Sapo ka lënë sallën e Kuvendit, Sali Berisha foli para gazetareve duke thënë se nuk respektuan të drejtën për fjalë kur shtypin butonin për çështje procedure, ndaj bllokuan Foltoren dhe u futën Live në Facebook.
Berisha nuk kursen komentin për Lindta Nikollën që i referohet si Linda e Parlamentit. Sipas Berishës, ajo mban në sirtar kërkesat e opozitës se ashtu i thotë Rama. Megjithatë vijoi me zotimin se populli shqiptar do të vijë në Kuvend dhe brenda 2 ditesh do caktojnë protestën e radhës.
“Platformë e sharjes ku kreu i pseudo-mazhorancës lejon vetes të përdorë fjalët më të ulëta, fjalorin më fyes dhe ai jo që nuk ndëshkohet për këtë fjalor por mbështetet nga drejtuesit e parlamentit ndërkohë që deputetë të opozitës që jashtë kamerave i kthejnë përgjigje, përjashtohen nga parlamenti. Nëse deputeti apo përfaqësuesi shtyp butonin për çështje procedure, i jepet fjala. Këtu nuk respektohet ndaj dolëm në foltore. Lavdi Facebook që folëm për qytetarët se nuk donte të flisnim.
Parlamenti është transformuar në një institucion që merren vendime në interes të grupeve kriminale me apo pa pushtet. Ky parlament nuk e Meriton të ekzistojë. Në momentin e caktuar, këtu do vijë populli shqiptar, ashtu sic u zotova më 12 nëntor. Kemi dorëzuar një rezolutë për krimin kundër njerëzimit. Linda e Parlamentit e mban në sirtare se kështu i thotë Edi i Surrelit. Çfarë do thotë Linda e Parlamentit kur Edi i Surrelit na thotë fjalët më të turpshme që mund t’i thojë dikush? Këtu është bërë situatë e padurueshme dhe ne sot u detyruam për mbrojtjen e tyre të komunikoj me Facebook, por kjo do të jetë e zakonshme në Parlament. Edi Rama mund të marrë çdo përgjigje aty, por ne shkojmë me fjalën. Mund t’i mbyllet goja e të mos guxojë të thojë më një fjalë të tillë por ne zgjedhim që fjala të jetë arena e konfrontimit.
A do t’i hymë vezirit brenda? Ato i di populli. Do të japë mesazh. Brenda dy ditëve do të vendoset. Padiskutim do ketë protestë brenda këtij viti. Këtu zbret Europa. Nuk ndërpritet më beteja për votën e lirë. S’na ndalon më asgjë”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
'Rithemelimi' protestë ditën kur liderët e BE vizitojnë Tiranën? Balla: Berisha nuk e do integrimin! Fyese që planifikon mitingun më 6 dhjetor
//ReportTv.al