Berisha mbetet ‘non grata’ në Britani, Meçe përplaset me Gështenjën: Është armik i demokracisë, trutharë ata që e ofrojnë si zgjidhje! Deputeti: Problemi është Rama

17 Qershor, 19:01| Përditesimi: 17 Qershor, 19:58

  • Share

Sali Berisha do të vijojë të jetë 'non grata', çka do të thotë se do të ketë të ndaluar hyrjen në Britaninë e Madhe, ndërsa vetë ish-kryeministri akuzoi shtetin britanik si të korruptuar.

Analisti Arben Meçe i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, e cilësoi deklaratën e Berishës si një turp botëror. Meçe tha për gazetarin Arbër Hitaj, se Berisha është shpallur nga aleatët si armik i demokracisë, dhe ka disa demokratë trutharë që e ofrojnë si zgjidhje dhe si alternativë.

Komentet e Meçes u kontestuan nga deputeti demokrat Lefter Gështenja. Gështenja tha se në këtë vend problemi nuk është Berisha, por qeverisja e korruptuar e Ramës.

Meçe: Trutharë trushplarë. Një person që SHBA e shpall armik të demokracisë si guxon dikush që ta shpallë flamurtar të demokracisë. Nëse e duan është e drejta e tyre, por unë kam mendimin tim. Si mundet që këtë person t’ja ofroj populli shqiptar se ti do të jesh zgjidhja e Shqipëri.

Gështenja: Me mua në studio nuk mund të flasësh me këtë gjuhë. Meçe një gjë nuk ka të qartë, kush po qeveris vendin.

Meçe: O keq është Rama... por unë duhet të zgjedh midis tij dhe një alternativë tjetër. Opozita sot ka marrë vetëm një emër armik i demokracisë, i cilësuar nga SHBA dhe Britani. Ore jeni në vete ju apo jo? si ka mundësi që persona që janë të përgjegjshëm intelektualë ti ofrojnë vendit një armik të demokracisë dhe thoni se ky është zgjidhja. kur nuk është zgjidhja menjëherë triumfon Rama. Deklarata e Berishës një turp botëror. A është në vete ky njeri që merr në qafë demokracinë shqiptare?!  Berisha i quan mafia ndërkombëtare. Në Angli sot në pushtet janë të djathtët dhe nuk janë soristë dhe madje janë me konflikt me Sorosin.

Gështenja: S’kam asnjë koment veç atij që Berisha ka shkruar në Facebook. Meçe të jetë më i moderuar, me etiketimet. Të gjithë demokratët që besojnë te PD nuk mund tu themi janë trutharë. Ne nuk mund të themi që problemi në Shqipëri sot është Sali Berisha apo opozita. Ka një emër dhe është qeveria dhe Edi Rama. Është ezauruar çështja. Sot nuk mund të ketë asnjë lloj pikëpyetje. Përdoret administrata për like dhe share. Një njeri që ka punuar për strukturat e PD-së përdoret për like dhe share. Është përdorur administrata por jo në këtë formë. Nëse ne vazhdojmë me këtë lloj modeli që ka qeverisur për disa vite dhe tenton të marrë dhe një mandat.

Ora 19:19
Meçe: Lazarati prodhonte 900 ton hashash në vit! Noka, Basha, Berisha menaxhonin kartelin e drogës

 

Analisti Arben Meçe i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv deklaroi se në kohën kur Sali Berisha qeveriste vendin në Lazarat prodhohej 900 ton hashash në vit. Për gazetarin Arbër Hitaj, Meçe tha se Noka dhe Basha, të cilët kanë qenë edhe ministrat të Brendshëm, bashkë me Berishën kanë bërë menaxhimin e kartelit të drogës në Shqipëri.

‘Në Lazarat prodhoheshin 900 ton hashash në vit. Lazarati prodhonte 900 ton a ka pasur ndonjë grup që u kap. 900 ton kush i administronte. Këta 3 persona, Noka, Basha dhe Berisha kanë bërë menaxhimin e kartelit të drogës në Shqipëri. Ditën që ra Berisha ngriti fluksin e sulmit mbi drogën... drogën.’- tha Meçe.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hahahaha: 17/06/2024 20:34

    Shum e vertet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?