 22 mijë vdekje që ajo i fshihte, janë 500 milionë euro të avulluara, të dhëna për Covid-in”,- tha Berisha.

Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama u kërkoi sot anëtarëve socialistë në Këshillin Bashkiak të Tiranës që të nisin procedurat për shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej muajit shkurt të këtij viti.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tori: 11/09/2025 18:09

    Që në kohen e Nanos dhe në vazhdim veç zi fole! mo zija të raftë ngado që shkosh mo kriminel i lindur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?