Politikë

Vota e diasporës/ Berisha bën një hap pas: Votojmë pagesën për postën por jo lëvizjen e afateve! Rama të pranojë kushtin për votën me ID të huaj

7 Shkurt, 13:17| Përditesimi: 7 Shkurt, 19:27

  • Share

TIRANE - Sali Berisha ka bërë një hap mbrapa sot (7 shkurt) teksa u pyet për veton për Kodin Zgjedhor që rrezikon votën e emigrantëve. Ai tha se amendamentin për postën e voton, por kundërshton afatet, ndërsa kërkoi që diaspora të votojë edhe pa dokumente shqiptare. 

Në konferencë për median sot në mesditë Berisha tha se PD mund të lëshojë pe, vetëm për të votuar 1 ndryshim që lidhet me pagesën nga shteti të postës së fletës së votimit, propozim të cilin në fakt, ndonëse është premtuar publikisht nga Edi Rama, ia atribuoi vetes.

“Nëse qeveria nuk njeh dokumentet e identitetit të qytetarëve të vendeve të huaja qytetarëve shqiptarë nuk votojmë amendamentet që kërkon qeveria. Pikë! Nuk I votojmë. Ka kërkuar jo të lëvizin afatet.  Ne po kërkojmë që sa më shumë të ushtrojnë të drejtën kushtetuese, ne sa më shumë. Nëse do votojnë këtë, njohjen e KQZ për lëvizjet e afateve.  Kushtetuta nuk thotë është shtetas shqiptar ai që ka pasaportë shqiptare. Mund të kesh pasaportë greke apo italiane dhe je shtetas shqiptar. Ata e bëjnë dhe ne kundërpërgjigje nuk votojmë më datën 13 dhe kanë kohë deri më datën 13 të mendojnë.

Pyetje: Një nga amendamentet që ratë dakord ishte pagesa e postës nga shteti për emigrantët. Nëse ju vendosni veton dhe nuk do të mblidhen 84 vota, rrezikohet që emigrantët vetë të paguajnë postën vajtje ardhje. Po këtë amendament?

Sali Berisha: Këtë e votojmë që nesër. Ky është propozimi ynë. Ne nuk pranojmë lëvizjen e afateve. Ata nuk i votojmë nëse nuk pranojnë të votojnë me dokumente biometrike të vendit ku jetojnë.

Pyetje: Deri më 13 shkurt Berisha voton këtë amendament pavarësisht kushtit për dokumentet e huaj?

Sali Berisha: Sigurisht është amendament i propozuar nga ne

Për të miratuar ndryshimet kushtetuese duhen 84 vota.

Takimi me aleatët

Berisha nuk pranoi të zbulonte skenarin e protestës nesër

Skenari nesër do shpallet plotësisht se nuk duhet që armiku të dijë të gjitha taktikat tona", tha Berisha.

Ndërsa në takimin me aleatët në selinë e Partisë Demokratike, Berisha thirrjen e pati për partitë e tjera të reja të opozitës, të cilat deri më tani, kanë refuzuar ftesat e PD, për bashkëpunim nën drejtimin e tij.

Ka prej tyre që kanë shumë vërejtje për këtë forcë apo atë forcë, kanë vërejtje për PD-në, normale janë këto, por problemi është se nuk ka rrugë tjetër përveç bashkimit për t’u përballur me këtë të keqe që kemi përpara. Dhe të gjitha variantet e tjera, vetëm sa pjesëtojnë fuqinë e opozitës. Edhe partitë e tjera janë të ftuara, të lënë problematikat me njëri-tjetrin, të bashkohen me ne, se çdo problem që kanë me njëri-tjetrin nuk krahasohen kurrë me problemet që kanë shqiptarët me Edi Ramën

Teksa aleatëve u kërkoi bashkim për të rrëzuar Edi Ramën, para gazetarëve u shfaq me premtimin se pasi të fitojë betejën me Ramën, radhën do ta ketë SPAK. 

'Jo si qeveri, me komisionin e Venecias, ne do çmontojme SKAPIN e partise, është një organizatë e mirëfillte kriminale' tha Berisha.

Ora 14:36
'Jemi shumë vonë për primaret', Berisha i përgjigjet Bardhit

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i është përgjigjur deklaratës të kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i cili tha se janë shumë vonë për primaret.

"Në shqetësimin e shprehur nga drejtues të PD, ka një të vërtetë, koha është e ngushtë, por kjo nuk i përjashton se ai është një vendim statutor, nuk është vendim i kryetarit. Kryetari është i detyruar të zbatojë statutin. Pse erdhi kjo? Kjo erdhi nga vota e diasporës. Sot kemi një përqendrim shumë të madh aty”, tha Berisha.

Një ditë më parë në një intervistë për Zërin e Amerikës, Gazment Bardhi shprehu shqetësimin për primaret në PD, duke thënë se mund të jetë shumë vonë për ta realizuar siç duhet këtë proces.

“Shqetësimi im lind për faktin se së pari jemi shumë vonë për këtë proces. Pra, jemi shumë afër zgjedhjeve dhe do të duhet të presim, nuk ka akoma rregulla të miratuara dhe do të duhet të presim rregullat dhe atë e kam thënë disa herë publikisht por edhe brenda institucioneve të partisë, që rregullat duhet të jenë të tilla që të mos krijojnë destabilitet në parti, të mos krijojnë përplasje në parti se kjo nuk do të ishte e shëndetshme tre muaj para zgjedhjeve.

Pra, shqetësimi im lidhet vetëm me këtë pjesë sepse në fund fare, secili prej nesh anëtarëve të Partisë Demokratike nuk ka interes kush janë emrat e deputetëve”, tha Bardhi më parë në një intervistë për VOA-n.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rruga e Dibres: 07/02/2025 14:36

    Pa ID shqiptare eshte e pamundur te votohet ! Askush nuk mund te votoje ne vendin e origjines nese nuk ka ID perkatese !! Kerkesa dhe propogande boshe e PD'se.Rruga e Dibres

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?