Analisti Arben Meçe i ftuar në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv deklaroi se në kohën kur Sali Berisha qeveriste vendin në Lazarat prodhohej 900 ton hashash në vit. Për gazetarin Arbër Hitaj, Meçe tha se Noka dhe Basha, të cilët kanë qenë edhe ministrat të Brendshëm, bashkë me Berishën kanë bërë menaxhimin e kartelit të drogës në Shqipëri.
‘Në Lazarat prodhoheshin 900 ton hashash në vit. Lazarati prodhonte 900 ton a ka pasur ndonjë grup që u kap. 900 ton kush i administronte. Këta 3 persona, Noka, Basha dhe Berisha kanë bërë menaxhimin e kartelit të drogës në Shqipëri. Ditën që ra Berisha ngriti fluksin e sulmit mbi drogën... drogën.’- tha Meçe.
Lajmi kryesor:
Berisha mbetet ‘non grata’ në Britani, Meçe përplaset me Gështenjën: Është armik i demokracisë, trutharë ata që e ofrojnë si zgjidhje! Deputeti: Problemi është Rama
M.Q.//ReportTv.al