Si do takohet Berisha me ndërkombëtarët? Nesturi në ‘Repolitix’: Ai do ta zhbëjë reformën në drejtësi! Toska: Rama kërkon të godasë SPAK me komisionin ‘Xhafaj’

11 Dhjetor, 21:53| Përditesimi: 11 Dhjetor, 22:09

  • Share

Analisti Plator Nesturi komenton në Report Tv reformën në drejtësi dhe ngre pyetjen se çfarë do të bënte Berisha nëse do vinte të pushtet, a do ta zhbënte atë.  Nesturi pyet se si do takohej Berisha me ndërkombëtarët, ndërsa gazetari Almer Toska thotë se nuk beson se Berisha do çmendej nëse do vinte në pushtet dhe të prekte reformën në drejtësi.

Sipas Toskës, është Rama ai që kërkon të godasë drejtësinë me komisionin antikorrupsion.

Almer Toska: Kjo mund të ndodhë me hyrjen e administratës së re, nëse do shtrihet rruga e mundësisë së takimeve. Lobimi mund të jenë disa faktorë, të brendshëm, politikanë amerikanë, dashamirës së PD që mund ti paraqitësin administratës së Trump dokumente që non grata është vendosur në mënyrë të paligjshme. Reforma në drejtësi është e pazhbëshme, e vetmja që mund ta zhbëjë është komisioni Xhafa, Ramës i intereson kjo. Nuk besoj se Berisha do çmendet sa të prekë SPAK.

Plator Nesturi: Po ca do jetë ‘SKAP’?

Almer Toska: Nuk besoj se Berisha ka luajtur mendsh që ta prekë.


Lajmi kryesor:

Berisha mbetet non grata, Nesturi në 'Repolitix': Goditje e fortë nga Britania, mbështetje edhe për SPAK! Çaça: U regjistrua si kryetar i PD, mori fund teatri


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?