Politikë

Berisha mbledh aleatët, fton dhe partitë e reja: Në front kundër Ramës! Kryetari i PD-së premton: Nëse fitoj zgjedhjet, çmontoj SPAK është organizatë kriminale

7 Shkurt, 11:52| Përditesimi: 7 Shkurt, 22:18

  • Share

TIRANE- Në prag të mbajtjes së protestës kombëtare para kryeministrisë, Sali Berisha mblodhi aleatët në selinë e Partisë Demokratike, në të parin takim që pas daljes nga izolimi. Por më shumë sesa te ata në tryezë, Sali Berisha thirrjen e pati për partitë e tjera të reja të opozitës, të cilat deri më tani, kanë refuzuar ftesat e PD, për bashkëpunim nën drejtimin e tij.

Me Ilir Metën në burg, në tryezën e ftuar nga Partia Demokratike, Partia e Lirisë u përfaqësua nga Tedi Blushi. Ndërkohë të pranishëm ishin dhe kreu i PAA, Agron Duka, kreu i PDK-së, Nard Ndoka, kreu i partisë Balli Kombëtar Artur Roshi.

Në tryezë munguan Fatmir Mediu, i cili vijon vizitën e tij në SHBA si dhe Vangjel Dule i PBDNJ-së që vijon takimet me diasporën në Greqi.

“Ftoj çdo parti që ndjehet opozitare të na bashkohet në këtë front kundër së keqes“ tha Berisha.

Mesazhi kryesor nuk ishte për ata që ishin jashtë sallës. Kryetari i PD-së artikuloi se duhet të lënë zënkat me njëri tjetrin dhe të bashkohen në një front opozitar

Koha është për një front sa më të gjerë opozitar, ndaj dhe unë ftoj të gjitha forcat politike që e ndjejnë veten opozitë, e konsiderojnë veten opozitë, pavarësisht nga çdo kundërshti që mund të kenë njëri me tjetrin, të bashkohen në këtë front për t’u përballur me sukses me këtë të keqe që kemi përpara’

Ka prej tyre që kanë shumë vërejtje për këtë forcë apo atë forcë, kanë vërejtje për PD-në, normale janë këto, por problemi është se nuk ka rrugë tjetër përveç bashkimit për t’u përballur me këtë të keqe që kemi përpara. Dhe të gjitha variantet e tjera, vetëm sa pjesëtojnë fuqinë e opozitës. Edhe partitë e tjera janë të ftuara, të lënë problematikat me njëri-tjetrin, të bashkohen me ne, se çdo problem që kanë me njëri-tjetrin nuk krahasohen kurrë me problemet që kanë shqiptarët me Edi Ramën" tha Berisha.

Teksa aleatëve u kërkoi bashkim për të rrëzuar Edi Ramën, para gazetarëve u shfaq me premtimin se pasi të fitojë betejën me Ramën, radhën do ta ketë SPAK

"Ne me Komisionin e Venecias do i kthejmë drejtësisë shqiptare pavarësinë dhe do çmontojmë organizatën kriminale SKAPI i partisë"

Berisha ftoi aleatët të jenë nesër në protestën që do të mbahet në Tiranë në orën 17:00. Ndryshe nga protestat e kaluara në kuadër të asaj që PD e quajti ‘mosbindje civile’ nesër do të rikthehen fjalimet para militantëve.

Sfidë mbetet pjesëmarrja. Në protetat e kaluara gjithnjë e më shumë është vënë re që mbështetja në protesta ka ardhur duke u ulur. Krahas protestave sfidë tjetër është formësimi i koalicionit me të cilën do të shkojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta nga burgu ka kërkuar të jetë në listën e kandidatëve për deputetë në Tiranë. PAA e Agron Dukës  ka kërkuar 1 ose 2 vende në listat e sigurta, ndërsa PBDNj ka kërkuar 1 mandat të sigurtë në qarkun e Vlorës.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 08/02/2025 02:36

    Opozita ka per te bere /harakiri/ politik po u bashkua ne nje front me Berishen.Rama duhet te dale ne pension politik e bashke me te dhe Berisha e Meta.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?