TIRANË- Ish-kryeministrit Sali Berisha nuk ka asnjë shans që t’i hiqet non grata nga SHBA e Britania e Madhe. Kështu shprehet analisti Plator Nesturi në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv teksa komenton edhe raportin e PD me ndërkombëtarët ndërsa ka në krye një drejtues non grata.
Gjykata e Apelit në Londër rrëzoi kërkesën e Sali Berishës për apelimin e shpalljes non grata. Nesturi thotë për gazetarin Denis Minga se vendimi i Apelit në Londër është një dëshmi që Britania e Madhe nuk do ndryshojë qëndrim në raport me non gratën e Berishës, por ai e lexon edhe si një mbështetje për SPAK.
“Në të gjitha rastet kryetari i parisë është imazhi kryesor, edhe partia në vetvete si subjekt politik ngrihet apo hijezohet nga figura apo problematika që mund të ketë kryetari. Në këtë kuadër shoh edhe çështjen e non gratës. Për mua është goditje e ashpër, jo thjesht ndaj individit Berisha.
Nuk besoj se hiqet non grata, por nga ana e Britanisë është një përgjigje që dëshmon se në këtë aspekt ne nuk ndryshojmë edhe pse ke nisur lobimin tënd, pra qëndrimi ynë është i pandryshueshëm dhe së dyti duke përcaktuar çështjen non grata është edhe një tregues i mbështetjes së SPAK”, tha Nesturi në Repolitix.
Sa i takon regjistrimit të Berishës si kryetar i PD nga Gjykata e Tiranës, avokati Përparim Çaça thotë se tashmë përmbyllet një sagë tre vjeçare dhe një teatër absurd.
"Përmbyllet një teatër absurd, një sagë tre vjeçare.", tha Çaça.
Për gazetarin Almer Toska regjistrimi i Berishës si kryetar i PD nuk është lajm i ri, por thekson se tashmë në zgjedhje PD nuk do regjistrohet me siglën e Ilir Metës.
Analisti Plator Nesturi komenton në Report Tv reformën në drejtësi dhe ngre pyetjen se çfarë do të bënte Berisha nëse do vinte të pushtet, a do ta zhbënte atë. Nesturi pyet se si do takohej Berisha me ndërkombëtarët, ndërsa gazetari Almer Toska thotë se nuk beson se Berisha do çmendej nëse do vinte në pushtet dhe të prekte reformën në drejtësi.
Sipas Toskës, është Rama ai që kërkon të godasë drejtësinë me komisionin antikorrupsion.
Almer Toska: Kjo mund të ndodhë me hyrjen e administratës së re, nëse do shtrihet rruga e mundësisë së takimeve. Lobimi mund të jenë disa faktorë, të brendshëm, politikanë amerikanë, dashamirës së PD që mund ti paraqitësin administratës së Trump dokumente që non grata është vendosur në mënyrë të paligjshme. Reforma në drejtësi është e pazhbëshme, e vetmja që mund ta zhbëjë është komisioni Xhafa, Ramës i intereson kjo. Nuk besoj se Berisha do çmendet sa të prekë SPAK.
Plator Nesturi: Po ca do jetë ‘SKAP’?
Almer Toska: Nuk besoj se Berisha ka luajtur mendsh që ta prekë.
Avokati Përparim Çaça i ftuar në Report Tv thotë se me regjistrimin e Sali Berishës si kryetar të PD në Gjykatën e Tiranës, tashmë përmbyllet një sagë tre vjeçare dhe një teatër absurd.
"Përmbyllet një teatër absurd, një sagë tre vjeçare. Kjo ka pasojat e veta. Kemi copëzim, kemi 3 parti të reja të vogla. Kemi djathtas, mundësinë, demokratët euroatlantikë. Non grata s’ka lidhje, këtu kemi një individ që de juro është në krye të PD. E kemi edhe të lirë. Çfarë u fitua në këtë sagë? Kemi një pasojë shumë problematike, që e ka shprehur Berisha, që degët e PD kanë probleme të mëdha në organizim", tha Çaça në Repolitix.
Gjykata e Tiranës regjistroi sot Sali Berishën si kryetar i PD. Gazetari Almer Toska në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv thotë se tashmë Berisha do regjistrohet vetë në zgjedhje dhe s’do ketë më nevojë të përdorë siglën e Ilir Metës.
"Ka ikur nga sigla e Metës, ka shkuar tek shtëpia e vet. KQZ thotë PD, Sali Berisha. Kjo është e reja. Berisha ka qenë aty, ka bërë betejë poltike çdo ditë dhe lidhur me qasjen sa e ndikon non grata PD, besoj se s’ka ndikim", tha Toska në Report Tv.
Me 24 dhjetor 2024 mbushen plot 100 vjet nga shtypja e Revolucionit Demokratik te Qershorit 1924; qysh nga ajo dite Shqiperia nuk ka pare nje dite demokraci, vetem diktatura dhe hipokrizi.
Përgjigju