Partia Demokratike çon në parlament deputetin më të vjetër të legjislaturës së XI: kryetarin e saj Sali Berishën. Si i tillë, kryedemokrati ka një favor që ia dhuron mosha, të çelë seancën e parë që parlamenti e mban në shtator.
Por, Berisha e refuzon këtë privilegj duke thënë se nuk mund të drejtojë një parlament ilegjitim.
"Një parlament jo legjitim, nuk mund ta hap kurrë, kurrë. Nuk mund ti bëj vendit tim unë një antishërbim të tillë. Harroje? Si mund të ja lejoj vetes të ulem unë aty? Kurrë...", tha Berisha.
Pa shumë ndryshime shkon edhe në grupin parlamentar, duke konfirmuar Gazment Bardhin kryetar të deputetëve.
“Riorganizimi do të jetë në vazhdim, PD do i ketë në vazhdim proceset. I përcakton grupi dhe strukturat. Unë nuk prononcohem, por kam vlerësim pozitiv për detyrën që ai ka kryer si kryetar grupi. Por ne funksionet i bëjmë në mënyrë demokratike dhe ka rregulla aty, do jetë grupi që do e përcaktojë dhe vendosë. Unë e respektoj detyrën që ai ka kryer”, u shpreh kreu i PD.
Në ndarjen e re në parlament, Berisha do t’i japë hua deputetë Partisë së Lirisë dhe Fatmir Mediut në mënyrë që ata të formojnë grupe parlamentare. Kreu i PD këtë nuk e quan një favor, por detyrim ndaj aleatëve që u bashkuan në koalicion.
“Koalicioni është bërë mbi bazën e rekordeve elektorale. Nuk di teknikë tjetër më të ndershme e të drejtë se rekordi elektoral. Nuk di ndonjë tjetër, përdndryshe mos bëj koalicione”, tha ai.
Vëmendjen Berisha këtë të martë e ndali edhe te zhvillimet në kampin kundërshtar. Qeveria e re që pritet të zbulohet nga kryesocialisti Edi Rama Berisha thotë se do të jetë jo-legjitime, pavarësisht emrave që Rama mund t’i besojë si ministrat e rinj.
“Nuk është çështje emrash, por legjitimiteti. A ka Rama legjitimitet që të bëjë qeveri me farsë elektorale? Unë them kurrë, kurrë s’ka legjitimitet. Sepse mazhoranca e Ramës përfaqëson Ramën, ointeresat e tij, kartelet e drogës, këto zgjedhje ishin farsë e vërtetë elektorale”, vijoi ai.
Ai akuzoi se në qeverinë e re, Rama nuk do të përfaqësojë interesin qytetar, por atë të karteleve të drogës.
Fundi i konferencës për shtyp të kreut të PD-së ka pasur edhe një moment me doza ironie dhe humori prej tij.
Ai u pyet nga gazetarët e pranishëm nëse do të pranonte të drejtonte seancën e parë në Parlament, si deputeti me i vjetër në sallën e Kuvendit. Teksa u përgjigj prerë me një ‘kurrë’, ai shtoi se ishte mazhorancë ilegjitime.
“Në parlament jo legjitim nuk mund ta hap kurrë, kurrë, s’mund ta bëjë unë atë, harrojë. Por të ishte legjitim, me kënaqësi do ta bëja. Por nuk është legjitim, nuk përfaqëson Parlamentin sipas raporteve ndërkombëtare, ku thuhet se duhet të ndahet parlamenti nga partia shtet”, tha Berisha.
Dhe teksa gazetarët insistuan, i kujtuan se i dyti më i vjetër është Tritan Shehu. Por Berisha tha se nuk e dinte nëse vartësi dhe besniku i tij në parti do e bënte. Madje nuk kurseu as ironinë për kryeministrin Edi Rama, teksa iu desh të korrigjohej nga gazetarët.
“Nuk kam biseduar me asnjë njeri... Por unë shpreha mendimin tim. Nuk kam biseduar. Po pas tij vjen Edi Rama, apo kush vjen...”, tha Berisha.
Gazetarët i kujtuan:
“Vasil Llajo, (Berisha s'e dëgjon mirë- Urdhëro?!)... Vasil Llajo, nga PS-ja...”
Pasi qeshi, kreu i PD-së u largua nga podiumi duke thënë:
“Thashë mos ishte Edi...! (qesh)... Mirë, mirupafshim!”.
Kryetari i partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se po bën ligj për të marrë edhe kompetencat e Ushtrisë dhe të Diplomacisë, me qëllim që t’u japë pronat e Forcave të Armatosura biznesmenëve afër tij dhe të zgjedhë ambasadorët që janë kthyer në seksione të PS-së, duke kryer shkelje kushtetuese dhe nxjerrë jashtë loje Presidentin.
Këtë deklaratë ai e bëri në konferencën e sotme për shtyp, ku tha se ndarja e pushteteve nuk ekziston më
“Me ligjin e ri Rama po merr edhe Ushtrinë, në mënyrë antikushtetuese, sikurse edhe diplomacinë. Ndarja e pushteteve është përqëndruar në një dorë të vetme. Pushtetet duhet të jenë të ndara, por janë vetëm në letër. Po i asgjëson institucionet kushtetuese, merr atributet që Kushtetuta nuk ia njeh. Po merr institucionet edhe në varësi të Ushtrisë. Nga 220 mijë rrogtarë, pjesa më e madhe, 98% janë të patisë shtet. Etja për pushtet e diktatorit nuk njeh kufij. Ligji që po bën merr nën kontroll dhe keqpërdoron ushtrinë”, tha Berisha.
Këtë ‘zaptim’ ai tha se kryeministri do e bënte nëpërmjet planit të shpërndarjes për pronat e ushtrisë.
“Por qëllimi tjetër i tij janë edhe pronat e ushtrisë. Rama i ka dhuruar biznesmenëve të afërt me të porte dhe reparte ushtarake, i mbrojtur edhe nga Altin Troplini, pa e pyetur Presidentin. Ka ligj që ndalon dhënien e pronave të ushtrisë që janë në planin e ndarjes së FA-ve. Por ai do që të jetë vetë kryeministër, president, shef shtabi dhe të tjera. Ndaj po bën ligj me qëllim përfshirjen e forcave të armatosura nën varësinë e tij. Akt mafioz i rrezikshëm, atentat ndaj Kushtetutës, cenon sigurinë kombëtare”, vijoi ai.
Më tej përmendi kartelet e Trooplinëve që po ndërtonin kulla në zonën e stadiumit ‘Niko Dovana”, Alabarin me portin e Durrësit dhe akuzat për pastrim parash nga grupet e Çopjave, Troplinëve dhe të tjerëve.
Për presidentin begaj ai u shpreh se “Rama e ka në xhep dhe e ka lënë formalisht jashtë”. Ndërsa vuri në dukje se NATO e ka kundërshtuar këtë ligj të ri dhe plan të kryeministrit, duke refuzuar të bëhet pjesë.
“Edhe përfaqësitë diplomatike kanë marë fund, janë shndërruar në organizata politike e seksione elektorale të qeverisë dhe PS-së. Po përfshin edhe përfaqësitë diplomatike në planet e tij. Emërimet e ambasadorëve bëhen nga kryetari i shtetit, presidenti. Ligj skandaloz, një zhgarravinë”, tha Berisha, teksa e përfundoi duke u shprehur se ‘tani Shqipëria nuk është e ministrave, se Rama ua ka hequr kompetencat, por e kryeministrit dhe drejtorëve”.
Komente

Edhe nuk i njeh zgjedhjet edhe ne kuvend do marresh pjese hajde jepi dum ketij te rrjedhuri
PërgjigjuO Saleh, nuk i njeh zgjedhjet, por futesh ne kuvend se rrini pa rroge pastaj. Nuk njeh qeverine por ulesh me ta cdo darke per te ndare fetat e tortes. Ben protesta por mban akoma rruspiet dhe mostra si Vokshi, Muli, Gasmenda, etj ne parti. Dhe mbi te gjitha je ti akoma ne krye te PD qe po e dergon mbrapa ne vitet 90 kur ishe mbret dhe pasurove far e fis.Ptu, fare e keqe qe nuk crrenjosesh kurre
Përgjigju